AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Buxheti/ Kumbaro në Kuvend: Rritja më e madhe për arsimin e lartë, 11500 studentë përfitojnë nga paketa e mbështetjes financiare!

by Alb Times
18/11/2026
in Politikë, Sociale
6
0
Buxheti/ Kumbaro në Kuvend: Rritja më e madhe për arsimin e lartë, 11500 studentë përfitojnë nga paketa e mbështetjes financiare!

Foto: Politika

6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro kërkoi votimin e projektbuxhetit për arsimin, buxheti historik më i lartë ndonjëherë, ku rritjen më të madhe e përfiton Arsimi i Lartë.

“Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliard lekësh, afërsisht 748 milion euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin qe miratuam një vit më parë. Nëse e shohim sektorin e arsimit në tërësi, totali i vitit 2027 është 3,8 miliard lekë më shumë se buxheti fillestar i 2026-s”, tha ministrja Kumbaro duke theksuar se rritjen më të madhe e merr arsimi i lartë, ndërsa rritet mbështetja financiare për studentët dhe për herë të parë, kjo mbështetje zgjatet edhe në ciklin e studimeve Masëter.

“Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë absolute: 14,23 miliard lekë, afërsisht 157 milion euro, pra 1,25 miliard më shumë se në 2026, një rritje prej 9,6%. Bashkë me të ardhurat e vetë universiteteve publike, fondet totale arrijnë 17,5 miliard lekë ose 191 milionë euro.

Tarifat e shkollimit kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2018, dhe Pakti për Universitetet na angazhon t’i mbajmë në nivele të përballueshme.Edhe në tarifat që studentët paguajnë, nuk përfaqësojnë koston reale të një programi studimi. Aq sa paguajnë studentët, mesatarisht përfaqëson rreth 8,5% të tarifës reale të studimit, ndërsa buxheti i shtetit mbulon koston më të madhe prej 91,5%.

Nga ana tjetër, 1 në 2 studentë nga universitetet publike nuk paguajnë tarifë të plotë, nga pjesa që u takon për të paguar. Mbi 10 mijë studentë nuk paguajnë fare tarifë, ndërsa mbi 27 mijë studentë paguajnë gjysmë tarife nga ajo që i takon studentit për të paguar!

Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master.

Kjo paketë mbështetje suporton mbi 11,500 studentë në tri kategori. 5.900 studentë nga familjet në nevojë marrin 25.000 lekë në muaj. 5.500 studentë me notë mesatare 9–10 marrin 10.000 lekë, dhe177 studentë të programeve me përparësi kombëtare marrin 50.000 lekë në muaj, me një ndryshim thelbësor sepse tanimë skema e mbështetjes financiare edhe për studentët e programeve prioritare, zgjerohet edhe në ciklin master” tha ministrja.

Edhe arsimi parauniversitar do të ketë një rritje prej 1 miliardë lekë më shumë, ku vëmendje merr arsimi gjithëpërfshirës dhe zgjerimi e financimi me 500 milionë lekë i programit “Pas Shkolle”.

“Një prej nismave më të rëndësishme lidhet me vendosjen e një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. E kemi pasur këtë raport 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2027, e çojmë 1 mësues për 1 fëmijë. Dhe është një program shumë ambicioz, duke pasur parasysh se nga 4,500 nxënës me aftësi ndryshe që kemi pasur në sistemin parauniversitar, për këtë vit shkollor shifra është rritur në 6039 fëmijë me aftësi ndryshe. Programi “Pas shkolle” do të vijojë duke u zgjeruar edhe me dy orë në ditë, duke e shtuar kohën e qëndrimit të fëmijëve në shkollë maksimalisht deri në orën 17:00, por edhe duke ofruar module të reja”, tha ministrja.

Për sa i përket Kërkimit Shkencor, minsitrja Kumbaro tha se është fusha me rritjen më të lartë në raport me vetveten. programi financohet me 2,27 miliard lekë, afërsisht 25 milion euro, me një rritje 28,2%. Investimet kapitale nga buxheti i shtetit pothuajse dyfishohen, nga 350 në 650 milion lekë.

 

Tags: KryesoretPolitikëSociale
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale

19/11/2026

“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

18/11/2026

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

18/11/2026

“Nuk eksperimentojmë me Tiranën”, kë kanë në mendje demokratët për bashkinë më të madhe?

18/11/2026

Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?

18/11/2026

Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë

18/11/2026

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin!

18/11/2026

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

18/11/2026

Sherr fqinjësh në Gjirokastër, komshiu s’i lejon portën e garazhit në pronën qindra vjeçare

18/11/2026

“Në 2018, Irani tentoi atentat në Shqipëri”, Karamuço: Rrezik, radikalizimi në Evropë dhe Ballkan

18/11/2026

Buxheti 2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural/ Salla prezanton fondin prej 18 miliardë lekësh, 10% më shumë se në vitin 2026

18/11/2026

Samiti për Ukrainën në Berlin/ Rreth 20 liderë dhe negociatorët mblidhen për garancitë e sigurisë dhe bisedimet e paqes

18/11/2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur!

18/11/2026

Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!

18/11/2026

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg!

18/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale
  • “Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.