AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Si 500 vandalë po terrorizojnë 2 milionë qytetarë?

by Alb Times
15/10/2026
in Opinion
6
0
Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Në 64 orët e fundit, nga ora 14.00 e datës 13 tetor, sulmet ndaj bizneseve, bankave dhe institucioneve publike nuk janë më çështje e një konflikti të zakonshëm politik. Kur protesta shoqërohet me maskim të identitetit, shkatërrim prone publike dhe private dhe djegje e dhunim te bizneseve tregtare dhe bankare, jeta e 2 milionë qytetarëve rëndohet me një shqetësim serioz për sigurinë publike dhe funksionimin normal të jetës së përditshme dhe ekonomisë së tyre.

Kur dhuna e pak qindra vandalëve krijon pasiguri për të gjithë shoqërinë

Ngjarjet e dhunës së tre ditëve të fundit shtrojnë një pyetje të rëndësishme për Shqipërinë: si mund të mbrohet jeta e përditshme e qytetarëve kur protestat politike shoqërohen me akte vandalizmi, dëmtime të pronës dhe sulme ndaj aktiviteteve ekonomike?

Sulmet ndaj bizneseve tregtare dhe bankave të nivelit të dytë nuk mund të justifikohen si forma normale të protestës. E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore, por ajo nuk përfshin të drejtën për të shkatërruar pronën, për të kërcënuar punonjësit e institucioneve publike dhe private, apo për të frikësuar qytetarët.

Po jetojmë një realitet të paimagjinueshëm më parë, kur dhuna e një grupi të kufizuar, n♪7 emër të gjoja protestës së studentëve, po mban peng një vend dhe shoqëri të tërë, duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme imazhit të Shqipërisë si një vend i sigurt, me të ardhme të garantuar në Bashkimin Evropian, si dhe pasoja të gjera negative për sigurinë, besimin publik dhe aktivitetin ekonomik.

Një akt dhune mund të ketë një numër të kufizuar autorësh, por një kosto shumë më të madhe shoqërore për të gjithë ne.

Sulmet ndaj bizneseve: kur protesta prek drejtpërdrejt ekonominë

Bizneset e vendit, sidomos ato bankare, janë pjesë e jetës së përditshme të qytetit. Ato sigurojnë vende pune, të ardhura për familjet, shërbime për konsumatorët dhe të ardhura tatimore për shtetin.

Një sulm ndaj një dyqani, një lokali, një dege banke apo një sipërmarrjeje, nuk përfaqëson vetëm dëmtimin e një fasade ose të mjediseve të brendshme. Ai sjell pasoja të drejtpërdrejta ekonomike: humbje financiare, për shkak të dëmtimeve të pronës, mallrave dhe pajisjeve, ndërprerje të aktivitetit, e cila ul të ardhurat dhe vështirëson pagesën e pagave dhe të detyrimeve. Për bizneset e konsoliduara, sjell kosto shtesë për sigurinë, përmes kamerave, rojeve, sigurimeve dhe masave të tjera mbrojtëse. Dëmi kryesor është dobësimi i besimit, sidomos kur sipërmarrësit krijojnë përshtypjen se nuk mund të punojnë më në mënyrë të sigurt.

Për një biznes të vogël, edhe një ditë e vetme mbylljeje mund të jetë e ndjeshme. Për një kompani më të madhe, ndërprerjet e shërbimit, dëmtimi i pajisjeve ose pamundësia për të furnizuar klientët shkakton humbje më të gjera.

Pse sulmet ndaj bankave janë veçanërisht shqetësuese?

Bankat e nivelit të dytë janë pjesë thelbësore e infrastrukturës ekonomike. Ato administrojnë depozita, kryejnë pagesa, financojnë biznese dhe familje dhe mundësojnë funksionimin e një pjese të madhe të transaksioneve të përditshme.

Me djegjen e një dege bankare, dëmtohet vazhdimësia e shërbimeve të saj. Dëmtimi i degës kufizon përkohësisht aksesin e klientëve në shërbime, veçanërisht për personat që varen nga sportelet fizike të bankës. Sot qytetarët në Tiranë e kishin të vështirë të tërhiqnin lekë nga bankomatet e bankave tregtare. Kjo është e rëndë, pse kufizon jetën e tyre normale të përditshme.

A po synohet paralizimi i jetës ekonomike të vendit?

Kjo është një nga pyetjet më serioze për ata 500 vandalë që komandohen me përpikmëri nga telefonat në celularët e tyre të dytë, të paidentifikueshëm. Nëse bizneset mbyllen nga frika, nëse shërbimet ndërpriten dhe nëse punonjësit nuk mund të shkojnë në punë, për shkak të përplasjeve në qytetet tona kryesore, atëherë jeta ekonomike e 2 milion qytetarëve të vendit pëson një çrregullim real.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

AKB u drejtohet krerëve të shtetit shqiptar: Mbrojtje për bizneset dhe shqyrtim i gjendjes së jashtëzakonshme

15/10/2026

Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

15/10/2026

Bilanci i protestës, 26 të lënduar Trauma! Ministria e Shëndetësisë: Janë efektivë policie, protestues dhe kalimtarë!

15/10/2026

“Cilat janë kërkesat e tyre?!”- Analisti: Protestat nuk janë lëvizje studentore, por nxitje nga PD!

15/10/2026

Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA

15/10/2026

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

15/10/2026

Tirana në kaos e flakë, deputeti i PD shfaqet i qeshur dhe bën “selfie” me protestuesit e maskuar me baklava!

15/10/2026

“Po synohet kaosi social”- Eksperti i sigurisë: Pse po prishen semaforët? Policia duhet të ketë një plan menaxhimi

15/10/2026

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb edhe apelin e azilit në Gjykatën e Emigracionit!

15/10/2026

“Jemi në luftë hibride”- Eksperti Softa paralajmëron: Grupe të organizuara në rrjetet sociale! Faktorët e jashtëm synojnë destabilitet

15/10/2026

Dhuna në protestë, përfundojnë të lënduar te Trauma 2 efektivë policie dhe 4 të rinj! Paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore

15/10/2026

Tensione në bulevard, protestuesit sulmojnë me gurë edhe makinat e mediave!

15/10/2026

Protesta/ OSBE i bashkohet Presidentit Begaj: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për fillimin e dialogut për krizën!

15/10/2026

Koalicioni i hejterëve po sulmon Republikën e Shqipërisë

15/10/2026

“Të mbajmë larg dhunës të miturit”- Kryeparlamentari Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • AKB u drejtohet krerëve të shtetit shqiptar: Mbrojtje për bizneset dhe shqyrtim i gjendjes së jashtëzakonshme
  • Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.