• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Bombardohen kafene, shkolla e spitale. Trump kërkon paqe, Netanyahu intensifikon sulmet në Gaza

01/07/2025
in Botë
Bombardohen kafene, shkolla e spitale. Trump kërkon paqe, Netanyahu intensifikon sulmet në Gaza

Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump kërkon arritjen e një armëpushimi në Gaza, Benjamin Netanyahu intensifikon sulmet.

Forcat izraelite bombarduan një kafene, një shkollë dhe një qendër të shpërndarjes së ndihmave gjatë orëve të fundit, duke vrarë të paktën 95 palestinezë. Të paktën 60 prej tyre ishin viktima të sulmeve që shënjestruan qytetin e Gazës dhe veriun e territorit.

39 persona mbetën të vrarë pas bombardimit të një kafeneje të famshme buzë detit, Al-Baqa, ku zakonisht qëndrojnë të rinj, aktivistë dhe gazetarë për shkak të qasjes që ofron ndaj internetit. Mes viktimave atje është një gazetar, e po ashtu gra e fëmijë që ishin mbledhur në kafene.

Një dëshmitar tha se avionët izraelitë kishin bombarduar lokalin: “Papritur dëgjuam një shpërthim të fortë dhe nisëm të vraponim. Gjetëm kufoma të shpërndara në det. Kjo është një zonë publike ku njerëzit vijnë për të gjetur pak shpëtim. Por, prapë u bë shënjestër sulmesh”.

Bombardimi rrafshoi kafenenë dhe la një krater të madh në tokë. Al Jazeera raporton se sulmi kishte ndodhur pa paralajmërim. Po ashtu, të hënën forcat izraelite goditën edhe një magazinë ku shpërndaheshin ndihmat në lagjen Zitoun të qytetit të Gazës.

Ndërkohë, në Gazën qendrore ushtria sulmoi oborrin e spitalit të Al-Aqsa, ku mijëra familje të shpërngulura kishin gjetur strehim. Në Gazën jugore një sulm izraelit vrau të paktën 15 palestinezë që prisnin për ushqim në qendrat e shpërndarjes së ndihmave, ndërsa 50 të tjerë u plagosën. Sipas raportimeve, të paktën 600 palestinezë kanë mbetur të vrarë ndërsa prisnin për ushqim, që kur SHBA dhe Izraeli morën kontrollin e shpërndarjes së ndihmave.

Paralelisht me bombardimet, Izraeli vijon edhe ofensivën tokësore me tanket që kanë avancuar në zonat lindore të qytetit të Gazës. Intensifikimi i sulmeve vjen teksa zyrtarë izraelitë kanë udhëtuar në Uashington për bisedime lidhur me një armëpushim të mundshëm. Mes trysnisë në rritje për t’i dhënë fund luftës, kryeministri Netanyahu pritet të mbledhë së shpejti kabinetin e sigurisë për të përcaktuar hapat e radhës në Gaza.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!