• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

13/03/2026
in Botë
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.

“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, tha Vuçiç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë. Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një raketë kineze ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi, me shenjën CM-400. Tjetri, sipas raportit, mbante një bombë ajrore LS-6, gjithashtu të prodhuar në Kinë. Vuçiç tha se avionët me raketat kineze ishin “filmuar rastësisht”. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit se sa kushtuan raketat kineze.

“Raketat janë tmerrësisht të shtrenjta. Ne i morëm me një zbritje të vogël”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se rrezja e tyre është 200 deri në 400 kilometra dhe se ato janë raketa me fuqi të madhe shkatërruese. Ndaj kësaj blerjeje reagoi kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviç. Ai tha se vendi i tij – anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s – do të flasë me aleatët e tij për këtë çështje.

“Ne do të flasim me partnerët tanë në NATO dhe do t’i paralajmërojmë për armët e tilla, të cilat janë risi në arsenalin e Ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviç.

Megjithatë, ai shtoi se nuk pret që një armë aq e fuqishme të përdoret ndonjëherë kundër vendeve fqinje, si Kroacia apo ndonjë shtet tjetër. Serbia, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni, po e zgjeron bashkëpunimin e saj ushtarak me Kinën.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviçit, Vuçiç tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”. Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”. Shtoi se, gjatë një vizite në Indi në mes të shkurtit, Pllenkoviç e ka siguruar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

“E dëgjova dhe kaq. Por, a kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam”, tha Vuçiç.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një d eklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë./REL

Më të lexuarat

  • Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika e Edi Ramës për të lëvizur: Është ‘shah’ nga të gjitha anët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë! (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ngushtica strategjike e Shqipërisë, drejt duarve të oligarkëve të huaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erzen Breçani përlau para publike nga burgu, 50 milionë euro tendera përmes kompanisë në emrin e vëllait, pastrim parash dhe kontrata korruptive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!