• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

20/02/2026
in Kronikë
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Gjatë një konference për shtyp, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, iu përgjigj interesimit të gazetarëve edhe sa i përket çështjes së monopatinave, të cilat janë bllokuar për qarkullim. Ministrja tha se vendimi për të ndaluar lëvizjen e tyre derisa të bëhhet rregullimi me ligj është i duhur.

“Nëse do më pyesnit sërish do ju them me bindje që është vendimi i duhur për të ndaluar qarkullimin e monopatinave deri në momentin kur lëvizshmëria e tyre do të rregullohet me ligjet e duhura”, tha ajo.

Sipas saj, rastet ku monopatinat ishin përfshirë në aksidente ishin rritur ndjeshëm. Sa i përket ligjit që do të rregullojë lëvizjen e tyre, Koçiu u shpreh se po punohet. Ajo theksoi se për qeverinë ka më shumë rëndësi sigurua dhe jeta e qytetarëve.

“Unë e kam thënë, po punojmë për të. Nuk është çështje kaq e thjeshtë sepse është një gjë të vendosësh shpejtësinë atje, pajisjet me të cilat duhet të lëvizë çdo përdorues, por kërkon një studim të thelluar lidhur me rrugët, sheshet apo infrastrukturën për të lejuar lëvizshmëri të sigurt të monopatinave dhe kërkon gjithashtu një kulturë shumë të mirë të përdorimit të tyre. Ka plot prindër që na falenderojnë për faktin që i kemi hequr monopatinat dhe nuk po i lejojmë të përdoren pa kriter. E kuptoj edhe shqetësimin që krijon për mosvajtjen e shpejtë në punë, por siguria dhe jeta është më e rëndësishme se kapja e orarit të punës”, tha Koçiu.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

    Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet u ngritën mbi një raport fantazish, ja çfarë bisedova me Donald Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je e paaftë, unë kam 30 vite karrierë”/ Plas sherri mes Ermiona Lekbellos dhe Soni Malajt! Fermerja: Ta ka bërë mirë Jonida Maliqi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet e vërteta, ja sa para do të fusë realisht në xhep Selin nga çmimi i madh i “BBVA 5

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mateo ndryshon mendimin për Selinën: Nuk e meritonte fitoren!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!