• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Binjakëzimi i Bashkisë Mirditë me komunën e San Cosmo Albanese/ Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve

22/12/2024
in Politikë
Binjakëzimi i Bashkisë Mirditë me komunën e San Cosmo Albanese/ Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ishte sot në Mirditë, ku mori pjesë në formalizimin e binjakëzimit mes Bashkisë së Mirditës dhe Komunës arbëreshe të San Cosmo Albanese të Italisë, një iniciativë e tij për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve.

“Më vjen mirë që sot jam së bashku me Kryetarin e Fondacionit Arbëresh të Kalabrisë, me Kryetarin e Bashkisë së San Cosmo Albenese dhe Kryetarin e Bashkisë së Junikut në Kosovë. E ku më mirë se në Mirditë mund të bëhen bashkë Arbëria, Shqipëria dhe Kosova. Unë ndihem mjaft i lumtur që më së fundi është një vend ku ne jemi bashkë. Së bashku mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira. Ku ka vullnet dhe dëshirë, gjithmonë gjenden mundësi dhe këto mundësi gjithmonë duhet të shfrytëzohen në të mirë të qytetarëve”.

Presidenti Begaj përgëzoi Kryetarin e Bashkisë së Mirditës, zotin Albert Melushi, për projektin e përbashkët me Komunën e Junikut, “Mirditë-Junik”, një iniciativë për të krijuar një infrastrukturë të qëndrueshme turistike në zonën ndërkufitare, e mbështetur nga Bashkimi Evropian.



“Në fakt, nuk ka si të gjesh më mirë se Mirdita. Në Mirditë je në vendin e historisë, në vendin e patriotizmit dhe në vendin e mikpritjes e të bujarisë. Projekti i quajtur Arbëria, Albania dhe Italia, në kuadër të të cilit u zhvillua binjakëzimi midis dy bashkive, është një projekt madhor. Sot në Mirditë dua t’i jap udhë një tjetër iniciative për bashkimin e vlerave të shqiptarëve kudo janë, për ruajtjen e vëllazërisë, të kulturës e të traditës sonë, që do ta pagëzoj me emrin “Rrënjët”.

Ashtu siç ushqejmë rrënjët që të rritet pema e të kemi frytet e saj, kështu ne së bashku do të punojmë për të forcuar lidhjet ndërshqiptare. Duhet të punojmë që këtë bashkëpunim ta forcojmë, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbështesim njëri-tjetrin”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Në festivalin që u organizua në sheshin e Mirditës, “Abat Doçi”, Presidenti i Republikës uroi Krishtlindjen për çdo qytetar të Mirditës dhe të Shqipërisë.

“Për mua është vërtet kënaqësi e madhe të jem sot këtu në Mirditë.

Është kënaqësi e veçantë të jem këtu në prag Krishtlindjeje dhe dua të uroj secilin nga ju gëzuar Krishtlindjen!

Qoftë një vit i mbarë 2025-ta, sa më i lumtur! Uroj paqe, mirësi, dashuri dhe shumë mirëqenie për secilin nga ju! Gëzuar!

Presidenti vizitoi edhe panairin e ngritur në shesh të qytetit ku u takua dhe përgëzoi mjeshtrat mirditorë që punojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!