Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjashtë të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur pronari i një karburanti i identifikuar si Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së karburantit në pronësi të 66-vjeçarit. Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie ndërsa rrethanat e vrasjes vijojnë të jenë të paqarta.

