AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Drejtuesit e PD në Qarqe, Alimehmeti kritika Berishës: Të ishte menduar më gjatë për gratë e diasporën

by SHT Media
07/09/2024
in Politikë
6
0
Drejtuesit e PD në Qarqe, Alimehmeti kritika Berishës: Të ishte menduar më gjatë për gratë e diasporën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike po përgatitet për përballjen elektorale të radhës, vitin e ardhshëm, por e gjen veten jo fort “të shëndetshme” prej rrethanave të mbartura nga e kaluara.

Iliri Alimehmeti, drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, deklaroi të shtunën në studion e RTSH 24 se fakti që kryedemokrati Sali Berisha vazhdon të mbetet nën arrest shtëpie është një gjë që nuk ia lehtëson imazhin grupimit më të madh opozitar në vend.

Shefat politikë të PD-së u përcaktuan ditë më parë dhe tani do duhet të nxirren drejtuesit që do të synojnë karrigen e kuvendarit për vitin 2025. Kandidatët është propozuar të zgjidhen edhe përmes sistemit të primareve.

“Nëse flasim për primaret, ato kanë elemente pozitive dhe negative, sepse zakonisht janë një mundësi për parti shumë të shëndetshme. Nuk mund ta themi dot këtë për PD-në duke parë zhvillimet e viteve të fundit. Nëse ke liderin në arrest shtëpie nuk ke shëndetin e duhur. Së dyti, në primare votojnë kryesisht strukturat dhe elektoratit i drejtohesh në zgjedhje. Ky është një problem që duhet menaxhuar. Kjo patjetër ka riskun e shtrembërimit të rezultatit, sepse mund të futet kampi kundërshtar për të zhbërë rezultatin, siç ndodhi me zgjedhjet e kaluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa risqe duhen ndërmarrë,” u shpreh z. Alimehmeti.

Drejtuesi i politikave të shëndetësisë në PD bëri të ditura edhe qëndrimet personale për vendimin e Kryesisë që kryetarët e rretheve në Shqipëri këtë herë të jenë të gjithë burra. Përveç çështjes së barazisë gjinore, edhe ajo e pranisë së diasporës në vendimmarrje lë vend për përmirësime.

“Është i rëndësishëm përfaqësimi dhe ndoshta do duhej menduar më gjatë për këtë. Nga ana tjetër është argumenti që në këtë lloj shteti nevojitet një prezencë më e fortë. Janë vendime që kanë zgjatur me muaj.

Nga krahu tjetër duhet të kishte pasur edhe një vëmendje të veçantë për diasporën. Ata gjithsesi kontribuojnë, sepse një pjesë e buxhetit vjen edhe prej remitancave të tyre. Ishte një mungesë ulëritëse. Nëse themi që 1,5 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria, patjetër kjo është shifër e lartë. Duhet të mendojmë edhe për gjysmën e Shqipërisë që është larguar jashtë.

Këtu nuk diskutohet kontributi apo hierarkia e personave, por produktiviteti. Produktiviteti është kyç në fushatën elektorale: pra cilësia është diçka, por nëse mungon aftësia për të demonstruar apo besueshmëria për t’ua treguar të tjerëve atëherë do të bjerë produktiviteti dhe falimenton i gjithë ‘biznesi’,” deklaroi z. Alimehmeti për RTSH 24.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

02/10/2026

Eli Fara thyen heshtjen për videot intime me Adi Hilën/ Nuk kisha dijeni për kamerat e vendosura në banesë

02/10/2026

“Duam 50 mln lekë ose të hedhim në erë biznesin”/ Kërcënohet biznesmeni në Peshkopi, kërkesa iu dërgua me një kuti picash, policia blindon zonën

02/10/2026

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni
  • “Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.