AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

E ardhur nga trafiku i kokainës në Evropë, GJKKO konfiskon pasuritë e Armando Doçajt, anëtar i grupit kriminal të Jetmir Kastratit

by SHT Media
07/03/2025
in Kronikë
6
0
E ardhur nga trafiku i kokainës në Evropë, GJKKO konfiskon pasuritë e Armando Doçajt, anëtar i grupit kriminal të Jetmir Kastratit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasve Armando Doçaj dhe personave të lidhur Pjetër Doçaj, Roberta Doçaj dhe Shkëlzen Doçaj.

Grupi dyshohet se ka trafikuar, ruajtur, përpunuar dhe shpërndarë sasi të mëdha kokaine dhe mariuhane kryesisht në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Belgjikë, Hollandë dhe Gjermani.
“1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.04.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për të cilat Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 12, datë 04.05.2021 ka
vendosur sekuestrimin e tyre, kundër shtetasit Armando Doçaj dhe personave të lidhur Pjetër Doçaj, Roberta Doçaj dhe Shkëlzen Doçaj.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenin 112 të K.Pr.Penale dhe nenet 3, 7, 10, 21, 22, 24, 27 dhe 28/1 të Ligjit Nr. 10192 dt. 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i
ndryshuar, me vendimin Nr. 2, datë 07.03.2025 vendosi:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:

 Shuma monetare prej 1976 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit Armando Pjetër Doçaj.

 Shuma monetare prej 551 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të Roberta Mhill Doçaj.

 Shuma monetare prej 1000 euro e ndodhur në llogarinë e kursimit me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit A.D.

 Shuma monetare prej 456 euro e ndodhur në llogarinë (karte e parapaguar) me Nr.****, në emër të shtetasit K.D.

 Pasuri e paluajtshme Nr. ****, Z.K. ****, pasuri e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2, me adresë, ****.

 Apartament me sipërfaqe 122.58 m2, me adresë ****, përfituar sipas kontratës për kalim të drejtash pronësie dhe premtim shitje Nr. Rep./kol. ****, datë ****, me palë blerëse shtetasin Armando Pjetër Doçaj dhe palë shitëse shtetasit E.B dhe E.B, me çmim blerje në shumën 20.000 euro.

3. Heqjen e masës parandaluese me karakter pasuror atë të “sekuestrim i pasurisë” e caktuar me vendimin nr. 12“, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhja”, Begaj thirrje për dialog: Të mos lejojmë që tensionet të cenojnë stabilitetin

15/10/2026

‘Nëse Sokoli do të ishte sot në PD, shumë gjëra mund të ishin ndryshe’! Flet gruaja e Olldashit

15/10/2026

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama publikon pamjet: Respekt për uniformën e Policisë së Shtetit

15/10/2026

Pas bankave, gurë edhe drejt kabinave të Ambasadës Amerikane! Kumbon alarmi i…

15/10/2026

Ironia e gazetarit: Selia e PD-së kasaforta më e sigurt! Vetëm ajo nuk digjet nga protestuesit

15/10/2026

Sulmi mbi selinë rozë, Partia Socialiste reagon ndaj protestuesve: Do ta paguani!

15/10/2026

Kur dështimi trashëgohet si armë

15/10/2026

Protesta, Hita: Pas dhunës qëndrojnë persona të rekrutuar brenda dhe jashtë vendit

15/10/2026

Asistencë ligjore për protestuesit, PD vë në dispozicion grupin e avokatëve dhe numrin e telefonit

15/10/2026

A duhet të dalë ushtria në rrugë, që të shpëtohet rendi publik?

15/10/2026

VIDEO / Bizneset ulin qepenët, protestuesit plaçkitin dhe shkatërrojnë gjithçka

15/10/2026

U godit me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë

15/10/2026

Edi Rama nuk është një hero

15/10/2026

Trump blen naftë nga Rusia, ‘shpërthen’ kryeministrja daneze: Kështu financohen vrasjet në Europë!

15/10/2026

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit në Shkodër, plagoset shefi i forcave të rendit

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhja”, Begaj thirrje për dialog: Të mos lejojmë që tensionet të cenojnë stabilitetin
  • ‘Nëse Sokoli do të ishte sot në PD, shumë gjëra mund të ishin ndryshe’! Flet gruaja e Olldashit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.