AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Do ta çojmë ligjin në GJK”, Basha: Prona publike do t’u jepen personave Non-Grata!

by SHT Media
17/05/2024
in Politikë
6
0
“Do ta çojmë ligjin në GJK”, Basha: Prona publike do t’u jepen personave Non-Grata!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike do të dërgojë deri në Gjykatë Kushtetuese ligjin për pronat që u miratua dje në Kuvend, ku pronat shtetërore do të mund të shkëmbehen me ato private të bizneseve të ndryshme. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se ky ligj po u jep prona publike personave “Non Grata” dhe oligarkëve që bashkëpunojnë me politikanë të korruptuar. Ai tha se kjo është aferë e njëjtë me atë të Inceneratorëve.

“Akti i rëndë i formalizuar dje në Kuvend për kalimin e pronave publike në funksion të një skeme të mirëkonsoliduar të kësaj qeverie në bashkëpunim me mafian e pronave dhe të ashtuquajtur investitorë strategjikë, është e njëjta skemë si ajo e inceneratorëve, ligj me porosi apo vjedhje me ligj. Pra disa javësh, tha se do ishte një transferim nga një ministri në tjetrën, u futën dispozita ligjore që përmes tjetërsimit të formave të ndryshme, pronave publike të vihen në dispozicion të transaksioneve të caktuara, në këtë mënyrë prona me vlerë në qendër të Tiranës do vihen në dispozicion të personave të shpallur Non Grata, pikërisht për shkak të korrupsionit dhe pjesëmarrjes së tyre në krim të organizuar dhe ndikim të paligjshëm në procese zgjedhore. Të tjera prona do të vihen në dispozicion të oligarkëve në bregdet që po ndërtojnë pa asnjë transparencë, duke pastruar paratë e korrupsionit të qeveritarëve.

PD-ja do e çojë këtë çështje në çdo instancë ligjore, kushtetuese dhe penale për të pamundësuar që mafia e pronave dhe bashkëpunimi mes oligarkëve dhe deputetëve të korruptuar të shkaktojë këtë dramë”, tha Basha.

Duke u ndalur në zhvillime konkrete, ai përmendi rastin e Institutit Albanologjik në qendër të Tiranës, sipas së cilit do i jepet personave “Non Grata”, duke e paralajmëruar se do shkojë në SPAK.

“I kanë vënë sytë Institutit Albanologjik në qendër të Tiranës, megjithatë ne po bëjmë analizën e plotë dhe në momentin e plotë që do të kemi diçka që do jetë përtej dyshimit dhe do e çojmë në SPAK”, përfundoi Basha.

Pronat shtetërore do të mund të shkëmbehen me ato private të bizneseve të ndryshme. Kuvendi miratoi dje me 68 vota pro, 2 abstenim dhe 21 kundër, projektligjin për ndryshimin e aktit normativ për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta. Opozita e ka quajtur klientelizim dhe korrupsion.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime
  • Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.