• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Armë, kokainë dhe mijëra euro! 4 të prangosur në Korçë, mes tyre një 17-vjeçare dhe një turk

21/12/2024
in Kronikë
Armë, kokainë dhe mijëra euro! 4 të prangosur në Korçë, mes tyre një 17-vjeçare dhe një turk

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Korçë, ku në pranga kanë rënë 4 shtetas, njëri prej të cilëve turk dhe është proceduar penalisht një 20-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se mes të arrestuarve është edhe një vajzë 17-vjeçe.

Ndërkohë bëhet e ditur se janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 57 gramë kokainë, një shumë e konsiderueshme parash (rreth 9000 euro), 5 aparate celularë, 3 pasaporta biometrike dhe një automjet.



Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”

Operacioni nga Sektori Kundër Narkotikëve Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.

Goditet një rast i shpërndarjes së kokainës në doza

Arrestohen 4 shtetas, (ndërmjet tyre një shtetas turk) dhe procedohet një shtetas në gjendje të lirë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, 57 gramë kokainë, një shumë e konsiderueshme parash( rreth 9000 euro ), 5 aparate celularë, 3 pasaporta biometrike dhe një automjet.

Aksioni i Policisë nisi pasi automjeti me të cilin po udhëtonin shtetasit në fjalë, ishte shpallur alert nga Interpol Roma.

Automjeti i shpallur alert nga Interpol Roma

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, pas informacionit të marrë në rrugë operative për disa shtetas nga Rrogozhina që udhëtonin në drejtim të Korçës për të cilët dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionin e marrë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për një automjet me targa të huaja që ishte i shpallur alert nga Interpol Roma, automjet me të cilin mund ta përdorin shtetasit që dyshoheshin për shpërndarje kokaine, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”

Në kuadër të operacionit në hyrje të qytetit të Korçës shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip Benz me targa të huaja që drejtohej nga shtetasi A.D , automjet në të cilin udhëtonin dhe tre shtetas të tjerë (një shtetas turk, një shtetase e mitur 17 vjeçe dhe një 34 vjeçar)

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kokaine, një shumë të konsiderueshme parash rreth 9000 euro.

Si dhe gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kavajës, në banesat e këtyre shtetasve në Rrogozhinë policia gjeti në banesën e shtetasit turk një armë zjarri pistoletë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. D., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Shtetasit turk O. Ç., 44 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

E. Xh., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë dhe një 17-vjeçare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të verimeve procedurale është proceduar penalisht dhe një shtetas që dyshohet i implikuar në këtë veprimtari, konkretisht shtetasi G. K., 20 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat

  • Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    Bushati ndjek recetën e Mamicës, Heroizëm nga Facebook-u, jo në terren

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari “zbërthen” prapaskenat e protestës: Ja kush vendos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjyqtari Rexhep Bekteshi shpall të pafajshëm Trifon Muratajn: Kokainën në bananet e tij e kanë harruar trafikantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Enno Bozdo i PD me 31 pasuri ‘duke kursyer’ nga rroga, 26 prona në emrin e babait

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Kthimi i Veliajt imediat’, Valteri sulmon Ristanin: Kryetarja më e tmerrshme që ka pasur Tirana, nuk pastron as qytetin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!