AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Do t’i japë leje SPAK?! Berisha paralajmëron: Së shpejti do marshojmë në rrugët e Tiranës! Do ta vrasim…!

by SHT Media
20/01/2024
in Politikë
6
0
Do t’i japë leje SPAK?! Berisha paralajmëron: Së shpejti do marshojmë në rrugët e Tiranës! Do ta vrasim…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar komunikimin e tij të radhës me simpatizantët nga dritarja e banesës së tij, ku ai ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 dhjetorit.

Berisha ka paralajmëruar se së shpejti në kryeqytet do të rikthehen marshimet e dikurshme që vranë frikën te qytetarët gjatë ndërrimit të sistemeve. Megjithese kjo ha diskutim, pasi Berisha harron per nje moment se eshte nen arrest shtepiak, dhe per kete i duhet leje nga SPAK per te kapercyer deren e Pallatit te tij.

Sipas tij terrori dhe frika janë faktorët që kanë detyruar shqiptarët të heshtin dhe të pajtohen me atë që ai e cilësoi si “të keqen më të madhe”, pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

“Nuk ka shqiptar sot që pranon me vullnet, me dëshirë, një qeveri që grabit votën e qytetarëve, një qeveri, e cila ndërsen bandat për të terrorizuar qytetarët.

Një qeveri, e cila vjedh qytetarët nga mëngjesi gjer në darkë.

Nuk ka shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, që do një qeveri që boshatis në mënyrën më të pamëshirë Shqipërinë.
Por ka shqiptarë që kanë frikë të ngrenë zërin kundër kësaj qeverie.

Ka shqiptarë që kanë frikë të mos i binden bandave që ajo ndërsen kundër tyre.

Ka shqiptarë, të cilët ulin kokën, pavarësisht se varfërohen çdo muaj, çdo vit e më shumë.

Ka shqiptarë, të cilët ndonëse vendi i tyre tretet para syve të tyre, përsëri nga frika heshtin.

Por ju jeni shembulli i tyre, ju jeni frymëzimi i tyre, ju jeni shumica e vërtetë e kombit.

Ndaj dhe unë u bëj thirrje qytetarëve të frymëzuar nga ju, nga kjo betejë, të bashkohen dhe të ecim të sigurt drejt fitores.

Miqtë e mi.

Terrori dhe frika kanë detyruar dhe detyrojnë qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi të heshtin, të pajtohen me të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë pas diktaturës së Enver Hoxhës.

Por kjo nuk do të thotë se ata e duan, se ata e pëlqejnë.

Përkundrazi, ata njëlloj si ju, urrejnë Edi Ramën, urrejnë regjimin e tij, urrejnë narkoshtetin dhe duan një Shqipëri normale.

Nuk është e largët dita kur unë, së bashku me disa prej jush këtu, ose që nuk janë të pranishëm, protestonim në marshim rrugëve të Tiranës me një qëllim të vetëm, të vrisnim frikën te qytetarët.

Dhe kjo së shpejti do të ndodhë përsëri. Se ju jeni të pamposhtur, sepse ju po mbroni një kauzë të drejtë, se ju po u prini shqiptarëve në një betejë pa kthim kundër diktaturës moniste të krimit, drogës dhe vjedhjeve të shqiptarëve”, tha Berisha./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para
  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.