• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“E di kush e vrau babain tim”, djali i Diego Maradonës bën rrëfimin tronditës

13/01/2024
in Botë
“E di kush e vrau babain tim”, djali i Diego Maradonës bën rrëfimin tronditës

Pak më shumë se tre vjet pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, djali i tij i parë,  Diego Armando Maradona Zhunior, ishte i ftuar në emisionin “Verissimo”. Nga historia e betejës ligjore për njohjen e atësisë e deri te momentet e fundit të kaluar së bashku, ish-futbollisti dhe trajneri ka folur për veten në një intervistë të gjatë me Silvia Tofanin.

“Është një dhimbje e madhe. Ndjenja e zbrazëtisë nuk do të largohet kurrë. Por afeksioni që e gjithë bota tregon ndaj tij e lehtëson dhimbjen, ose të paktën pjesërisht. Përpiqem t’i shikoj gjërat nga ana pozitive. Kam luftuar për një kohë të gjatë me nënën time dhe me gjithë familjen për njohjen e atësisë dhe në fund kam pasur privilegjin të jem pranë tij dhe të kem një marrëdhënie normale babë e bir. Ishin katër vite shumë të bukura. 

 Ata e vranë, babi mund të kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur ai mund të shpëtonte vete. Ende nuk e kam pranuar plotësisht këtë humbje dhe nuk mendoj se do ta pranoj ndonjëherë. Nuk ishte koha e duhur ta shihja të vdiste kështu. Nuk isha në gjendje të shkoja në Argjentinë, kur ai ishte i sëmurë. 

Pak para se të vdiste, babai kishte bërë një operacion në kokë. Një operacion i planifikuar prej disa kohësh, por asgjë serioze. Pas operacionit ai ishte mirë, duke qeshur dhe duke bërë shaka. Bëra një premtim: deri në ditën e fundit të jetës sime do të luftoj për drejtësi. 

Është e ndërlikuar të thuash, ka një hetim të hapur dhe ne si fëmijë kemi besim të madh te drejtësia argjentinase. Por jam i bindur që nuk duhej të përfundonte kështu. Ata e vranë, jam i sigurt. Nuk është detyra ime të them se kush e bëri atë tani. Unë kam një ide, por e mbaj për vete. Por jam i sigurt se babai mund ta kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur diçka mund të ishte bërë”, deklaroi ndër të tjera Diego Armando Maradona Zhunior./m.j

Më të lexuarat

  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alarm nga protesta/ Ministrat mbledhin patronazhistët për “luftën e algoritmit”, Gonxhja rekord me 5 orë takim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Irani nuk ka vend në këtë proces”/ Bisedimet Izrael-Liban, ambasadori izraelit sulmon rolin e Teheranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Indri përballet me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbi 20 ditë protestë, Balla tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re” (Video)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zhaku bën veprimin e papritur, çfarë ndodhi në Post Ferma VIP (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? Dy fitimtarë do të dalin nga kjo protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!