AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dritan Rexhepi do të ekstradohet në Shqipëri, autoritetet turke miratojnë kërkesën

by SHT Media
16/02/2024
in Kronikë
6
0
Dritan Rexhepi do të ekstradohet në Shqipëri, autoritetet turke miratojnë kërkesën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia ka miratuar ekstradimin në Shqiperi të Dritan Rexhepit. Pritet gjatë kësaj javë miratimi nga ministri turk i Drejtësisë.

Ky fakt u pohua në Gjykatën e Posacme nga avokatja e Rexhepit, e cila ne seancën për paraqitjen e provave ku Eexhepi është i pandehur per rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Kush është Dritan Rexhepi?

E nisi rrugën e kriminalitetit me armë, herë duke grabitur e herë duke vrarë, ndërsa 10 vitet e fundit ka bindje të plotë se Dritan Rexhepi ndryshoi kurs duke u kthyer një trafikant droge. Por përherë i privilegjuar nga drejtësia pas vrasjes së dy policëve, emri i tij shfaqet sërish në kartotekat e policisë sipas burimeve të gazetës “Si” në vitin 2002, kur Dritan Rexhepi qëllon me armë zjarri në një lagje të qytetit të Vlorës dy persona. Skena ishte e tillë tregon një burim policor i gazetës, teksa Rexhepi po kalonte në rrugë, një shoku i tij po grindej me një shtetas, atëherë Rexhepi zbriti nga makina dhe pasi e pyeti viktimën pse grindesh me shokun tim e qëllon. Shënjestra u plagos rëndë dhe më pas kjo vepër u klasifikua vrasje e mbetur në tentativë, ndërsa të njëjtin episod i akuzuari e përsëriti sërish në qytet. Gjatë një hetimi për zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve prokuroria urdhëroi arrestimin e Rexhepit, por nga 17 vite burgim që kërkoi prokurori i çështjes, për ironi Gjykata e Vlorës e shpalli fajtor për plagosje dhe e dënoi me vetëm dy vite burgim.

Në të dhënat policore të këtij personazhi vazhdohet më tej rrugëtimi i tij në kriminalitet. Menjëherë pasi doli nga qelia, agjentët e krimeve nisën mbajtjen e tij në vëzhgim pasi kishin të dhëna që Rexhepi sapo të linte burgun do sulmonte prokurorin që e hetoi. Dhe në të vërtetë siç u konkludua, ai u kap në lagjen ku prokurori jetonte me qira dhe pati indicie se ai po vëzhgonte lëvizjet e përfaqësuesit të akuzës. Rexhepi rikthehet sërish në qeli pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, dhe ishte pikërisht koha kur policia sapo kishte instaluar metodën e krahasimit të gjurmëve papilare, nga ku zbuloi se i shoqëruari sipas krahasimit të gjurmëve rezultonte i implikuar në një grabitje. Ai u dënua për këtë ngjarje me gjashtë muaj burgim dhe ky është momenti i fundit derisa u arrestua në kryeqytet në vazhdën e hetimeve që kishin hapur dosjen e vjetër të vrasjes së dy policëve.

Siç thonë burime ekskluzive të gazetës “Si”, Dritan Rexhepi u arrestua në kryeqytet, por për shkaqe që askush nuk i shpjegon qartë, ai u transportua drejt Policisë së Durrësit ku u tentua të merrej në pyetje. Prokurori i çështjes dhe një oficer nisën marrjen e tij në pyetje, por një çast teksa ata u tërhoqën dhe e lanë në dhomën e shoqërimit në polici, Rexhepi rezulton të ketë dalë në korridor. “Mbarova punë, mësohet ti ketë deklaruar policit mjeshtri i arratisjeve, a të iki?”. Polici që siç u kuptua më pas nuk kishte dijeni se çfarë po ndodhte në dhomën e të shoqëruarve, e lejoi që të dalë. Në të vërtetë, ky veprim u konsiderua neglizhencë nga hetuesit, ndonëse policin nuk e kishte njoftuar askush se çfarë po ndodhte.

Por i arratisur nga të gjitha burgjet ku tentohej të mbyllej dhe i konsideruar nga ekspertët e kriminalistikës “si një mendje pjellore”, ai vazhdon të sfidojë edhe në burgun e sigurisë së Ekuadorit ku ngjarja e fundit nxori në pah faktin se Dritan Rexhepi vazhdon lojën e rëndë në narkotrafik.

Ditën që u arrestua Dritan Rexhepi mbante me vete një pistoletë jugosllave model 70, në portofol kishte 300 euro si edhe tre aparate telefoni. Veç parave cash, atij ju gjet në kuletë një kartë krediti amerikane me emrin e tij, një kartë telefoni franceze, një biletë lotarie dhe një kartëvizitë banke me emrin Gentiana Cuni.

Nën akuzë për vrasjen e efektivit Durim Kasmi dhe Ramazan Bakiu ai rrezikonte burgimin e përjetshëm për shkak të cilësive të veçanta të viktimave, ndërkohë që më herët kishte vrarë edhe një efektiv tjetër, Arben Keqi. Por ndërsa në Shkallën e Parë, Rexhepi nuk pati asnjë shans të lëvizte kartat, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda luajti lojën e saj në 28 maj 2009 dhe konkretisht katër muaj, pasi Rexhepi ishte dënuar për vrasjen e policëve, shkalla e dytë e hodhi poshtë këtë verdikt. Në vendimin numër 30 urdhërohet kthimi i dosjes për gjykim, në të njëjtën gjykatë, por me trupë tjetër.

Një tjetër gjykatë, ajo e larta e afron Rexhepin drejt shmangies nga burimi i përjetshëm kur katër muaj pasi apeli e kishte rikthyer për rigjykim, Gjykata e Lartë më 25 shtator 2009 refuzon rekursin e prokurorisë dhe pranon rihapjen e gjykimit. Siç rezulton nga aktet e vendosura në dispozicion të gazetës “Si”, menjëherë sapo dosja zbriti në Shkallën e Parë, dosja u copëzua dhe emri i Dritan Rexhepit u  nda nga aktet e procedimit penal në ngarkim të Sokol Halilajt dhe Shefqet Seferit, bashkëpunëtorë në krim.

Për çudi procesi menjëherë nga rinisja avancoi tej prototipit të drejtësisë për të cilën thuhet se zvarrit çështjet. Nga muaji shtator kur u kthyen aktet për rigjykim, në dhjetor të të njëjtit vit gjykata shpalli vendimet e fajësisë për Halilajn dhe Seferin, ndërkohë që Apeli i bëri dhuratën grupit në maj 2010, duke e pushuar çështjen, pasi nuk u vërtetua fajësia e tyre.

Ndërkohë…

Menjëherë pas këtij momenti nisi gjykimi i dosjes së ndarë për Dritan Rexhepin, sipas një trupe gjyqësore të zgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga Krimet e Rënda mbetën vetëm dy gjyqtarë, Luan Hasneziri dhe Idriz Mulkurti aktualisht të shkarkuar nga vettingu, ndërsa tre të tjerët u vendosën nga gjykatat e zakonshme. Procesi siç rezulton nga fashikujt që gazeta “Si”disponon, u zhvillua në mungesë të Dritan Rexhepit i cili ishte arratisur nga ambientet e Policisë së Durrësit. Gjykata për disa muaj tentoi të njoftojë për nisjen e procesit Dritan Rexhepin, por përherë i përgjigjej me shkresë babai i tij, i cili i thoshte policisë “nuk gjendet në shtëpi”.

Rezulton sipas burimeve të sigurta se në vitin 2011 teksa procesi nuk kishte nisur ende, pala italiane njofton Shqipërinë se Dritan Rexhepi ishte arrestuar në Itali. Në këto kushte gjykata nis letërporosi dhe teksa shumë seanca të tjera u shtynë, më 1 qershor 2012 gjykata njoftohet se “njoftimi i Dritan Rexhepit nuk u bë i mundur pasi ai u arratis edhe nga burgu i Voghera Itali”.

Pasi u sollën deklarata të shumta të dëshmitarëve të marra në vitin 1999, në përfundim gjykata ndryshoi kualifikimin e veprës nga vrasje për shkak të cilësive të veçanta të policëve Durim Kasmi dhe Ramazan Bakiu, duke e shpallur fajtor për vrasje me paramendim. Gjykata tha se aplikonte ligjin më të favorshëm për të akuzuarin që ishte ligji në fuqi i vitit 1999, ku në atë kohë nuk ekzistonte si rrethanë rënduese e faktit që ai ishte një përsëritës në krime.

Gjykata shtoi se vrasjen e Durim Kasmit, Dritan Rexhepaj e kishte kryer me paramendim dhe gjakftohtësi, sipas një plani ku kishte organizuar të gjitha kushtet, ndërkohë që sa i takon vrasjes së policit Ramazan Bakiu, gjykata e klasifikoi si plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen. Për këto klasifikime ai mori 25 vite burgim për vrasjen e Durim Kasmi dhe 15 vite për vrasjen e policit Ramazan Bakiu dhe që në bashkim të dënimeve ku u llogarit edhe dënimi për pistoletën që ju gjet gjatë arrestimit të kryer në vitin 2006 në Tiranë, dënimi zbriti në 25 vite burg në total, për të cilat ai nuk bëri asnjë ditë, pasi arrestimi i tij nuk u ekzekutua asnjëherë nga Shqipëria.

Por çfarë tha dëshmitari për Dritan Rexhepin?

“Pashë që në drejtimin tim erdhën me automatikë Sokoli dhe Gramozi, pra Dritani. Unë i pyeta a erdhët? Ata më thanë: po.  Dhe u thashë hajde ikim. Sapo u nisëm unë i pyeta “A e vratë Durimin?”, ku Sokoli më tregoi se e kishin vrarë. Ata më treguan se Gramozi (Dritani) kishte qëlluar i pari me breshëri mbi Durimin, ndërsa Sokoli kishte qëlluar me të shtime tek e tek”.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.