AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shkodër/ I shpallur në kërkim, kapet 26-vjeçari teksa tentonte të largohej, në pranga edhe dy të rinj

by Alb Times
18/10/2026
in Kronikë
6
0
Shkodër/ I shpallur në kërkim, kapet 26-vjeçari teksa tentonte të largohej, në pranga edhe dy të rinj

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 26-vjeçar i dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar në Shkodër, teksa tentonte të largohej me një automjet. Në pranga kanë përfunduar edhe dy të rinj që dyshohet se po e ndihmonin t’i shmangej policisë.

Roland Gjoni, 26 vjeç, banues në fshatin Bleran të Shkodrës, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, më 14 tetor 2026, e kishte dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burg për prodhim, shitje dhe kultivim të narkotikëve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

26-vjeçari u kap gjatë operacionit policor të koduar “Last Travel”, teksa udhëtonte me një automjet që drejtohej nga Pashk Prendi, 30 vjeç, ndërsa pasagjer ishte Ornel Sadria, 19 vjeç.

Të dy të rinjtë, banues në Fushë Arrëz, u arrestuan pasi dyshohet se po ndihmonin Gjonin të largohej për t’iu shmangur kapjes nga policia. Ata dyshohen për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pukë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë 

“I dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.

Arrestohen edhe 2 shtetas që dyshohet se e ndihmonin të largohej.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Last Travel”. Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u arrestua shtetasi R. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 14.10.2026, e ka dënuar përfundimisht këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim, në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

26-vjeçari u lokalizua dhe u kap teksa tentonte të largohej me një automjet me të cilin udhëtonin edhe shtetasit P. P., drejtues i automjetit, dhe O. S., pasagjer.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan edhe shtetasit P. P., 30 vjeç, dhe O. S., 19 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se ndihmonin shtetasin R. G. për t’iu shmangur kapjes nga shërbimet e Policisë. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Kronikë

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Opozita është e paaftë”, Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

18/10/2026

Protestat në Paris/ Një demonstrues humb jetën, arrestohen 855 persona

18/10/2026

Shkodër/ I shpallur në kërkim, kapet 26-vjeçari teksa tentonte të largohej, në pranga edhe dy të rinj

18/10/2026

Presidenti Begaj takohet me krerët e komuniteteve fetare

18/10/2026

Selanik/ 47-vjeçarja denoncon partnerin shqiptar për dhunë dhe përdhunim

18/10/2026

Pas sulmit me zjarr, Gjykata e Lartë blindon dritaret me barriera hekuri

18/10/2026

Arrestohet taksisti në Dibër, transportonte kallashnikov dhe pistoletë drejt Maqedonisë së Veriut

18/10/2026

“Shqiptarët po zgjohen”/ Ideologu i Putinit komenton protestat në Shqipëri

18/10/2026

Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake (VIDEO)

18/10/2026

78 protestuesit e arrestuar para gjykatës, zbardhen emrat e tyre

18/10/2026

Mbrëmë iu vu zjarr rendit kushtetues!

18/10/2026

Rama: Kjo rini është peng i grupit të zjarrit, pas dhunës fshihen duar të huaja

18/10/2026

Kaos në Milano, të rinjtë përplasen me policinë në Piazza Duomo: Gurë, bomba artizanale dhe gaz lotsjellës

18/10/2026

Pamje nga shkatërrimet pas protestës, Gjykata e Lartë e shkrumbuar, dëme edhe në banka e biznese

18/10/2026

Rama fton studentët në dialog: Kush dëshiron të më takojë, jam gati në Kryeministri apo fakultet

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Opozita është e paaftë”, Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027
  • Protestat në Paris/ Një demonstrues humb jetën, arrestohen 855 persona

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.