• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Blinken i vuri kapak iluzioneve se ka plan B apo C për Shqipërinë

17/02/2024
in Opinion
Blinken i vuri kapak iluzioneve se ka plan B apo C për Shqipërinë

Nga Artur Zheji

Ai është një ujk i sprovuar i politikës së jashtme amerikane. Është njeriu i krizave të forta, që ai i zgjidh me elegancën e një kirurgu të operacioneve të thella, duke mbajtur në duar një bisturi të posaçme.

Në këto kohë, Antony, është një kockë e fortë e administratës e presidentit 80 vjeçar Biden, sepse është i kudondodhur dhe efikas. Në çdo teatër krize, ku janë të përfshira interesat amerikane, përpara se të mbrrijnë aeroplanmbajtëset e flotave dhe aeroplanëve strategjikë, sigurisht që paraprin Blinken.

Në Shqipëri ai erdhi se duhej të vinte, kush thotë ndryshe është vetëm budalla, ose shpërndan qëllimisht në ajër një budallallëk.Se përse duhet të vinte, fshihet në bisedën 90 minutëshe kokë më kokë me Ramën. Porse lehtësisht merret me mënd se biseda duhet të ketë qenë krejtësisht gjeo-politike, që domethënë:

a. Kosova dhe tensionet me Serbinë e Vuçiçit, që në perëndim konsiderohet lideri më i moderuar që Serbia mund të pjellë këto kohë.

b. Baza operative e Kuçovës.

c. Koordinimi përmes Tiranës, i faktorit shqiptar në Ballkan.

Situata e brendshme politike nuk rezulton të ketë qenë temë. Dhe për të larguar çdo iluzion, ai, “kirurgu” i krizave më të rëndësishme të Planetit Tokë, nuk kurseu asnjë kompliment publik dhe bujar për Kryeministrin shqiptar.

Kush thotë ndryshe ja fut kot. Me dashje ose pa dashje. Dhe këtë amerikanët nuk e bëjnë për herë të parë këtu te ne. Le të kujtojmë se si Bushët, rikthyen në pushtet Berishën në vitin 2005, edhe pas marrëzisë së viteve ’97 dhe ’98.

Blinken në këto orë qëndrimi në Tiranë, i vuri kapak iluzioneve se: Superfuqia është duke menduar ndonjë plan B apo plan C, për Shqipërinë e sotme.

Në optikën e tyre, Tirana zyrtare është “OK” për ta. Opozita dhe SPAK-u, le të bëjnë detyrat e tyre, për të mbajtur të shëndetshme shoqërinë shqiptare dhe për të luftuar sëmundjen ndërkombëtare dhe trasversale të korrupsionit.

Blinken bëri çmos që të thotë hapur dhe pa ekuivok se: “Rama is our guy!”, të tjerat janë komente që mbushin vakumet virtuale…

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!