AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

BE: Kosova të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet

by SHT Media
04/02/2024
in Botë
6
0
BE: Kosova të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian i bëri thirrje të dielën Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet ndërsa shprehu shqetësimin lidhur me veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës për mbylljen e komunave paralele të Serbisë në Kosovë.

Autoritetet në Kosovë ditëve të fundit kanë ndërmarrë disa operacione për siç thanë mbylljen e zyreve të strukturave paralele të Serbisë që kanë vepruar brenda Kosovës.

Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla njoftoi gjatë javës përmes rrjeteve sociale se autoritetet e vendit kanë mbyllur komunat e paligjshme që kanë shërbyer për komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës. Ai tha se “koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.

Bashkimi Evropian tha se mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serbë në Kosovë pasi do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Prandaj, Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut në Bruksel”, thuhet në reagimin e Bashkimi Evropian

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde që mbështeti deklaratën e Bashkimit Evropian theksoi se “masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”.

Reagimet e zyrtarëve evropianë pasuan atë të ambasadorit amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier i cili të shtunën në mbrëmje përmes një deklarate akuzoi qeverinë e Kosovës që siç tha me veprimet e tyre të fundit po nxisin tensione etnike në vend të cilat sipas tij po kufizojnë mbështetjen e Shtetet e Bashkuara për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ambasadori Hovenier tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të qeverisë së Kosovës që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë. Ai shprehu edhe shqetësimin edhe për siç tha veprimet e policisë së Kosovës për sekuestrimin e dinarëve serb dhe veturës që transportonte për shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia.

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që hyri në fuqi me 1 shkurt sipas të cilit euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë ka ngritur shqetësimin të diplomatëve perëndimorë se çështja mund të nxisë tensione të reja.

Autoritetet në Kosovë kanë lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb, por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga Kosova që të shtyhet vendimi i Bankës Qendrore menjëherë, i cili nuk është këshilluar paraprakisht.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha të premten gjatë një konference shtypi në Beograd se vendimi i autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb ka për qëllim spastrimin etnik të serbëve ndërsa tha se do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Autoritetet në Kosovë thonë se dinari serb ka qenë gjithmonë i paligjshëm në vend dhe është keqpërdorur nga Serbia për financimin e strukturave paralele që kanë kryer veprime të paligjshme dhe të rrezikshme për shtetin e Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë thanë se duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për këtë çështje, por presidenti serb hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se kjo do të nënkuptonte njohje të pavarësisë së Kosovës që Serbia vazhdon ta kundërshtojë.

/a.d

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.