• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Bardhi dhe Noka, entuziastë në Devoll: Ne jemi një forcë e madhe rezistence!

18/02/2024
in Kronikë
Bardhi dhe Noka, entuziastë në Devoll: Ne jemi një forcë e madhe rezistence!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi së bashku me deputetët Flamur noka, Bledion Nallbati dhe Sorina Koti kanë zhvilluar një takim me demokratët e Devollit.

Bardhi dha mesazhe përbashkimi dhe bëri thirrje që më 20 shkurt, në ditën e protestës së thirrur nga PD-ja, të dalin kundër qeverisë.

“Këtë javë ka dy lajme të mira, që lidhen me bashkimin e PD dhe bashkimin e opozitës të premten, si kërkesë dhe dëshirë i çdo anëtari të PD. Jam i bindur se dhe ju ndani të njëjtin mendim me mua, që ndoshta dhe për gabime të lidershipit të PD, me përçarjen tonë, ua shtuam vështirësitë. Ju luftuat me kryetarin dhe kandidatin tonë këtu për zgjedhjet vendore, ishit të bashkuar rreth kandidatit dhe ditët që të rezistonit. Shoh këtu vendosmërinë tuaj për të vijuar dhe për mos t’u dorëzuar, por për të fituar zgjedhjet. Këtë entuziazëm që gjejmë në Devoll ta shtrijmë në gjithë vendin”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, Flaumr Noka tha se qeveria ka mbijetur duke vjedhur votën e shqiptarëve. Ndaj dhe ai, njësoj si Bardhi, i kërkoi demokratëve që të bashkohen më 20 shkurt dhe të dalin në protest.

“Po shikoja që nga Cërrava deri këtu tezga rrugës dhe banorë të fshatrave për të shitur diçka. Kjo është qeveria më e keqe që ka pasur Shqipëria- këto fjalë dëgjova nga fermerët. Këto fjalë i ndjen kudo në çdo fshat të Shqipërisë, apo çdo qytet. Si shpjegohet që ju e shani këtë qeveri, por ajo ka fituar. Një banor tha; ne nuk votojmë, se votat tona vidhen. Kjo tregon se e keqja në Devoll dhe gjithë Shqipërinë, bazohet te akti i vjedhjes së votës, ndaj ka mbijetuar kjo qeveri. E gjithë fillon dhe mbaron te vota e lirë. Qytetarët u ndodhën para një presioni, shantazhi nga ana e pushtetit. Ju devollinjtë provuan se çfarë ishte dhuna nga pushteti. Ju e patë se ata bënë gjithçka, të mbajnë pushtetin me forcë.

Sot kemi një rreze shprese, që buron te kërkesa juaj për t’u bashkuar dhe për të qenë bashkë. Kjo është një dritë e madhe në tunelin me errësirë. Përpos bashkimit tonë, ne me kërkesën tuaj të kahershme luftuam si përfaqësuesit tuaj dhe arritëm që të bashkojmë dhe opozitën. Kemi krijuar një forcë të madhe rezistence, të cilës do t’i bashkohet faktori shqiptar”, tha Noka.

/a.r

Më të lexuarat

  • Balluku vs Spiropali, lufta e ftohtë ku matematika e votave mposht lirikën e Skënderbeut

    Rama i bën paralajmërimin e fundit Spiropalit: Ka gabuar dy herë, tek e treta përjashtohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Erinda Ballanca pas sulmeve ndaj Avokatit të Popullit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deputetja e PS kërkon tredhjen e pedofilëve: Do e paraqes nismën time në Parlament

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkollat e Tiranës i ndërtoi trafikanti Mir Pepa; Si e mbushi europën me drogë dhe u vesh si biznesmen në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze Çmimi i Karlit të Madh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saranda hap parkimin e parë publik dhe qendrën e re të mirëpritjes, projekt strategjik për menaxhimin e turizmit dhe fluksit veror

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe nusja kërcënojnë dhe dhunojnë nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I mohuan kandidimin për kryetare të PD dhe ngriti padi, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putin paralajmëron raketën bërthamore “më të fuqishme në botë”, Rusia gati të vendosë sistemin strategjik Sarmat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!