• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Arben Taravari nis “fshesën” te Aleanca për Shqiptarët, plan i fshehtë për të ndryshuar listën e deputetëve

13/01/2024
in Botë
Arben Taravari nis “fshesën” te Aleanca për Shqiptarët, plan i fshehtë për të ndryshuar listën e deputetëve

Maqedonia e Veriut po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në 8 maj 2024. Partitë politike atje po bëjnë lëvizjet e fundit drejt grupimeve në koalicione në mënyrë që çdo votë të përkthehet në feedback elektoral.

Ndonëse partitë maqedonase të cilat përfaqësojnë interesat e etnisë së tyre duken të vendosura për të mos bërë kompromise që shkojnë në kundërshtim me interesin kombëtar, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për partitë shqiptare.

Partitë maqedonase janë të ndara vetëm në dy kampe. E majta LSDM në pushtet dhe e djathta VMRO-DPMNE në opozitë. Këto janë edhe dy koalicionet e mëdha që dominojnë skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Pra, politika maqedonase është e vendosur të mos lejojë daljen jashtë sistemit të tyre të asnjë vote që mund të cenojë kalkulimet elektorale.

Po me partitë shqiptare çfarë po ndodh?

Ndarja në disa fraksione, mosmarrëveshje dhe luftë e brendshme e rrezikshme e cila padiskutim që do të përkthehet në humbje të ndjeshme të numrave në Parlament. Aktualisht kemi përçarje brenda radhëve të BDI. “Grupi i Zjarrit” i kryesuar nga Izet Mexhiti po i bën opozitë kreut të BDI, Ali Ahmeti. Përballë njëri-tjetrit janë krahu ushtarako-politik i BDI, Ali Ahmeti si kryetar i saj dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare në Maqedoni dhe nga ana tjetër, Izet Mexheti është kreu i krahut të ri politik intelektual. Mexhiti kryeson tanimë partinë Lëvizja Demokratike.

“Radikalizimi” i Mexhitit ndaj lidershipit të BDI është shndërruar në terren të përshtatshëm për të shtrirë ndikimin edhe Lëvizja Vetëvendosje në politikën maqedonase, pas eksperiencës aspak të frytshme në Shqipëri ku megjithë ndërhyrjen personale të Albin Kurtit nuk u arrit përfaqësimi në Parlamentin e Shqipërisë. Do tentohet me jo pak insistim që një gjë e tillë të bëhet realitet në Maqedoninë e Veriut.

Por, përpos ndërhyrjes së VV në zgjedhje, shqetësuese duket situata e brendshme e partive politike shqiptare atje.

Në koalicionin qeverisës prej shkurtit 2023 me LSDM dhe BDI, Aleanca për Shqiptarët u pa fillimisht si përfaqësuese e denjë e shqiptarëve të zhgënjyer me PDSH-në e Menduh Thaçit dhe Ali Ahmetit.

Mirëpo, të qenurit pjesë e “pjatës” së pushtetit duket se edhe Aleanca për Shqiptarët është infektuar nga veset e vjetra të politikë shqiptare në Shkup, Tetovë, Gostivar e Strugë.

Burime të besueshme për Shqip.com bëjnë të ditur se Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët ka nisur nga “spastrimi” i partisë me qëllim promovimin e vetëm atyre funksionarëve që janë të kontrollueshëm dhe i binden verbërisht lidershipit. Plani është i tillë, mos rikandidimi i asnjërit prej 8 deputetëve aktualë të Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 8 majit. Një absurditet që ndoshta fsheh qëllime të mbrapshta por kurrsesi dobiprurëse për elektoratin shqiptar atje.

Reformimi politik i çdo parti është çështje esenciale e saj dhe “punë” e brendshme, por t’i vendoset “fshesa” të gjithë deputetëve do të thotë të shkrish partinë që themeloi Ziadin Sela vite më parë si alternativë për shqiptarët e zhgënjyer dhe lënë pasdore nga PDSH dhe BDI.

Drejtuesi i ri i Aleancës, Arben Taravari po i mëshon me insistim përçarjes së brendshme në parti, duke nisur nga “shkrirja” e këtij grupi parlamentar në zgjedhjet e ardhshme. Edhe vetë Ziadin Sela nuk e ka të sigurt vendin në listë. Pavarësisht se deputetët aktualë të Aleancës për Shqiptarët janë ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, kjo nuk do të thotë aspak për Taravarin i cili ka gati zëvendësuesit. Adnan Neziri, Ilire Dauti, Halil Snopçe, Syrija Rashidi, Artina Qazimi, Elmi Aziri dhe Abdulla Saliu mund të mos e shohin veten në listën e kandidatëve për deputetë në 8 maj. Taravari me sa duket i ka bërë llogaritë dhe mendon se ky “katarsis” do bëjë që ta ketë në dorë partinë dhe me aq mandate sa do sigurojë t’i ushtrojë për pazare me pushtetin e ardhshëm, pas 8 majit 2024./Shqip.com

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!