• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Basha: Berishës vulën, Ramës pushtetin, pazari i ndyrë kundër Shqipërisë. S’dorëzohemi përballë…!

29/06/2024
in Politikë
Basha: Berishës vulën, Ramës pushtetin, pazari i ndyrë kundër Shqipërisë. S’dorëzohemi përballë…!

Lulzim Basha, zhvilloi një takim me krerët e degëve të qarkut Gjirokastër.

Në fjalën e tij, Basha tha se pazari mes Ramës dhe Berishës, ku njëri mban vulën dhe tjetri zgjedhjet e vitit 2025, është në kurriz të shqiptarëve që duan ndryshim.

Duke mos e pranuar këtë paligjshmëri, Basha përsëriti qëndrimin për rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit dhe se kjo rrugë do ndiqet deri në Strasburg. Ndërsa sa i përketë programit të PD, ai tha se do të jetë si alternativë për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.

”Berishës vulën, Ramës pushtetin në 2025, ky është pazari i ndyrë në kurriz të shqiptarëve që duan ndryshim, të demokratëve që u tallën nga Foltorja, me premtime për revolucion, e se do rrëzonin Ramën për 6 muaj, por përfunduan në prehrin e tij.

A mund ta pranojmë ne këtë? Mund të pranojmë paligjshmërinë? Mund të pranojmë mbajtjen me thonjë pas tranzicionit, që ka sikterisur shqiptarët nga vendi, për t’ia lënë vendin një grupi të vogël njerëzish që pasurohen, duke lënë në skamje shumicën dërrmuese të shqiptarëve?!

Ne nuk e pranojmë padrejtësinë, ne do të bëjmë rekurs për të çuar të drejtën në vend, për t’u kthyer demokratëve identietin e tyre euroatlantik, që është gur themeli i historisë sonë dhe boshti i alternativës sonë. Do ta ndjekim këtë rrugë deri në fund, deri në Strasburg, po të jetë e nevojshme. Sidoqoftë, ne do të jemi me çdo kusht në zgjedhje. Programi ynë, që u mirëprit nga të gjitha shtresat e shoqërisë, ekipi ynë, alternativa jonë do jetë në zgjedhje”  – u shpreh Basha.

Basha gjithashtu tha se strukturat jënë në këmbë anembanë vendit dhe njerëz që kanë qëndruar për vlera, parime, për t’i dhënë shqiptarëve një alternativë të shkëputur nga hijet e të shkuarës. Ai shtoi se shqiptarët do të jenë përballë dy rrugëve, përball atyre që janë kundër SPAK, Reformës Zgjedhore dhe që duan të mbajnë në këmbë çorbën e 2008-ës, dhe rruga jonë që është për ndryshim për t’i dhënë fund tranzicionit.

“Strukturat janë në këmbë anembanë vendit. Janë njerëz që kanë qëndruar për vlera, parime, për t’i dhënë shqiptarë ve një alternativë të shkëputur nga hijet e të shkuarës dhe modelet politike të dështuara, që kanë dëmtuar vendin.  Pra, ne jemi gati për përballjen e zgjedhore. Për pak muaj shqiptarët do jenë përballë dy rrugëve. Atë të vjetrën, që nuk të çon askund, në të cilin ecin ata që janë në luftë me SPAK për të mbajtur në këmbë një sistem të korruptuar. Ata që po mbajnë peng Reformën Zgjedhore, sepse nuk duan lista të hapura, nuk duan votën e diasporës, nuk duan barazinë e votës, nuk duan votim dhe numërim elektronik, por duan të mbajnë në këmbë çorbën e 2008-ës, të gatuar nga Rama dhe Berisha, që ka helmuar demokracinën shqiptare. Rruga tjetër është rruga jonë dhe e gjithë atyre që duan një ndryshim të vërtetë, që i jep fund tranzicionit.

Ne mbështesim fuqishëm SPAK, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çliruar potencialin e vendit që mbahet peng nga korrupsioni i kudogjendur. Ne qëndrojmë për një reformë të vërtetë zgjedhore, për të cilën kemi bërë propozime konkrete, të depozituarua prej muajsh në parlament, por që bllokohet nga hallexhinjtë e SPAK.

Pra, ne qëndrojmë për një model të ri politik, që ka në qendër interesat e qytetarëve, e jo hallet e politikanëve, që punon për njerëzit dhe qëndron pranë tyre, që flet për hallet e tyre dhe ka një ofertë konkrete. Ne qëndrojmë kryelartë në këtë rrugë dhe do bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike që ndajnë këtë vizion për politikën dhe të ardhmen e vendit”,  tha Basha./m.j

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!