• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Droni rus mbi autokolonën e saj, ministrja gjermane shpëton mrekullisht në Ukrainë

26/02/2024
in Botë
Droni rus mbi autokolonën e saj, ministrja gjermane shpëton mrekullisht në Ukrainë

Një dron rus që po gjurmonte autokolonën e saj për ta sulmuar, ka bërë që vizita e ministres së Jashtme gjermane Analena Berbock në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, të ndërpritej me urgjencë.

Një zëdhënës i ministrisë tha për mediat se ata zbuluan që misioni i saj po ndiqej nga një dron spiun rus, ndaj anëtarëve të delegacionit iu kërkua të ktheheshin me nxitim në mjetet e blinduara.

Droni mbi kokat e tyre u zbulua teksa përgatiteshin së bashku me ministren për të vizituar ujësjellësin e qytetit.

Sipas revistës “Der Spiegel”, fluturime të tilla zakonisht pasohen nga sulme ajrore dhe për këtë arsye u vendos që Berbock dhe kolegët e saj të largoheshin sa më parë.

Droni rus vazhdoi të ndiqte makinat në lëvizje për pak kohë dhe alarmi i luftës ra në Mykolaiv, por në fund nuk pati sulm.

Qyteti në fjalë ndodhet shumë pranë frontit dhe në fillim të luftës porti i tij ishte një nga objektivat e parë të forcave ruse. Forcat ukrainase deri më tani kanë mundur të mbrohen me sukses, por së fundmi zona është përballur me sulme të shpeshta me dronë dhe raketa. Ndërkohë, porti i Mykolaiv mbetet i mbyllur për shkak të luftës.

Sakaq, të shtunën në mbrëmje, ministres së Jashtme gjermane iu desh të qëndronte për 20 minuta në një strehë në Odessa, pas një alarmi për sulm ajror.

Një shpërthim ndodhi në afërsi të qytetit, por nuk dihet se cili ka qenë objektivi dhe nëse ka viktima. Përpara vizitës së ministres së Jashtme, katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në dy sulme me dron rus në Odesa.

/a.r

Më të lexuarat

  • Përplasja në PS, Braçe: Nuk më pëlqeu statusi i Spiropalit, debati me Ramën zgjati 5-6 minuta!

    Përplasja në PS, Braçe: Nuk më pëlqeu statusi i Spiropalit, debati me Ramën zgjati 5-6 minuta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shqiptarët janë ‘talebanë’ perëndimorë,” Rama nga Estonia: Jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ia zbuluan dhëndrit të Majlinda Bregut “iPhone 17” në burg? Ishte nën përgjim nga BKH-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prapaskenat e marrëdhënieve Pekin-SHBA, Xi po fiton kohë derisa Amerika të vetëshkatërrohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhëndri i Berishës shpërndan shkrimin dhe montazhin denigrues me fotot e ambasadorëve të SHBA-BE dhe Jeffrey Epstein

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka vetëm një kusht për tu bërë president i Francës: Të tradhtosh gruan!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Durim Bami i penduar i drejtësisë? Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kërcënime nga burgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!