• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dalin në dritë detaje të reja nga atentati në Athinë, dyshohet se shënjestër kanë qenë Davella dhe Lulo

18/12/2024
in Kronikë
Dalin në dritë detaje të reja nga atentati në Athinë, dyshohet se shënjestër kanë qenë Davella dhe Lulo

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur të dielën në Athinë, ku mbeti i vrarë 47-vjecari shqiptar Irakli Davella dhe u plagos rëndë 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Mësohet se nga këqyrja dhe analizimi i vendit të ngjarjes, rezulton se në momentin e të shtënave, Irakli Davella dhe Edi Lulo ndodheshin në distancë nga njëri tjetri, por të dy janë goditur nga të shtënat me armë.

Kjo i ka bërë hetuesit të dyshojnë se që të dy kanë qenë objektiv i atentatorëve që hapën zjarr nga makina dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.



Ndërkohë media greke ka zbuluar se nga kontrolli në arkivat e saj, policia ka zbuluar se Edi Lulo ka qenë i skeduar si Etmond Hysa qysh në vitin 2004 në Greqi. Fillimisht në prill 2004 ka marrë pjesë në grabitjen gjatë një transhetë parash ku gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos një roje i kompanisë “Security”.

Në korrik të të njëjtit vit ka marrë pjesë në një tentativë grabitje gjatë një transfertë parash në zonën e Rentit, ku pati shkëmbim zjarri me policinë, por sërish arriti të largohej. Ngjarja më e rëndë që ai njihet është ajo e prillit 2011 në Dhomën e Avokatisë Athinë ku bashkë me 2 të tjerë, grabiti rreth 405 mijë euro, ndërsa në një ngjarje tjetër më vonë mori pjesë në grabitjen e pajisjeve me vlerë 110.000 euro në një klinikë mjekësore në Pagrati të Athinës, të cilat grupi kishte në plan t’i sillte në Shqipëri.

Policia greke mësohet se ka vendosur kontakte dhe po shkëmben informacion me palën shqiptare, nga e cila është informuar për profilin tepër të rrezikshëm dhe të rëndësishëm në grupet kriminale shqiptare të Edi Lulos, për të cilin ka dyshime se është i përfshirë në organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai kishte mbërritur në Greqi në 9 dhjetor, pas një fluturimi nga Duseldorfi në Gjermani ndërkohë qe vetë banon në Dubai./TCH

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!