• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

DEL VIDEO! Kur Fredi Beleri u arrestua në Janinë me armët e vjedhura pas masakrës së Peshkëpisë

14/02/2024
in Kronikë
DEL VIDEO! Kur Fredi Beleri u arrestua në Janinë me armët e vjedhura pas masakrës së Peshkëpisë

“Repolitix” në Report Tv ka publikuar videon e arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë së bashku me grupin “Mavi” që akuzohet se kreu “Masakrën e Peshkëpisë”.

Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër, u sulmua më 10 prill të vitit 1994 nga grekët, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën edhe efektivë të tjerë.

Gazetari Ferdinand Dervishi tregon se një vit pas masakrës më 18-19 mars 1995, e njëjta skuadër që sumoi postën e Peshkëpisë, tenton të grabisë një postë në Llongo, por dështon dhe të gjithë anëtarët arrestohen. Në mesin e të arrestuarve ishte dhe Fredi Beleri.

Në pamjet e publikuara në Repolitix Beleri së bashku me anëtarët e grupit “Mavi” që sipas autoriteteve greke të asaj kohe cilësoheshin si organizatë terroriste, shihen duke mbuluar kokën me xhaketa teksa dalin nga policia e Janinës për t’u mbyllur në paraburgim. Gjatë arrestimit atyre u janë sekuestruar dhe armë që raportohet se janë grabitur gjatë masakrës së Peshkëpisë.

Si ndodhi masakra e Peshkëpisë?

Ferdinand Dervishi: Beleri në konceptin e shqiptarëve të popullit është një njeri që vishet me negativitet pikërisht për këtë ngjarje (masakra e Peshkëpisë). Nëse dëgjojmë që Beleri u arrestua, u dënua kemi dhe ndikimin negativ të historisë. Në atë histori edhe pse ka gjëra që nuk shkojnë ne ai ndikimi i historisë na bën të mendojë se ky njeri nuk është aq burrë i mirë. Historia nis në 1994. Masakrën e Peshkëpisë cilësohet terroriste. Një komando futet dhe sulmon një postë shqiptare ku ishin rreth 120 rekrutë që nuk u kishin besuar armë akoma.

Për çudi ato ditë dhe rojet e postës ishin pa fishekë. Mendohet se personat që e kanë sulmuar kanë qenë edhe nga një fshat aty afër dhe kanë pasur një çorganizim të ushtrisë. E dinin shumë mirë repartin dhe mund ta kenë ditur që rojet nuk kishin fishekë. Pas kësaj ngjarje në një gazetë greke, 24 orë më pas merret përsipër sulmi nga Mavi ose fronti për çlirimin e Vorio Epirit e cila nga shteti grek është listuar në këtë periudhë si organizatë terroriste. Kemi të bëjmë me një akt që u mor përsipër nga një organizatë terroriste.

Si u lidh Fredi Beleri me këtë masakër?

Ferdinand Dervishi: Të mos harrojmë se shteti shqiptar bëri hetime në atë periudhë ka mbledhur dëshmi. Dëshmitë me kalimin e viteve janë vendos njëra mbi tjetrën dhe është përftuar, jo e provuar por nga ana operative, por është konstatuar se një nga njerëzit që ka qenë atë ditë ka pasur përmasat e Fredi Belerit. Pas një viti 18-19 mars 1995, një skuadër tjetër tenton të bëjë të njëjtën gjë nga posta e Llongo, ka shumë versione pse dështuan dhe u arrestuan. Të arrestuarit ishin Fredi Beleri… e disa persona të tjerë”.

Si lidhen armët që iu sekuestruan grupi Mavi gjatë tentativës së grabitjes me ngjarjen e Peshkëpisë?

Ferdinand Dervishi: Ata ia thanë të vërtetën policisë greke. I thonë se jemi patriotë dhe iu thonë se ku është pjesa tjetër e armëve. Shtatë të tjerë i kishin fshehur në bahçen e Andrea Kokaveshit në shtëpinë e tij në Janainë. Ata menduan se policia greke do ti lironte si patriotë se po luftonin për Vorio Epirin. Por gjithçka u regjistrua. Më pas gjetën dhe disa broshura të Mavi. Te shtëpia e një oficeri gjejnë kompjuterin ku janë hartuar këto të Mavit. Këtu lidhet Fredi Beleri me organizatën Mavi. Kurse armët e grabitura në Peshkëpi të provuara se shteti shqiptar dërgoi listën, lidhin ngjarjen e parë me ngjarjen e dytë. Kjo është historia. Krejt çuditshëm shteti grek ka dashur ti dënojë.

Papandreu thotë se armët që u gjetën janë të Peshkëpisë. Qëndrin pozitiv mban dhe ministri i i Jashtëm në atë kohë. Po të shohim historinë  e Mavit. Mavi u krijua nga banorë vendas me ndihmën e shtetit grek të asaj kohe që të organizojë njëfarë lëvizje për ti mbajtur trojet greke. Ky është një moment ku shfaqet Mavi…

Ferdinand Dervishi: Beleri në këtë foto është 23 vjeç. Fotoja i përket marsit të 1995. Bashkë me të është dhe skuadra që akuzohej se mund të kishte sulmuar në Peshkëpinë. Të shtatë të arrestuarit mohojnë armët dhe lidhjen me Mavin. Mediet greke në atë periudhë këtë skuadër e quanin skuadër të Mavit. Shteti grek atë periudhë e quante skuadër të Mavit. Të gjitha mediet e huaja  e quajnë organizatë terroriste. Prokurorët e quajnë skuadër të Mavit dhe kur e marrin nga Janina si çështje për ta hetuar në Athinë e marrin për këtë qëllim për ta hetuar se ishte çështje e rëndësishme. Ne nuk flasim përralla, por Fredi Beleri ishte i Mavit.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!