Një numër i papërcaktuar njerëzish kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur në një zjarr në një nga bazat më të mëdha ushtarake të Kanadasë, në provincën e Albertës, tha dje, të shtunën (ora lokale), Ministri i Mbrojtjes i vendit, David McGuinty.
“Më vjen keq të njoftoj se ka pasur vdekje dhe lëndime si pasojë e një incidenti” në bazën e Forcave të Armatosura Kanadeze në Wainwright, u tha McGuinty gazetarëve në kryeqytetin Ottawa.
Ai nuk specifikoi numrin e të vdekurve ose të plagosurve, as shkaqet e situatës “tragjike” në bazë, e cila ndodhet në pjesën lindore-qendrore të provincës, rreth 210 kilometra në lindje të Edmontonit.
Një zjarr i madh ishte ende duke u djegur të shtunën në mbrëmje, tha ai, duke shtuar: “Nuk më kujtohet të ketë ndodhur një incident i ngjashëm në të kaluarën e afërt.”
Ushtria kanadeze dhe Policia Mbretërore Kanadeze e Kalëruar po hetojnë incidentin, tha McGinty.
Kryeministri Mark Carney tha në një postim në rrjetet sociale se qeveria federale po “bashkëpunon ngushtë me qeverinë e Albertës dhe autoritetet lokale”.
Canadian Prime Minister Mark Carney announced just after 8 pm ET that a “serious incident” sparked an “major fire” at Canadian Forces Base near Wainwright, Alberta.
There’s a lot of speculation online about what happened, but it hasn’t been officially confirmed. Monitoring closely. https://t.co/5d0zpFHAHL
— AZ Intel (@AZ_Intel_) October 18, 2026
The post Kanada, viktima dhe të plagosur nga zjarri në bazën ushtarake (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë
Burimi: Lajme ndërkombëtare
