AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Berisha i pakopjueshëm”, Bylykbashi tregon ambicien e tij për kryetar të PD-së dhe çfarë i duhet partisë

by SHT Media
04/10/2025
in Politikë
6
0
“Berisha i pakopjueshëm”, Bylykbashi tregon ambicien e tij për kryetar të PD-së dhe çfarë i duhet partisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A do të largohet Berisha nga drejtimi i Partisë Demokratike? Apo a do të garonte Oerd Bylykbashi për kryetar të kësaj force politike? Këtyre pyetjeve nënkryetari i selisë blu iu dha përgjigje në “Çdo kënd” me Merita Hakjan në A2 CNN, teksa foli për analizën që i duhet partisë, hyrjen e të rinjve dhe rikthimin e demokratëve në pushtet. 

I pyetur se pse Berisha nuk zbatoi statutin për t’u larguar nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Bylykbashi theksoi se Berisha ka dhënë prova në 2013, ndërsa i mëshon qëndrimit se zgjedhjet e këtij viti, sipas tij, ishin një farsë. Ai sjell në vëmendje edhe debatin me Bashën në zgjedhjet e vitit 2021. 

“Berisha e ka provuar që kur humbet zgjedhjet, ikën. E ka bërë në 2013 ato ishin zgjedhjet e mira në Shqipëri në aspektin teknik, nuk ka patur kundërshti. Ajo dispozitë në statut flet kur humb zgjedhjet, qëndrimi ka qenë që këto zgjedhje kanë qenë farsë. Problemi në 2021, në debatin me Bashën i kam thënë mos fol për masakër se ti bërë gjithçka për të shkuar në këtë masakër, doli nga parlamenti, heqja e koalicionit se e hoqi në 2017 de facto me marrëveshjen e 17 majit”, tha Bylykbashi në A2 CNN. 

Në Çdo kënd me Merita Haklajn ai foli për urgjencën e PD-së për kthimin në pushtet, për afrimin e elektoratit gri dhe hapjen e partisë. Bylykbashi e shikon të nevojshëm kthimin te statuti i 11 dhjetorit për funksione me zgjedhje dhe veprim kolegjial. 

“Funksionet e zgjedhura të lidershipit të PD kanë ende një afat kohor. Uroj që rikthehemi fort te koncepti që funksionet në PD janë të zgjedhura. Unë mendoj që kutia e votimit është ajo që bën bashkë, por kjo ka edhe parakusht që edhe ku zgjidhesh të jetë një vlerë. Statuti i 11 dhjetorit është nevoja për fuqizimin e kolegjialiteteve në PD. Por me çelës, hyrja nga i ri te të vjetrit është gjithmonë e dëmshme. Proceset duhet të jenë patjetër që të favorizojnë të rinjtë. Nuk është parlamenti ai që prodhon lidershipin e PD-së. Fakti që nuk kanë hyrë të rinj nuk do të thotë që u bëre deputet dhe je drejtues i PD aty. Të kuptojmë që ai elektorati gri që nuk lëvizi 135farë ka nevojë që të lëvizë dhe të jetë me ty. Janë të gjitha gjërat që në hartimin e një strategjie, na bëjnë të mundur të çlirojmë energji dhe ajo do të çojë në rinovime të brendshme. Është normale. Jo vetëm ambicie, por edhe nevoja për të ndryshuar, por të bëhen përmes një diskutimi të shëndoshë. Ne duhet të hapim mendjen”, theksoi nënkryetari i PD-së në A2 CNN. 

Teksa e konsideron të pakopjueshëm liderin demokrat, Sali Berisha, Bylykbashi përgjigjet nëse ka  ambicie për kryetar të PD-së, ndërkohë që kreu demokrat e ka bërë të qartë se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. 

“Nuk e kam shprehur kurrë këtë ambicie, por është proces politik për këdo në faza të caktuara që vjen. Sali Berisha është lideri demokrat që ka prodhuar energjinë e brendshme dhe është i pakopjueshëm. Kush e kopjon dështon. Na duhet një lider që i bën bashkë. Deri më sot siç i ka bërë Berisha bashkë, një revolucion politik që nuk ndodh lehtë. Duke qenë bashkë të synojmë fitoren. Nuk është historia kush fiton, por sa ky kryetar e çon partinë në fitoren e zgjedhjeve. Berisha e ka bërë të qartë që do kandidojë edhe në zgjedhjet e ardhshme dhe kjo është demokracia”. 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro

16/09/2026

Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje

16/09/2026

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

16/09/2026

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skye Ecc i zbuloi pasuri të fshehura? Flamur Noka drejt arrestimit nga SPAK, aferat dhe pasuria nga i pastrehë tek shtëpia 1 milionë euro
  • Ka mbi 6 muaj pa paguar”, avokatët e Diddy-t kërkojnë të largohen nga padia për shpifje
  • Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.