AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Cameron ngre alarmin: Rusia, përmes veglës së saj Serbisë, do të destabilizojë rajonin

by SHT Media
09/01/2024
in Botë
6
0
Cameron ngre alarmin: Rusia, përmes veglës së saj Serbisë, do të destabilizojë rajonin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Camreon, pasditen e së martës gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit britanik, ka treguar sërish se sulmi terrorist në Banjskë dhe takimi me trupat britanike që kanë zbarkuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it, qenë ndër arsyet kryesore të vizitës madhore, javën e parë të vitit.

Cameron ende është i rezervuar në dhënien e detajeve se çfarë me saktësi ndodhi në Banjskë më 24 shtator 2023. Është i bindur se është parandaluar një sulm edhe më i madh.

“Sulmi i Banjskës ka mundur të jetë një ngjarje e rëndë, nëse shihni numrin e armëve të sjella në Kosovë dhe numrin e njerëzve, nëse ky grup nuk do të ishte penguar nga operacioni i Policisë së Kosovës, do të ngjanin një varg sulmesh kundrejt stacioneve të Policisë së Kosovës, post-blloqeve. Ato nuk ishin thjeshtë armë por pajisje të rënda vdekjeprurëse, pra nëse po flisni për rreziqet e këto, bazuar në njohuritë tona… pra jam shumë i vetëdijshëm se çfarë rreziku ka qenë dhe kjo ishte njëra ndër arsyet pse kam dashur të shkoj në Kosovë, të takohem me KFOR-in dhe të takohem me komandantët, trupat britanike dhe ta bëj një vlerësim rreth asaj se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar David Cameron, raporton Klan Kosova.

Sekretari britanik nuk është kursyer së shprehuri qëndrimin aktual të Mbretërisë së Bashkuar, e disi edhe të aleatëve tjerë karshi Serbisë, e cila është ende subjekt i hetimeve nëse shteti ka gisht në agresionin e 24 shtatorit.

“Duhet të shprehim frustrim të madh karshi qëndrimit të Qeverisë së Serbisë. Ne nuk kemi ndryshuar mendim se duhet t’i japim një mundësi Serbisë që të ketë synime euro-atlantike dhe nuk kemi ndryshuar mendim se nëse ata e duan një aso të ardhme, duhet t’u ofrohet. Por e ndjej një frustrim që rritet për faktin se sillen në këtë formë dhe bëjnë këto gjëra dhe duhet të jemi të qartë sa i përket kësaj. Nuk e di nëse BE dhe ShBA ndjenjë të njëjtin frustrim, duhet t’i pyesni ata, por kam vërejtur nervozë edhe tek ata gjatë bisedave sepse ajo që ndodhi në Banjskë ishte rrezik i jashtëzakonshëm”.

Rasti i Banjskës dhe jo vetëm, sipas Cameron, duhet t’i shërbejë perëndimit për ta rishikuar qasjen e tij ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, natyrisht edhe në Kosovë, i bindur edhe për qëllimet e Rusisë për destabilizim, për të cilat tha se po përdorë veglat e saj në Ballkan, përfshi Serbinë.

“Pozicioni i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është marrë në një kohë para invazionit rus në Ukrainë dhe duhet të mendojmë shumë se çfarë ka ndryshuar sepse padyshim se Rusia dëshiron që të bëjë më shumë për ta destabilizuar Ballkanin, dëshiron të bëjë më shumë përmes veglave të saj, përfshirë Serbinë, dëshiron ta shndërrojë atë zonë në një vend më pak të sigurt, andaj ne duhet të ngremë lojën tonë, rreth asaj që mund të bëjmë për ta mundur atë”, u shpreh Sekretari i Jashtëm britanik.

Gjatë raportimit të së martës u bë zyrtarisht e ditur se një shtet nga 5 vendet aleate, jo Mbretëria e Bashkuar, ka përfunduar raportin e detajuar mbi ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por nuk ka vullnet për t’i shpalosur gjetjet. /Klankosova.tv

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit
  • Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
  • Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.