• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

E kujt është gjetja qesharake “Madhështore”?

09/03/2025
in Opinion
E kujt është gjetja qesharake “Madhështore”?

Nga Bajram Peçi

Për të mos u vënë kush në siklet, duke vrarë mëndjen, po e marr përsipër t’i gjegjem që në krye pyetjes në titull: e Sali Berishës është zgjedhja e emërtimit, “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. E kujt mund të jetë tjetër?

Një shtet madhështor, deri tani, bota nuk e ka parë sepse nuk ka ekzistuar, përpos se në shkëlqimin e mbretërive të përrallave. Edhe te perandoritë, si ajo Romake, madhështinë mund ta ndeshje mbase te veshmbathja luksoze e patricëve dhe ngrehina si Koloseu e Panteoni, por jo te skllevërit! Te vëndet skandinave, ku shoqëritë e hapura sociale nuk janë indiferentë në hallet njerëzore, nuk kërkohet të arrihet madhështorja, por paqja e mirëqenja sociale!

Këto, sa sipër, nuk duan të thonë aspak se Saliu i Tretë nuk do jetë i aftë ta bëjë madhështore atë copëzën tokë europiane me emrin Shqipëri, të cilën, afërsisht 30 vjet përpara, e varrosi si organizim shtetëror. Në duar, ndërtuesi i madh i madhështive, mban e përdor po atë lopatë me të cilën hodhi në gropën e arkivolit shtet dorën e fundit të dheut.

Kur thua e shkruan “Madhështore”, tingëllon si përqeshje, ska si ndjehet ndryshe ndërsa e shtron si përmbushje me Partinë Demokratike! Harrojeni miq të demokracisë se e ka PD-në organizatë për anëtarët e saj! Ajo ka qenë e do mbetet për interesat private e të familjes së tij. Lakejtë që e rrethojë me shpresën se do u verë emrin te listat për deputetë, nëpërdhëmbin të qeshurën për “madhështoren”. Zgjedhja emërtuese qesharake nuk vjen ngase e marrin popullin për budalla, por sepse vetë është i budallepsur. Është me fat të madh udhëheqësi 80 vjeçar i opozitës, sepse janë të paktë njerëzit në botë që e dinë se sa e madhe është përdhosja e tyre.

Te njeriu i përvetshëm pranohet cilësimi madhështor. Shkrimtari francez Shatobrian e quajti Viktor Hygo-në e ri “Një djalosh madhështor”, por as i shkoi ndërmend t’ja vishte këtë cilësi shtetit të Napoleon Bonapartit, sepse nuk ishte i tillë. Për disa, sidomos atje ku veprojnë rregullat e rrepta të ligjit kanunor, Sali Berisha është vetë sinonimi i madhështisë. Madje, jo pak nga “Specialët” prokurorë dhe gjyqtarë, rrinë para tij me habi (ose tmerr).

Cilët janë njerzit, të cilëve Sali Berisha rreket t’u predikojë madhështinë e shtetit, ku zotëria e tij ëndërron të jetë kryeministër? Si i përkëdhelur nga klani fisnor, po aq dhe nga klani politik, nga rrethanat prej të cilave kish arritur të kapte gjithë postet, kish eksperimentuar të ngrinte kapitalizmin. Ekipi i tij u shpërblye me shtetin e dështuar. I kish mbajtur heroikisht në shpinë gjithë dështimet, por në fund, i poshtëruar me cilësimin “I pa dëshiruar”, gjë që në vend ta dërgonte drejt shijimit të jetës me nipër e mbesa, i mprehu ambicjen.

Nuk është arsyeja se është i pangopur me poste e pushtet, por don që ta heqi patjetër e me çdo mënyrë atë emërtimin e ndyrë “Nongrata”, që i ngjitën dy nga shtetet që udhëheqin botën demokratike. Mjeti më i mirë për ta kryer e plotësuar këtë ambicje është ardhja edhe njëherë në pushtet. Edhe po s’ndodhi, do i mjaftoj të qenit kreu i opozitës!?

Meqenëse prej 30 e kusur vjetësh ua ka premtuar shqiptarëve rregullisht rritjen e pensioneve, ujin që gurgullon papushim në çdo shtëpi, Shqipërinë superfuqi energjitike, Shqipërinë e arroreve, Shqipërinë e taksave të ulta, etj., të cilat i la më keq nga çi gjeti, zgjodhi si të re slloganin amerikan. Ai do ta bëjë Shqipërinë madhështore! Besojeni, mjafton që ti, qytetar mosbesues, t’i japësh votën!

Pse madhështore? Këtë nuk e di askush veç Saliut, është ai që zgjedh dhe vendos emërtimet, duke i shoqëruar me kapadaillëkun e tij proverbial, trualli më i përshtatshëm ku mbështetej dhe rritej autokrati. Kjo “Madhështore” i pëlqen si cilësi meqë e përdori Trump, që (me që ra fjala) nuk duket ende dhe është e pakuptueshme se për çfarë arsye nuk po ja heq atë damkën që Sorosi 95 vjeçar ia kish blerë si ndëshkim Blinken-it?!

Qesharakja qëndron edhe tek maska që vë, me të cilën nuk gënjen kënd! Krahu që e urren ka parë e do shohi tek ai njeriun që vuri në lojë bixhozi të vërtetën mbi demokracinë dhe unitetin kombëtar. Sa mundim apo arsye duhet për qytetarin për ta parë lakuriq realitetin e kohës së tij, të PS-së dhe Edi Ramës, jo të mbuluar nga qindra gënjeshtra që shpërndan “Kashei i pavdekshëm” për shtetin e “narkotrafikut”, por ta shohi siç e sheh Europa progresin që mbështet!?

Aleatëve “madhështorë”, tufës së 21 “kukumjaçkave”, me që kjo parti nuk ka asnjë lidhje me rregullat demokratike të zgjedhjeve të botës së qytetëruar, degjeneron në gjetjen e tyre, vlera e vetme e të cilëve është se 30 apo 35 vjet përpara (45-50 vjeçare atë botë) regjistruan nga një parti që nuk e lëshuan më. Krerëve të këtyre partive, zgjedhësi i emërtimit që i bashkon, u drejtohet me ton fyes, – Dëgjoni e shikoni, dera është e hapur, do më shërbeni qenërisht ose largohuni! Me “rivalët” që shtiren, Saliu nuk ka njohur shaka. Edhe kritikët me ambiciozë kanë heshtur kur janë bërë aleancat dhe vendosur emrat që i shkojnë KQZ-së. Nuk ekzistojnë brënda kësaj aleance kukumjaçkash njerëz që mund t’i bëjnë një kritikë, ska miqësi mes tyre, ka vetëm interesa me kushte shumë të leverdisëshme: u ruhet në listat e mbyllura nga një vend deputeti, post i cili disave u siguron mjete financiare mjaftueshëm për të shtyrë pleqërinë e thellë dhe disa i mbron nga dënimi me burg që rrjedhin prej krimeve, si në Gërdec, psh., dhe disa orvatet t’i nxjerrë nga burgu. Me këto kalçifikime historike, siç edhe vetë është, do ta bëjë Shqipërinë madhështore.

Këtej e tutje, do t’i duhet të durojë mëngjes e mbrëmje talljet si nga kundërshtarët ashtu dhe të tijët, që prapa krahëve e përgojojnë dhe përpara tij po stërviten ta thërrasin në mënyrë patetike, “O madhështori ynë!”

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!