AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Balonat blu mbi Rusi, arma misterioze ukrainase që i ka habitur të gjithë

by SHT Media
25/09/2025
in Botë
6
0
Balonat blu mbi Rusi, arma misterioze ukrainase që i ka habitur të gjithë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra flluska blu në qiellin e luftës. Prej dy ditësh, burime të ndryshme ruse kanë raportuar për një mjet të ri luftarak që po përdorin ukrainasit: balona të vegjël me ngjyrë të kaltër, të lëshuara paralelisht me tufat e dronëve që çdo natë godasin përtej kufirit. Ato janë vërejtur gjatë një sulmi shumë larg në rajonin e Moskës dhe një më afër në Krimenë e pushtuar që nga viti 2014.

La Repubblica shkruan se sipas informacioneve të pakonfirmuara, balonat mbajnë një kuti me pajisje elektronike që shpesh hidhen gjatë fluturimit. Analistët në mbarë botën po përpiqen të kuptojnë funksionin e tyre. Një hipotezë është se shërbejnë vetëm për të hutuar mbrojtjen ajrore: ato transmetojnë impulse të ngjashme me ato të një droni sulmues, duke bërë që helikopterët dhe avionët luftarakë që Kremlini dërgon në patrullim të harxhojnë kohë për të kapur bombat fluturuese të Kievit.

Balonat e vogla fluturojnë me shpejtësi të ngjashme me atë të dronëve, që shpesh nuk kalojnë 100 km/h dhe kjo i bën edhe më të vështira për t’u dalluar në errësirë. Shkatërrimi i tyre, siç ka theksuar kanali rus në Telegram, Fightbomber, është më i vështirë se goditja e pajisjeve pa pilot.

Ekziston edhe një interpretim i dytë. Pajisjet e hedhura nga balonat mund të shërbejnë për t’u treguar rrugën dronëve. Ato kryejnë të njëjtin funksion që dikur kishin sinjalizuesit e radiove deri në vitet ’90: përmes një sinjali të koduar ofrojnë një pozicion që ndihmon dronët ukrainas të orientohen në hapësirat ajrore ruse. Kjo ndodh edhe pse nuk mund të parashikohen lëvizjet e saktë të balonave që shtyhen nga era.

Bombarduesit robotikë të Kievit që kryejnë sulme në distanca deri në 1 mijë apo 1 mijë e 200 kilometra nuk mund të kontrollohen nga larg. Fillimisht përdornin koordinatat GPS për të arritur në objektivat e tyre, por teknikët rusë prej kohësh kanë arritur të bllokojnë sinjalet satelitore, duke bërë këto pajisje të padobishme. Më pas u përdorën sisteme që lidhen me celulat e telefonisë mobile, ashtu siç bëjnë edhe dronët Shahed-Geran rusë, për të goditur me saktësi vendet e synuara. Por që nga qershori, komanda e Moskës ka filluar të mbyllë rrjetet e telefonisë celulare në qytetet industriale çdo natë, duke e vënë në rrezik edhe këtë metodë. Inxhinierët ukrainas kishin zhvilluar tashmë një alternativë: kamera që njohin terrenin, të cilat një kompjuter i vogël i pajisur me inteligjencë artificiale i krahason më pas me hartat. Megjithatë, funksionimi i tyre mund të ndikohet nga prania e reve, kështu që një “fener” aktiv në tokë mund të ndihmojë në korrigjimin e çdo devijimi nga rruga. Ushtria e Moskës ka rikuperuar mbetjet e disa balonave të rrëzuara dhe po i analizon ato për të zbuluar misterin.

Përdorimi i parë luftarak i balonave daton nga rrethimi i Venecias nga austriakët në 1848, kur u përdorën për të hedhur bombola zjarrvënëse mbi qytetin e lagunës. Hamasi ka bërë diçka të ngjashme për të djegur fushat dhe pyjet izraelite. Ndërkohë, balonat e mëdha spiune të dërguara nga Kina mbi bazat strategjike amerikane shkaktuan alarm të madh në fillim të vitit 2023, duke sjellë ndërhyrjen e avionëve luftarakë për t’i shkatërruar dhe reagimin e fortë të Shtëpisë së Bardhë. Por deri tani, balonat nuk ishin parë kurrë në konfliktin ukrainas.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

05/11/2026

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

05/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

05/11/2026

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës
  • Apo do të bëhet si në Serbi?!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.