AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dorëzohet gjyshja që mori ‘peng’ nipin, Bahrije Gjuni para Policisë: Fjetëm në 4 hotele…

by SHT Media
20/04/2024
in Kronikë
6
0
Dorëzohet gjyshja që mori ‘peng’ nipin, Bahrije Gjuni para Policisë: Fjetëm në 4 hotele…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Merr fund historia e rrëmbimit të 3 vjeçarit nga Durrësi pas të cilës ishte një dramë familjare.Të shtunën e 13 prillit, gjyshërit Rexhep dhe Bahrije Gjuni pasi kishin pritur në shtëpi djalin e vogël nuk kishin pranuar tia kthenin më të ëmës e cila ishte larguar nga banesa dhe jetonte në shtëpinë e të atit pasi bashkëshorti i saj, humbi jetën në aksident rrugor duke lënë të vetëm dy gjyshërit zemërthyer. Pas negociatave gjyshja pranoi ta dorëzonte sot të voglin në polici.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë. Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja Bahrije Gjuni, së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Pasi dorëzoi nipin, gjyshes i janë vënë prangat, ndërsa para grupit hetimor ka dëshmuar se vendimin për të rrëmbyer nipin e kishte marrë bashkë me bashkëshortin e saj. Sipas dëshmisë, ajo ka thënë se nipin kanë dashur që ta rrisnin vetë dhe jo familja e nuses.

“E kemi vendosur sëbashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme”, ka dëshmuar ajo.

Kërkimet për të voglin nisën më 16 prill kur mamaja e të voglit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit dhe rrëmbimin nga vjehrritë. Kërkime pati në Durrës, Has, aty ku ka origjinën familja Gjuni Kukës dhe Tiranë. U kontrolluan 15 banesa në zonën e Krumës. Fotoja e 3-vjeçarit u dërguan në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ndërkohë në pranga u vu gjyshi Rexhep Gjuni, 60 vjeç dhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Në kërkim ështe ende vëllai tjetër i gjyshes, Flamur Selaj, 43 vjeç. Gjyshja pretendon se dy vëllezërit e saj nuk kanë ‘gisht’ në këtë ngjarje.

“Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje”, ka deklaruar gjyshja.

Dramën e rëndë familjare e rrëfeu 23-vjecarja e cila deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën e 13 prillit ata kishin refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisnin vetë dhe ishin larguar nga banesa.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.