• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Balla përfundon dëshminë në gjyqin e Berishës: Shpresoj të thirrem edhe për ’21 Janarin’

30/04/2026
in Kryesore, Politikë
Balla përfundon dëshminë në gjyqin e Berishës: Shpresoj të thirrem edhe për ’21 Janarin’

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka dëshmuar këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), si i pari dëshmitar në gjyqin për çështjen ‘Partizani’. Ai dha shpjegimet e tij se ku i ka marrë indiciet e t ij për të bërë kallëzimin lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv ‘Partizani’.

Në një prononcim për mediat jashtë Gjykatës së Posaçme, Balla tha se shpreson që ky proces të jetë i drejtë ndërsa ka theksuar se i qëndron deklarimeve që ka bërë në kallëzimin e vitit 2020.

“Unë jua thashë qëkur erdha. Që fakti që në bankën e të akuzuarve ka persona që këto 35 vite kanë qeverisur vendin dhe akuzohen për korrupsion e fshehje pasurie është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Unë uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë te gjithkush nga personat të cilët i kanë këto përgjegjësi. Kujtoj këtu, që unë nuk jam një nga ata persona që bëjnë kallëzim me emër tjetër. Kam vënë emrin tim në fund të atij kallëzimi dhe i kam qëndruar përgjatë gjithë deklarimeve të mia atij kallëzimi penal të bërë në nëntor të vitit 2020. Sot jemi pas 6 vitesh. Ka një shprehje të bukur: Drejtësia vonon, por nuk harron! Dhe e vërteta është se privatizimi i kompleksit sportiv Partizani, që mund të ishte në dobi të të rinjve të Tiranës, sot është kthyer në 17 kulla që kanë prodhuar pasuri”, tha Balla.

Më tej ai ka shtuar se shpreson të thirret si dëshmitar dhe për hetimin mbi çështjen e “21 Janarit”.

“Uroj që në ditët dhe muajt në vijim të jem këtu për një kallëzim tjetër, që është kallëzimi për 21 janarin. Ju e dini fare mirë që prej 21 marsit 2011, kur kam depozituar kallëzimin e parë edhe më pas, edhe familjarët e të vrarëve të 21 Janarit e kujtoj këtu familjen Nika, ka një vendim të Gjykatës së Lartë dhe të Strasburgut dhe një regjistrim nga prokuroria e posaçme,” u shpreh deputeti socialist.

Sjellim ndërmend se përveç Ballës, të pranishëm në sallën e gjyqit, ishin edhe dy nga të pandehurit, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, si dhe Xhimi Begeja.

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!