AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Diversiteti” një çati e madhe ku strehohen një larmi idesh për një PD fituese

by SHT Media
18/05/2024
in Kronikë
6
0
Gjekmarkaj flet si nënkryetar i “Rithemelimit”: Ftoj Bashën të rikthehet aty ku u rrit politikisht
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Një nga vlerat e shtuara të politikes shqiptare në keto 34 vjet liri është pas shumë ngjarjesh traumatike bashkimi i PD në “diversitet” një meritë kjo e të gjithë aktorëve politikë të kesaj force por në veçanti e Sali Berishes dhe e Gazment Bardhit.

Që nga ajo ditë forca jonë politike fitoi seriozitetin e demtuar nga një mori rrethanash.

“Diversiteti” është një çati e madhe ku strehohen një larmi ideshë për një PD fituese dhe një opozitë më të fortë e cila synim ka një qeveri ndryshe nga kjo e korruptuara, autokratikja e “teologjikja” rrethuar me skandale e Edi Rames. Çfarë është kjo qeveri mjafton të rrish para dyerve të SPAK-ut me një aparat në dorë ku sheh paraden e ministrave dhe kryebashkiakeve një nga një.

Dikush mund të na akuzoje per dy standarte qe e pranojmë punen e SPAK-ut kur godet qeverine dhe e sulmojme kur godet Sali Berishen. Duhet një shpjegim. Jam deshmitar se si Sali Berishes ju kufizuan lirite pa miratimin e Kuvendit të Shqiperisë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë, kjo e ekspozon Spak-un për anësi politike!

Çeshtja e hapur paçka se paditesi është Taulant Balla ministri i brëndshem i PS kerkon një proces të ndershem e të drejtë. Hetimi dhe procesi me çdo indicie të dhënë prej çdo kujt mund të fillojë. Por ndaj Sali Berishes nuk ka akuze, nuk ka hetim, nuk u pyet Parlamenti veç postfaktum per të renduar masen si hakmarrje inatçore, dhe pse krejt e panevojshme!

Kur kushtetuta dhunohet “ad hominem” per një person në ketë rast një personalitet me shumë simbolika, ajo është dhunuar për të gjithë dhe kjo e shnderron Sali Berishen në të burgosur politik.

Tjetra anë që asnjëri nga personazhet e qeverisë nuk mund të barazohen me Sali Berishen i cili është Kryetari i PD dhe Lideri i Opozites per vullnet të qytetarëve. Po ashtu drejtues të tjerë opozitar në vitin elektoral janë nën presionin e perditshem të Spak-ut duke prishur “volens nolens” rregullat e lojes. Ndokush mendon që të thirrurit nga Spak janë “peshq të vegjel” një kartë elektorale që ta perdorë “peshku i madh”.

Në teoritë e shumta konspirative që gelojnë në vendin tonë edhe kjo zë vend. Gjithsesi parada e pushtetarve në dyert e Spakut e ka rrezuar këtë qeveri moralisht dhe politikisht është detyra e Opozites ta bëjë! Që ta bëjë këtë ajo nuk duhet të dhurojë “spektakel” të vogël meskiniteti.

Natyra njerzore e ka të veten ambicien një motor i madh energjie tek njeriu, xhelozinë e servilizmin po aq!

Fenomene njerëzore janë por kur shnderrohen në debat publik dhe në aksioma politike ato e demtojnë një parti kaq të sulmuar siç është PD sot.

Trupa politike e PD po leviz kudo nëper Shqiperi duke gjetur çdo ditë mbeshtetje gjithnjë e më të madhe. Njerëzit e kanë pritur bashkimin dhe duan ta forcojnë atë. Secili prej nesh u detyrohet atyre një ndjesë per dhimbjet, trazimet, zhgenjimet e plaget që ju kemi shkaktuar por mbi të gjitha duhet tu japim siguri se nuk ju shkaktojmë të tjera.

Me keqardhje ditët e fundit ve re një deshirë per luftë klasore në PD, per gjetjen e “grupeve armiqesore”, per të ndarë “besniket” nga “opurtunistet”, per të kundervene militantet tanë të “varfer e të ndershem” ndaj deputetëve të “pasur e kodoshë” si në 1945, per të bërë një garë hipokrizie e servilizmi (si duket ndonje vetem kaq e ka vleren dhe fuqinë) ndaj Sali Berishes, të cilit nuk janë në gjendje ti japin asgjë për t’ja forcuar poziten dhe afruar lirinë me peshen e tyre publike e elektorale por duan ti marrin vemendjen per një kandidim hipotetik neser. Servilizmi është “Rosinanti” i tyre.

Kushdo e di që ketë e bejnë 3-4 deputet brënda grupit dhe një aradhë e vogel jashtë tij për këtë arsye e të tjera si mundesia për të spikatur si sherbetorë sulmi, pa asnjë vlerë tjetër as njerëzore dhe as politike.

Kesisoj shmanget beteja me Edi Ramen të cilin pas rezistences së Opozites 5 muaj në Kuvend, pas denoncimeve të forta të Gazment Bardhit dhe Belind Kelliçit, betejes në komisone hetimore të Salianjit e Vokshit me koleget e tjere, qarzësisht e kemi vënë në veshtersi të madhe!

Ai është gati të paguaj që PD të prodhojë ngjarje të brëndshme, siç bëri dëmshëm në 2 vjet.

Ne duhet ti ikim ketij tundimi meskin dhe këtë reagim publik e bej si thirrje alarmi. Koha është gjykatësi më i pameshirshem dhe ajo ecen me vrap. Po shkojme drejt zgjedhjeve në kushte të pabarabarta, maksimumi është detyra jonë, minimumi atentat ndaj vetvetes. Rihapja e konfliktit vetëasgjesim.

Ne jemi parti e madhe me liderin të arrestuar, liria e të cilit është çeshtje e madhe principi!

Ne jemi parti e madhe për të bindur shoqërinë të hipotekojë besim tek ne!

Ne jemi parti e madhe për ti dhënë Shqiperisë ofertat më të mirat për ndryshim e fitore siç kemi bërë në 1992, 2005 apo 2009 ! Beteja jonë është me Edi Ramen dhe karvanin e tij!

Ne mund ta mundim Edi Ramën me etiken e moralit, ne mund ta mundim në ide, ne mund ta mundim me njerez më cilesor duke hapur PD dhe jo duke e ngushtuar atë me debate të vogla shterpë, frut i inateve të çastit apo njerëzve që nuk prodhojnë gjë tjetër veç servilizmit , folklorit çapraz dhe skuthllëkut ezmer!

Personalisht në një moment të jetes sime kur gjykova se aq sa kishim bërë por edhe duke mos bërë asgje po rrezikonim të asgjesonim PD-në dhe opoziten, një pergjegjësi kjo që do na ndiqte nga pas si mallkim brezash, kam dhënë dakortësinë time modeste per bashkim, duke i besuar Sali Berishes dhe duke respektuar vullnetin e shumices së demokrateve! Kam pranuar realitetin dhe lënë menjanë “luften civile”!

Ama duke besuar veç instiktin politik të Sali Berishes , asnjë servil apo sherbetor dy lekesh tjetër!

Ato i kemi njohur me kohë që nuk bëjnë asgjë, veçse zvarriten për të mbijetuar. Kush dëshiron të luftojë për PD, për Sali Berishën, për çdo demokrat në gjithë Shqipërinë, ka vetëm një rrugë: Të punojë 24 orë kundër Edi Ramës dhe për të forcuar e bërë më të madhe Partinë Demokratike e opozitën. Çdo gjë tjetër, i shërben vetëm atyre dhe çimenton pushtetin e Edi Ramës.Unifikimi po i zë frymen demokracisë shqiptare , diversiteti do e shpetojë atë!! Secili prej nesh është femijë i kohes në të cilen jeton!

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime
  • Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.