• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dalin emrat e vajzave të ekranit që kanë kryer takime speciale me “kokat e krimit” brenda burgjeve! Pamjet tregojnë momentet intime

17/05/2026
in Kronikë, Kryesore
Dalin emrat e vajzave të ekranit që kanë kryer takime speciale me “kokat e krimit” brenda burgjeve! Pamjet tregojnë momentet intime

Janë publikuar së fundmi emrat e kokave të krimit shqiptar të cilët realizojnë takime “speciale” me vajzat e showbiz-it, prapa hekurave.

Gazetari Flamur Vezaj bën me dije se të burgosurit, emrat e të cilëve janë mjaft të njohur, kanë kryer takime romantike në burgun e Reçit, Fierit, Peqinit, Drenovës e Fushë-Krujës, me vajza mjaft të njohura të ekranit dhe showbizit shqiptar.

Sipas gazetarit Vezaj, i cili ka siguruar disa video e foto të filmuara nga vetë protagonistët e këtyre pamjeve dhe kamerat e sigurisë së burgjeve, të vajzave që kanë hyrë në burgje për të takuar të fortët që ndodhen aty.

Gjatë episodit në “Ma Shqip”, gazetari renditi emrin e Safet Bajrit, për të cilin bënë me dije se ka takuar në takime “speciale” për disa orë një nga vajzat e showbiz-it me inicialet R.R.

Deklaratën e tij, Vezaj e konfirmon përmes videove dhe pamjeve të takimeve speciale të cilat i ka siguruar, por edhe nga kopja e deklaratës noteriale të dorëzuar në burg, që gazetari thotë se ka verifikuar.

Në mesin e takimeve me të dashurën prapa qelive renditet dhe Ramazan Rraja nga Fushë-Kruja, për të cilin thuhet se është takuar një vajzë me inicialet F.H., e njohur për modelim e rrjete sociale.

Nga këto takime del në pah dhe emri i Redjon Rrajës, i akuzuar për trafik droge, për të cilin thuhet se është takuar me vajzat me iniciale S.B. apo I.A., që numërojnë mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Edhe pse ndodhet në paraburgim, takime speciale ka bërë edhe Leonard Duka, me vajza nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mjaft të njohura në ekranet.

Po ashtu mësohet se takime ka pasur edhe “ushtari” i vëllezërve Çopja, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, me vajza të njohura si E.Dh., e cila numëron mbi 500 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Më tej përmendet dhe emri i të paraburgosuri Artur Haxhiosmani, i njohur dhe i akuzuar si pjesë e “Ndrangheta”-s, i arrestuar në Palasë bashkë me një bos të grupeve italiane, për të cilin bëhet me dije se ka pasur takime speciale me I.Xh., personazh mjaft i njohur në rrjete sociale.

Gjithashtu, ai përmendi edhe Leart Haxhiun e takimin me vajzen e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Listës së takimeve speciale nuk i ka shpëtuar as kreu i bandave të 1997-ës, Gazmend Brraka alias Gaxhai, në takime me vajzat me inicialet Xh.L. dhe J.K. brenda burgut.

Në lidhje me këto takime, në mesin e të cilave renditen vajza mjaft të njohura të ekraneve dhe rrjeteve sociale, agjentë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ngrenë dyshimet se noterët, së bashku me personel të burgjeve, kanë falsifikuar dokumentet për të realizuar këto takime.

Ndërsa gazetari Vezaj ka zgjedhur të mos publikojë videot dhe pamjet që disponon, pasi në to ka momente intime dhe situata të sikletshme për vajzat shfaqen aty.

Vezaj thekson se nuk dëshiron t’u hapë probleme apo telashe në jetën personale këtyre vajzave, duke theksuar se ato kanë hyrë në këto takime me dëshirën e tyre, pa sforcime nga askush.

Më të lexuarat

  • Pakistani në qendër të negociatave, a do të shmanget përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran?

    Pakistani në qendër të negociatave, a do të shmanget përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mbledhjet lalala nuk arrijnë në Selitë”, Braçe akuza Ristanit: Ja produkti i drejtorëve me telefon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërcënim i ri nënujor nga Irani? Si mund të ndikojë në komunikime, banka dhe ekonominë globale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dalin emrat e vajzave të ekranit që kanë kryer takime speciale me “kokat e krimit” brenda burgjeve! Pamjet tregojnë momentet intime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse u ndave me babin?/ Sara Hoxha tregon pyetjen më të vështirë që ka marrë nga Poem dhe përgjigjen që i dha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetari tallet: “Doktor, edhe sa metra kanë mbetur nga kilometri i fundit?”, Berisha: Ky është i fundit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Apo ha Milva Ekonomi kumbulla dhe dardha pas shpinës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Siguria në shkolla, ‘policia në terren për drogën dhe armët e ftohta!’, Skënder Hita ultimatum drejtorive të komisariateve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vizita në Pekin, kush është miliarderi që Trump kërkoi lirimin nga burgu dhe u refuzua nga homologu kinez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skema 10 milionë euro e AKSHI-t për biskota e çokollata, SPAK heton edhe rolin e Tatimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!