AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Guerrilet e Berishës, Albinit dhe islamit politik, terror në Tiranë

by Alb Times
15/10/2026
in Opinion
6
0
Protestuesit i vënë zjarrin një tjetër biznesi, digjet kioska në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Tymi dhe flakët mbulojnë zonën

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jakin Marena

Që në krye të herës dua të nënvizoj se të gjithë ata që ushtruan dhunë, dogjën që nga institucionet e shtetit dhe të Bashkimit Europian në Shqipëri, e deri te bizneset, bankat, ambasadën e Vatikanit dhe gjithçka u doli para, nuk janë studentë.

Kjo është një bindje e krijuar nga fakti, se nuk ka asnjë student ekonomie apo juridiku që vjedh dhe u vë flakën bizneseve, thyen banka dhe tenton të hapë bankomate, dëmton zyra shteti dhe biznesi, merr kompjutera dhe i thyen në mënyrë demonstrative. Nuk ka ndodhur dhe as ndodh.

Nuk mund të imagjinoj një student shqiptar me ëmbëlsira, qese patatinash, pije alkolike e deri aparate celulare nëpër duar, të grabitura nëpër qendrat e biznesit, lokale apo në zyrat dhe ambientet e kompanive celulare, të cilave u vihej flaka pasi i kishin vjedhur e shkatërruar.

Është një histori që na kujton një kohë të shkuar në Shqipëri, ku nën emrin e veprimit opozitar, i futeshin me ‘themel’ bizneseve anës rrugës e deri institucioneve shtetërore për t’i grabitur e djegur. Ka ndodhur shumë herë në Shqipëri kjo, të gjithë e dinë se nga kush është realizuar në të gjitha herët, dhe nuk përjashtohej as përjashtohet dhe këto ditë proteste, pasi këto grupe janë pjesë e një menaxhmenti politik, që është gjithnjë në habitatin e vet në raste të tilla!

Ajo që duam të themi është se nën petkun e lëvizjes studentore, slogani i këtyre ‘studentëve’ të dhunshëm është reduktuar vetëm në një kërkesë, të ngjashme me atë të kreut të PD, Sali Berisha por dhe të këtyre ‘çerrave’ të politikës periferike, në dorëheqjen e Edi Ramës, pa futur në ‘axhendën’ e kërkesave asnjë element që ka lidhje me vetë studentët, sikurse ka ndodhur më parë me protestat studentore në Shqipëri, por dhe në vendet e zhvilluara ose jo të botës demokratike.

Ajo që kemi parë këto dy ditë, tek ata që ishin në krye të këtyre aksioneve të dhunshme, ishin të gjithë të mbuluar me kapuçë të zinj dhe me maska, na ngjan me një lëvizje guerrile nëpër rrugët e kryeqytetit, në pamje të parë që lëviznin mes studentëve sikur nuk kishin ndonjë organizim të veçantë, por që goditja e tyre ishte tmerrësisht e planifikuar dhe i përmbaheshin pikë për pikë një strategjie të hartuar më parë, me përcaktim të qartë se ku do të lëviznin, cilin institucion do të digjnin, cilin biznes apo institucion të huaj do të preknin, dhunonin apo grabisnin.

Mjafton të shohësh videon ku shquhej deputeti i PD, njëherësh dhe sekretari organizativ i kësaj partie, i cili jepte udhëzime të ‘prera’ për grupin e skuadronëve të dhunshëm të atij që quhet ‘Korpusi Azem Hajdari’ në PD, e ku vetëm pak minuta më pas iu vu flaka godinës së Ministrisë së Arsimit, që të kuptosh që një pjesë e këtyre guerrilasve në protesta nën etiketën e studentëve janë pjesë e grupeve të PD, si dhe për të kuptuar qartë se Berisha është në krye të veprimeve të dhunshme në Tiranë, për të krijuar kaos e për të dërguar si gjithmonë, Shqipërinë në humnerë.

E ka thënë Rexhep Qosja i madh, sipas të cilit, sa kohë që të jetë gjallë Sali Berisha, Shqipëria dhe shqiptaria nuk do të bëjnë kurrë hajr! E kështu po ndodh! Berisha po mban peng Shqipërinë, vetëm e vetëm sepse vendi ynë po përparon në mënyrë të dukshme drejt anëtarësimit në BE, dhe kjo po ndodh ndërsa Rama është kryeministër. Këtë nuk duron dot Berisha.

Pavarësisht disa situatave të stisura, me ‘përzënie’ të deputetëve të caktuar të PD, grupi i ‘zjarrit’ i kësaj partie ka qënë i involvuar me kapacitet të plotë dhe me të gjithë numrat e duhur, madje të shtuar, për të marrë dhe drejtuar protestën e studentëve, si dhe për të krijuar situata të dhunshme në kryeqytet, duke marrë para e djegur gjithçka! E kanë parë të gjithë shqiptarët, fytyrat e këtyre njerëzve i njohin të gjithë, pasi nuk e kanë për herë të parë, por jo në këtë përmasë.

E themi këtë, sepse këtë radhë Berisha dhe ata që janë të interesuar për të groposur Shqipërinë kanë marrë ekspertët më të mirë të rajonit për të krijuar situata të dhunshme dhe për të zhytur Shqipërinë në kaos e krizë, duke filluar pikërisht nga sekondi i parë kur konferenca e përbashkët për shtyp të Ramës me drejtuesit e BE që kanë në dorë anëtarësimin e Shqipërisë pas mbylljes dhe të kapitullit të 20-të të negociatave, u mbyll! Pikërisht në këtë moment u dha sinjali për të goditur institucionet ditën e martë, për t’i djegur dhe për të bllokuar kryeqytetin shqiptar! Berisha ngutet shumë, pasi dhe mosha bën të veten, edhe zgjedhjet vendore, ku e ka të sigurtë humbjen e thellë, janë në prag! Po bën ‘betejën e jetës’ kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Po të udhëtosh krah këtyre ‘kapuçinëve të zinj’ dhe të maskuar vihet re me sy të lirë komunikimi i tyre i rëndë, ku merret vesh se nga janë menjëherë! Jo se kanë në krye flamurin e UÇK! Janë zëra të njohur, të folura të njohura, ndërkohë që pjesa tjetër nuk dëgjohen të flasin, pasi merren vesh me sinjale. Këta ose nuk e dinë mirë shqipen, ose nuk duan të identifikohen. Shqipëria dhe shqiptarët në tërë rajonin janë një b… vend, dhe të gjithë dallohen nga dialekti që flasin, për të marrë vesh se nga vijnë. Ky kontigjenti që po flasim nuk jep përgjigje, vetëm vepron.

Në krye ishin dhe ‘pasdaranët’ e Albin Kurtit, të cilët nuk mungojnë asnjëherë në Tiranë për të ‘goditur Ramën, vëllaun e Vuçiçit”. Dhe në ndihmë kanë kontraktuar edhe serbët e Mitrovicës, ata të Sanxhakut dhe të Sarajevës, të cilët dikur kanë qënë nën ndikimin e organizatës KAN të Albin Kurtit dhe serbit Nenad, nga e cila dolën Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe që sot po ‘komandon’ veriun e Mitrovicës dhe është dora e zgjatur e Vuçiçit në Kosovë. Nuk përjashtohen as ekspertët e protestave në Beograd, të cilët janë kontraktuar për të dhënë një dorë dhe këtu në Shqipëri! Kanë dhe përfaqësuesit e tyre në media, bashkë me ‘sarajevasit’!

Dallohen lehtë, pasi shkojnë grup më vete dhe kanë kapur pikat kryesore të kryeqytetit, ndonëse kishin kohë që vijonin përgatitjet në Tiranë, për njohjen e vendit e për piketimin e institucioneve apo bizneseve që ata do të godisnin. Lëvizin kryesisht në ‘skalionin e dytë’ dhe dalin në krye vetëm kur afrohen afër objektit të piketuar për t’u djegur. Janë ekspertë të lendëve piroteknike dhe mbi të gjitha të stërvitur për të goditur policinë nga larg. Janë të dhunshëm por nuk prekin gjë me dorë për të vjedhur, për hir të së vërtetës. Kriminelë të ‘pastër” me një fjalë, as që kanë ‘dorë’ si këta ‘pasdaranët’ e Berishës që vjedhin dhe pastaj djegin çfarë u del përpara.

Dhe grupi i tretë, që është jashtëzakonisht i madh, është ky i islamit radikal politik, i cili është i furnizuar rëndë me para nga Anadolli dhe nga xhamitë e Maqedonisë së Veriut, bashkë dhe me burimet njerëzore shqiptare, nga Kosova dhe nga Tetova dhe vise të tjera të RMV, po terrorizon Tiranën, duke djegur dhe shkatërruar gjithçka!

Për më tepër ata kanë bërë atë që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, kanë sulmuar Nunciaturën Apostolike në Tiranë, duke hequr flamurin e Selisë së Shenjtë, pra Vatikanit, duke u përplasur edhe me murgeshat që dolën në mbrojtje të selisë së tyre. Ky grupim është më i dukshmi, më i evidentueshmi, pasi nuk ka përdhosur vetëm ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë, por kanë djegur edhe flamurin e BE mu në mes të kryeqytetit. Dhe këtë veprim, për hir të së vërtetës, e kanë bërë të gjithë bashkë, dhe me guerrilasit e Berishës e Kurtit, ku të gjithë bashkë kanë djegur selinë e Kolegjit të Europës, financim ky i Brukselit dhe i drejtuar po nga Bashkimi Evropian.

E gjitha kjo sjellje agresive dhe e dhunshme ndaj simboleve të BE, tregon qartë se nuk është vepër e studentëve shqiptarë, të cilët sërish thërrasin “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe nuk prekin aty ku futën dhe mësojnë studentët nga e gjithë Europa, siç është rasti i Kolegjit të Evropës. Mbi të gjitha nuk u shkon as në mendje që të sulmojnë institucionet fetare, në rastin konkret ato katolike, në Shqipëri!

Studentët nuk kanë nge të  mendojnë kaq gjatë. Maksimumi, mund të godasin policinë, siç ndodhi me të riun nga Saranda, ku sipas informacioneve, e kishte personale, pasi ankoheshin se ua kishin bërë ‘shpirtin gomar’ me gjoba ndaj kryefamiljarit, po polic, duke mos dhënë asnjë zgjidhje. Sipas këtyre pretendimeve të publikuara në media nëse qëndrojnë themi, që gjithsesi nuk e justifikojnë dhunën ndaj policisë. Përkundrazi, ka panalizime ligjore për këtë.

Të mërkurën këto grupe guerrile me ‘kapuçinë’që komandonin studentët, të cilët për hir të së vërtetës nuk kishin lidhje me këto djegiet e grabitjet, nuk përjashtojmë këta kalamajtë e shkollës që sillen mes turmës para bizneseve e institucioneve të djegura për të vjedhur ndonjë gjë, siç ndodhi një natë më parë tek qendra “Toptani’ ku nuk shkuleshin pa zgrapur diçka, me sa duket u ‘lanë të lirë’ nga vetë organet ligjzbatuese, ndoshta për të parë se deri ku mund të arrinin në marrëzinë e tyre, ndoshta dhe për të qënë më të identifikueshëm për t’i arrestuar më pas. Ndërkohë që këtë të enjte, ishin alternuar grupet, duke nxjerrë gjimnazistë, 14-15 vjeçarë herë herë në krye të turmave, jo studentëve e theksojmë fort këtë fakt, për të dhunuar, djegur e shkatërruar biznese, banka, institucione dhe investime të tjera në kryeqytet.

Megjithatë, ajo që dimë është se qytetarët e Tiranës janë shumë të irrituar me këto skena të dhunshme ku qyteti i tyre po digjet nga vandalët, po bëhet më i pasigurtë, ndërkohë që lëvizja dhe jeta normale ka kohë që është paralizuar për shkak të një grupi të caktuar, pa diskutim me financim nga jashtë kundër interesave të Shqipërisë, i cili ka marrë peng kryeqytetin. Është deklaruar dhe ndërprerja e punës në banka, në biznes, transporti qytetas, duke paralajmëruar kolaps. Paçka se ironikisht deklarojnë se nëse dhunojnë këdo që del kundër, djegin e vjedhin çfarë u del përpara, këtë e bëjnë në emër të qytetarëve, demokracisë dhe lirisë, për të zhdukur këtë klasë politike pa thënë se kush ka ndërmend të vijë në krye të këtij vendi!

Shqipëria është në prag të anëtarësimit të BE dhe është kthyer në traditë tashmë që sa herë që jemi afër një objektivi të caktuar në favor të vendit, menjëherë nisin veprimet destabilizuese, të sponsorizuara nga vendet që nuk e duan Shqipërinë në BE, vetëm e vetëm për të mos i lënë shqiptarët të ngrenë kokën kurrë. Dhe ‘guerrilasit’ e Berishës, Kurtit dhe të Islamit politik, të mbështetur dhe nga ideologët e tyre nëpër mediat, nuk kursehen as ndaj kryesuesve të Evropës, teksa thonë se “plakat e Brukselit po mbështesin Edi Ramën, duke e integruar Shqipërinë në Evropë”. Janë kundër Evropës, janë kundër Shqipërisë dhe janë bërë bashkë për ta minuar.

Dhe në fund të herës ajo që presin shqiptarët nga organet ligjzbatuese është që kjo situatë të marrë fund, të rikthehet qetësia dhe normaliteti i marrë peng nga një grusht njerëzish me maska, të cilët përkundrejt pagesës që kanë marrë, e deklaruan dhe sot vetë protestuesit në zënkën mes tyre se kanë marrë para, po ushtrojnë terror në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë! Të merren masat për të goditur këto skenare, që sikurse paralajmëroi dhe ministri i Brendshëm, tashmë janë të zbërthyera. Duhet të paguajë dikush për këto shkatërrime, dhunime e grabitje që po na marrin erzin dhe po e bllokojnë vendin, me burg nëse është nevoja dhe mbi të gjitha duhet të paguhen bizneset dhe institucionet një më një, e lek më lek, për dëmet!

Siguria e biznesve dhe e institucioneve është një kusht për investimet e huaja por dhe për integrimin e Shqipërisë në BE! Jemi në ‘metrat’ e fundit të integrimit, dhe nuk duhet të bllokohemi pse Berisha është në ‘metrat’ e fundit të jetës që po kërkon ta mbyllë me kaos! Apo islami politik, Albini dhe këta ‘vemjet’ e rajonit që nuk po arrijnë të depërtojnë në Shqipëri. Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë me sigurinë e tyre për shkak të terrorit të “Guerriles”. Dhe mbi të gjitha, nuk duhet lejuar të merret peng anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Është detyrim!

 

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

AKB u drejtohet krerëve të shtetit shqiptar: Mbrojtje për bizneset dhe shqyrtim i gjendjes së jashtëzakonshme

15/10/2026

Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

15/10/2026

Bilanci i protestës, 26 të lënduar Trauma! Ministria e Shëndetësisë: Janë efektivë policie, protestues dhe kalimtarë!

15/10/2026

“Cilat janë kërkesat e tyre?!”- Analisti: Protestat nuk janë lëvizje studentore, por nxitje nga PD!

15/10/2026

Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA

15/10/2026

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

15/10/2026

Tirana në kaos e flakë, deputeti i PD shfaqet i qeshur dhe bën “selfie” me protestuesit e maskuar me baklava!

15/10/2026

“Po synohet kaosi social”- Eksperti i sigurisë: Pse po prishen semaforët? Policia duhet të ketë një plan menaxhimi

15/10/2026

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb edhe apelin e azilit në Gjykatën e Emigracionit!

15/10/2026

“Jemi në luftë hibride”- Eksperti Softa paralajmëron: Grupe të organizuara në rrjetet sociale! Faktorët e jashtëm synojnë destabilitet

15/10/2026

Dhuna në protestë, përfundojnë të lënduar te Trauma 2 efektivë policie dhe 4 të rinj! Paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore

15/10/2026

Tensione në bulevard, protestuesit sulmojnë me gurë edhe makinat e mediave!

15/10/2026

Protesta/ OSBE i bashkohet Presidentit Begaj: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për fillimin e dialogut për krizën!

15/10/2026

Koalicioni i hejterëve po sulmon Republikën e Shqipërisë

15/10/2026

“Të mbajmë larg dhunës të miturit”- Kryeparlamentari Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • AKB u drejtohet krerëve të shtetit shqiptar: Mbrojtje për bizneset dhe shqyrtim i gjendjes së jashtëzakonshme
  • Vlorë, gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.