AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ben Andoni: Nuk ka më PD dhe PS, por partia e Berishës dhe partia e Ramës

by SHT Media
20/08/2025
in Politikë
6
0
Ben Andoni: Nuk ka më PD dhe PS, por partia e Berishës dhe partia e Ramës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari dhe analisti Ben Andoni, në një intervistë për Renaldo Salianjin në studion e News24, komentoi zhvillimet politike në vend dhe pritshmëritë për muajin shtator, kur pritet krijimi i një qeverie të re dhe intensifikimi i aksionit opozitar.

Sipas Andonit, kryeministri Edi Rama synon të formojë një qeveri teknokrate, me qëllimin e shpallur për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Megjithatë, ai paralajmëroi se kjo nismë mund të ketë pasoja të dyfishta.

Ai gjithashtu kritikoi fushatën e qeverisë kundër informalitetit, duke theksuar se nuk mund të luftohet në mënyrë selektive. Sipas tij, Rama ka konsoliduar një pushtet të frikshëm pas tre mandateve të plota.

Sa i përket opozitës, Andoni theksoi se qytetarët nuk e shohin më Partinë Demokratike si një alternativë shprese. Ai tha se PD nuk përfaqëson më bindjet e djathta dhe shumë figura nuk kuptojnë më ideologjinë konservatore.

Ben Andoni: Në shtator pritet një qeveri me teknokratë, sepse Rama ka si qëllim tashmë të shpallur edhe në fushatë për të futur vendin në BE. Kjo nuk është keq në parim. Por teknokratët në vendin tonë tanë janë shumë të bindur dhe nuk marrin vendime vetë. Një nga aktualitetet e tjera është lufta kundër informalitetit, por kjo nuk bëhet në mënyrë selektive. Rama ka mandatin e katërt dhe është i frikshëm, flitet për korrupsion, por nga ka ardhur kur ka tre mandate që drejton vetëm ai.

Shumë qytetarë PD e shihnin si shpresë, por kohët e fundit me ndryshimet në këtë parti nuk e kanë më këtë shpresë. PD nuk identifikohet më me të djathtën, shumë figura nuk e dinë konservatorizmin e kësaj force politike.

Sot nuk ka PS, por ka parti të Ramës, nuk ka PD, por ka parti të Berishës. Ky i fundit nuk mund të mbajë gjithë barrën. Nuk mund të mbrojë një njeri i vetëm gjithë kauzat. Tabaku ishte ndër vetmet zëra kundër buxhetit, por nuk mjafton.

Raportet e KLSH-së duhet të marrin aksion penal jo vetëm raportues. Rama e fashit gjithcka brenda partisë. Edhe ato pak përpjekje të Braces, bien në tokë në djerrë. Nuk ka mekanizma që të ngresh zërin. Por edhe në PD nuk mund të bësh kritika ndaj liderit. Statutet në dy partitë janë të fjetura.

Sa i përket Kosovës, propozimi i zonjës Gërvalla për kryetare Kuvendi të Kosovës, ishte thjesht që nuk dëshirohej edhe sot konstutuimi i Kuvendit, pasi Gërvalla me deklaratat e saj ka sulmuar direkt Selimin që ndodhet në procesin gjyqësor në Hagë. Prononcimet e Gërvallës kanë qenë kontradiktore më herët, ndaj nuk mund të ishte një figurë për në krye të Kuvendit të Kosovës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.