• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Brukseli kryeqytet i kokainës? Ndikimi i bandave shqiptare dhe marsejeze në luftën për territore

15/02/2024
in Kronikë
Brukseli kryeqytet i kokainës? Ndikimi i bandave shqiptare dhe marsejeze në luftën për territore

Kokaina dhe krak-u vazhdojnë të rrjedhin lumë. Të shtënat mes bandave rivale gjëmojnë afër zemrës së Brukselit. Policia kap drogën dhe arreston trafikantë pothuajse çdo ditë, por trafikantët vazhdojnë të kthehen sërish dhe popullsia është e ngopur nga të shtënat e armëve.

Ndërsa sasitë rekord të kokainës po kapen në Evropë, krimi i dhunshëm i lidhur me drogën po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në kryeqytetin e Bashkimit Evropian.

“Ne jemi kundër organizatave të ngjashme me mafien,”, tha Jean Spinette, krye bashkiak i distriktit Saint-Gilles, ku një burrë u vra një ditë më parë, në kulmin e luftës disaditore midis trafikantëve të drogës.

Një nga të shtënat në Saint- Gilles ndodhi, një ditë përpara Kreshmës, kur shumë shkolla janë mbyllur për të mos lejuar fëmijët të dalin në rrugë. Seria e incidenteve ka alarmuar mbarë kombin.

“Ne duhet të vazhdojmë të investojmë në siguri,” u tha gazetarëve të enjten Ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden.

“Ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë se ky nuk është një luks i panevojshëm.”

Në Antwerp, porta kryesore për kartelet e kokainës për Amerikën Latine në kontinentin Evropian, dhuna e bandave ka qenë e përhapur prej vitesh.

Me përdorimin e drogës në rritje në të gjithë vendin, autoritetet federale thonë se trafikimi po depërton me shpejtësi në shoqëri. Pothuajse çdo ditë, zyra e prokurorit publik të Brukselit njofton arrestime të reja dhe sekuestrime të mëdha droge dhe parash.

“Është e qartë se këto janë çështje serioze që merren shumë seriozisht,” tha zyra.

Përhapja në rritje e kokainës dhe tregtia e hapur dhe përdorimi i drogës në disa lagje qendrore gjatë vitit të kaluar, kanë përkeqësuar një situatë tashmë të keqe deri në atë pikë sa vjedhjet e vogla, zënkat dhe ngacmimet e turistëve janë bërë lajmet kryesore të përditshme në vendin me 11.5 milionë banorë.

Në vitin 2023, shtatë persona u vranë dhe 131 u plagosën në Bruksel, dhunë kjo e lidhur me drogën, sipas shifrave të policisë të cituara nga gazeta Le Soir.

Vitin e kaluar, policia federale i kushtoi gati 25% të kapacitetit të saj hetimor rasteve të lidhura me drogën në të gjithë vendin, sipas të dhënave të reja të publikuara të enjten.

Spinette tha se nevojitet veprim urgjent për të luftuar organizatat kriminale me lidhje ndërkufitare. Në Bruksel, ndikimi i mafiozëve nga Shqipëria dhe qyteti francez i Marsejës është veçanërisht i fortë.

“Jam i bindur se policia dhe sistemi i drejtësisë mund të jenë të suksesshëm kundër këtij problemi,” tha ministri i Drejtësisë, Paul Van Tigchelt.

Vitin e kaluar, një bos i dyshuar droge nga Marseja u arrestua në Bruksel. Burri ishte subjekt i dy urdhër-arresteve evropiane, njëri prej të cilëve kishte një dënim me 12 vjet burg.

“Ne nuk po flasim për një marrëveshje të vogël lagjeje, apo për një biznes të vogël anësor,” tha Spinette, duke folur për rrjetin televiziv RTBF.

Ai tha se problemi duhet të trajtohet në rrjedhën e sipërme duke çmontuar rrjetet dhe u kërkoi autoriteteve të ndjekin penalisht kriminelët më shpejt për të shmangur “mosndëshkimin”.

Me gjithë zbutjen përgjatë disa rrugëve të mbushura me dyqane, bare dhe restorante, pjesë të mëdha të Saint- Gilles mbeten të varfra.

Vendndodhja e tij qendrore gjithashtu e bën atë një vend të përshtatshëm për tregtarët dhe shpesh përshkruhet nga banorët dhe zyrtarët si një “portë droge”.

Krye bashkiaku tha se trafikantët kthehen vetëm pak orë pas të shtënave, duke zemëruar banorët.

“Ata kanë përshtypjen se asgjë nuk po bëhet,” tha Spinette.

“Trafikantët kthehen brenda një minute. Ka një ndjenjë të pandëshkueshmërisë totale. Një ndjenjë se janë të sigurt nga gjithçka, se po tallen me policinë.”

Vrasja e të mërkurës ndodhi pranë një sheshi që është kthyer në një pikë grumbullimi për të varurit nga droga dhe trafikantët.

Pas operacioneve të policisë vitin e kaluar për të pastruar portën kryesore hekurudhore të Belgjikës, Stacionin Midi të Brukselit, zona e Porte de Hal ka parë një fluks përdoruesish që prishin jetën e banorëve dhe pronarëve të dyqaneve.

“Vërtet ra në qetësi në hapësirën e katër, pesë muajve,” tha një pronar biznesi i cili kërkoi të mos identifikohej për arsye sigurie.

“Ditën tjetër, një djalë po bënte injeksion pranë dyqanit tim. Është një djalë tjetër që vjen shpesh në dyqan me fytyrën e gjakosur. Shumë pronarëve këtu u janë thyer xhamat e dyqaneve. Kjo është e padurueshme.” AP

Më të lexuarat

  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Ekonomia shqiptare në rritje, kredia arriti 10 miliardë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Guvernatori Sejko: Kreditimi u rrit me 15% në vit, bizneset e vogla ende hasin vështirësi për kredi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP! Mimoza Ahmeti puth në buzë Ilir Shaqirin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar vendimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!