AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

by SHT Media
25/01/2026
in Politikë
6
0
Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama njoftoi në podcastin e tij “Flasim” se viti 2026 është një moment kyç për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi rëndësinë e paketës së re ligjore që përfshin nisma për forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e transparencës dhe përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve.

“Ky është një vit kyç për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Është një moment vendimtar për procesin dhe për përparimin e Shqipërisë në rrugën e negociatave. Dhe këtë javë, pikërisht për këtë arsye, është prezantuar edhe paketa e re, me një duzinë nismash ligjore që shkojnë në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, rritjes së transparencës dhe përafrimit të mëtejshëm të legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian dhe këto janë nisma që përfshijnë fusha thelbësore si; lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, forcimi i institucioneve, dhe nuk janë thjesht detyrime në letër, që natyrisht janë edhe detyrime në kartën e ligjit që burojnë nga negociatat, por janë dhe një investim i mëtejshëm në besimin e qytetarëve dhe në funksionimin e shtetit ligjor.

Ky është një vit kur Shqipëria duhet me patjetër të provojë se është e gatshme, jo vetëm t’i kalojë reformat, por dhe t’i jetësojë ato, duke pasur parasysh që të gjithë çdo ditë, në çdo hap, se ky moment nuk mund të humbet”, u shpreh Rama.

Ai njoftoi gjithashtu nisjen e një turi dëgjesash publike nga Ministri i ri i Bujqësisë me fermerët në të gjithë vendin, për hartimin e Skemës Kombëtare të 2026.

Rama shtoi se përgatitjet për financimet do të mbështeten edhe nga Banka e re e Zhvillimit, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe vlerës së shtuar në sektorin bujqësor.

“Këtë javë ka nisur edhe një tur dëgjesash publike i Ministrit të ri të Bujqësisë, me fermerët në të gjithë vendin, që ka si qëllim hartimin e Skemës Kombëtare të 2026, pra, kanalizimin e të gjithë buxhetit dhe të të gjitha burimeve të financimit të bujqësisë, duke hartëzuar të gjithë hapat së bashku me fermerët dhe duke hapur rrugën e forcimit të të gjitha urave që ne i kemi ngritur me komunitetin sipërmarrës të fshatit, edhe me ata që punojnë si bujq në tokën e tyre përmes dëgjimit të çdo shqetësimi dhe pastaj sintezës mbi idetë.

Është vit shumë i rëndësishëm në aspektin buxhetor dhe në aspektin financiar, sepse potenciali për të disbursuar, jo thjesht fondet e buxhetit fillestar, por një volum shumë më të madh financimi është aty, sepse nuk është vetëm buxheti i shtetit, është linja e kredisë e garantuar nga Banka e Shqipërisë, është nga ana tjetër, AZHBR-ja, është AgroKrediti, është edhe një tjetër injeksion financimi që ne do të bëjmë, përgatitja për të cilën fillon tani, përmes Bankës së re të Zhvillimit, kështu që na duhet me patjetër që të adresojmë nevojat dhe t’i kanalizojmë këto financime, aty ku ka më shumë efikasitet dhe aty ku do të prodhojë më shumë vlerë të shtuar”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.