AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Dekreti i Begajt për marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarë me SHBA, Bardhi: Në shkelje të Kushtetutës! Presidenti po vepron si noter i Qeverisë

by Alb Times
02/08/2026
in Politikë
6
0
Dekreti i Begajt për marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarë me SHBA, Bardhi: Në shkelje të Kushtetutës! Presidenti po vepron si noter i Qeverisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në, duke akuzuar Kreun e Shtetit se ka hequr dorë nga roli i tij kushtetues.

Sipas Bardhit, shpallja e ligjit, për të cilin ai pretendon se është miratuar me shkelje të Kushtetutës, tregon se janë dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe balancës së pushteteve në vend.

Deputeti demokrat shprehet se Presidenti i Republikës ka detyrimin kushtetues të verifikojë nëse ligjet janë miratuar në përputhje me procedurat kushtetuese dhe në rast shkeljesh, t’i kthejë ato për rishqyrtim në Kuvend.

Bardhi akuzon Presidentin se me përjashtim të një rasti që sipas tij lidhej me interesin personal të Kreut të Shtetit, Bajram Begaj nuk ka kthyer asnjë ligj për rishqyrtim, edhe në raste kur, sipas opozitës, janë konstatuar probleme të rënda kushtetuese.

 

Sipas tij, kjo sjellje e ka kthyer Presidentin në një “noter të akteve të mazhorancës socialiste”, duke cenuar rolin e institucionit si garant i Kushtetutës dhe i ekuilibrit institucional.

Në reagimin e tij, Bardhi paralajmëron se përqendrimi i pushtetit dhe dobësimi i institucioneve përbëjnë rrezik për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, ndërsa dënon dekretimin e ligjit për huanë si një tjetër goditje ndaj rendit kushtetues.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

“Shpallja nga Presidenti i Republikës, më 30 korrik, e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh, pavarësisht shkeljes flagrante të Kushtetutës gjatë procedurës së miratimit të tij, është një provë e qartë se në Shqipëri Edi Rama ka çmontuar çdo mekanizëm kushtetues të ndarjes, balancës dhe kontrollit të pushteteve.

Në një shtet demokratik, Presidenti i Republikës nuk është noter i vendimeve të qeverisë. Kushtetuta i ka dhënë atij detyrën të verifikojë nëse ligjet janë miratuar në përputhje me procedurat kushtetuese dhe, kur konstaton shkelje, të ushtrojë kompetencën për t’i kthyer ato për rishqyrtim. Ky është një mekanizëm themelor i kontrollit dhe balancës së pushteteve, jo një formalitet protokollar.

Që nga marrja e detyrës nga Bajram Begaj, ky mekanizëm është bërë praktikisht inekzistent. Me përjashtim të një rasti që prekte interesin e tij personal, Presidenti nuk ka kthyer asnjë ligj për rishqyrtim në Kuvend, edhe kur bëhej fjalë për akte me probleme të rënda kushtetuese, të cilat më pas janë konfirmuar si të tilla nga Gjykata Kushtetuese.

Ky nuk është më ushtrim i funksionit kushtetues të Presidentit. Ky është dorëzim i rolit të Kreut të Shtetit përballë vullnetit të qeverisë. Bajram Begaj ka zgjedhur të jetë noter i akteve të mazhorancës socialiste, në vend që të jetë garant i Kushtetutës dhe mbrojtës i ekuilibrit institucional.

Kur Presidenti heq dorë nga kompetencat e tij, Kuvendi funksionon si zgjatim i qeverisë dhe institucionet e pavarura dobësohen ose nënshtrohen, atëherë pushteti nuk ndahet më, por përqendrohet. Dhe përqendrimi i pushtetit në duart e një njeriu të vetëm është kërcënimi më i madh për çdo demokraci.

Demokracia nuk rrëzohet gjithmonë me një akt të vetëm. Ajo gërryhet çdo ditë nga heshtja e institucioneve, nga braktisja e detyrimeve kushtetuese dhe nga pranimi i arbitraritetit si mënyrë qeverisjeje.

Akti i Presidentit të Republikës për të shpallur këtë ligj, pavarësisht shkeljes së dukshme të Kushtetutës në procedurën e miratimit, përbën një tjetër goditje ndaj rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës. Ai dëshmon se institucioni që duhet të ishte garancia e fundit e Kushtetutës ka zgjedhur të mos e ushtrojë këtë përgjegjësi.

E dënoj me forcë këtë akt dhe rolin që Presidenti i Republikës po luan në dobësimin e kushtetutshmërisë, të ndarjes së pushteteve dhe të demokracisë në Shqipëri. Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk ka të drejtë ta trajtojë atë si një pengesë formale përballë abuzimeve me pushtetin.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zogaj: Protesta eskaloi pasi Rama nuk i dëgjoi. Hila: I ftoi disa herë për diskutim

15/10/2026

Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane

15/10/2026

Dhunë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje shërbimesh, Ambasada e SHBA: Tregoni kujdes për sigurinë personale

15/10/2026

Ish-deputeti i PS: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohet

15/10/2026

Protesta në Tiranë, Martin Leka: Zgjidhje është dialogu, Berisha mbron dhunën

15/10/2026

“Policët nuk janë të trajnuar për të tilla protesta”/ Karamuço: Kjo çon te lufta civile…

15/10/2026

“Shprehja ‘hapi rrugë budallait’ na solli këtu”, Lapaj: Si dalim nga kjo situatë…

15/10/2026

Dalin emrat nga ngjarja me armë në Tiranë, kush është personi në kërkim dhe i plagosuri

15/10/2026

Protestuesit thyejnë xhamat e konvikteve tek Qyteti Studenti

15/10/2026

Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkozë, autori në kërkim

15/10/2026

Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë

15/10/2026

Ministri i Jashtëm i Francës: Ukraina furnizohet nga vendet evropiane me informacione inteligjente

15/10/2026

SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës

15/10/2026

“Armiqtë do të vijnë deri në Durrës e Shkodër” / Rexhaj paralajmëron për luftë : Berisha e shkatërroi ushtrinë!

15/10/2026

Sulmet mbi degë dhe ATM, reagon Shoqata e Bankave: Nuk cenohen depozitat, por disa shërbime kufizohen

15/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zogaj: Protesta eskaloi pasi Rama nuk i dëgjoi. Hila: I ftoi disa herë për diskutim
  • Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.