• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Donald Trump kërkon debat të menjëhershëm me Joe Biden: Duhet të përballemi!

06/02/2024
in Botë
Donald Trump kërkon debat të menjëhershëm me Joe Biden: Duhet të përballemi!

 

Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka refuzuar të dalë në debat me kandidatët e tjerë republikanë për president, tha të hënën se do të donte të përballej menjëherë në një debat me presidentin Joe Biden.

“Do të doja të debatoja me të tani, sepse duhet të përballemi në debat. Duhet të debatojmë për të mirën e vendit,” tha zoti Trump në një emision në radio drejtuar nga analisti konservator Dan Bongino.

I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Las Vegas të hënën në lidhje me ftesën e ish-presidentit Trump për debat, demokrati Biden u përgjigj:

“Po të isha në vend të tij, edhe do të doja debat. Ai nuk ka gjë tjetër për të bërë”.

Edhe pse kryeson në garën mes republikanëve për të sfiduar zotin Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Trump ende nuk e ka siguruar emërimin e partisë së tij dhe ka refuzuar ftesën e rivales së tij republikane Nikki Haley për debat.

Në përgjigje të komenteve të zotit Trump, fushata e zonjës Haley tha me anë të një deklarate se ai “ka frikë” të përballet me të, njofton VOA.

“Tani është koha që (ish-presidenti) Trump të gjejë guximin dhe të pranojë të debatojë me Nikki Haley-n. Nikki është e gatshme të paraqesë arritjet e saj dhe vizionin për një Amerikë të fortë dhe krenare kundër fushatës së të kaosit dhe hakmarrjes së (ish-presidentit) Trump,” tha zëdhënësja e fushatës së zonjës Haley, Olivia Perez-Cubas.

Komentet e zotit Trump pasqyrojnë një dëshirë për t’u përqendruar tek një përballje e mundshme zgjedhore me zotin Biden, i cili të shtunën fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në Karolinën e Jugut dhe pritet të fitojë emërimin e partisë së tij.

Zonja Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadore e Kombeve të Bashkuara gjatë administratës së zotit Trump, është prapa tij e në sondazhet e opinionit publik, por është zotuar se do të vazhdojë ta sfidojë atë.

Ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden debatuan dy herë gjatë garës për zgjedhjet e vitit 2020. Një debat i tretë u anulua pasi zoti Trump u prek nga COVID-19 dhe nuk pranoi të merrte pjesë në një debat virtual. Tradicionalisht para zgjedhjeve në SHBA mbahen tre debate presidenciale.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!