AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Arben Taravari hyn në koalicion me VMRO, për të përçarë votën e shqiptarëve

by SHT Media
31/01/2024
in Botë
6
0
Arben Taravari hyn në koalicion me VMRO, për të përçarë votën e shqiptarëve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Momentet historike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duan t’i zbehin me çdo kusht! Prej ditës së diel, kryeministër i RMV është Talat Xhaferi, ish-komandanti i UÇK-së në vitin 2001, ndërsa ka mbajtur edhe funksione të larta shtetërore në disa qeveri nga ministër i Mbrojtjes e deri te kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Të gjitha këto në harkun e dy dekadave, zhvillime të cilat kanë shenjuar historinë e shqiptarëve. Për tre muaj, Maqedonia e Veriut do të qeveriset nga shqiptari Talat Xhaferi.

Vite më parë dukej mirazh i largët përfaqësimi i shqiptarëve shtetformues në pozitat e larta shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Por tanimë ky është realitet i pamohueshëm. Edhe pse askush nuk mund ta bëjë “një sy qorr” e “një vesh shurdh” kur flitet për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, por sigurisht biem dakord që e mira nuk ka fund. Ndërsa për nihilistët nuk do të ketë asnjëherë momente kulminante sepse ata udhëhiqen jo nga ndjenja e partiotizmit dhe vëlladashjes mes shqiptarëve, por nga interesa thelbësisht personale dhe të lidhura me zhvillime të momentit.

Kauza e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nuk prevalon tek të gjithë përfaqësuesit e tyre politikë. Disa arritje të cilat tashmë janë të dokumentuara kanë ardhur vetëm si rezultat i këmbënguljes dhe insistimit të asaj elite politikanësh të cilët dolën nga lufta, mundi e sakrifica e vitit 2001. Pra, pa sakrifica, lumenj gjaku e djerse nuk ka arritje dhe çuarje përpara të të drejtave legjitime të shqiptarëve sepse i tillë është ambienti dominant aty me qasje të dukshme antishqiptare.

Por këto arritje nuk mund të shumëzohen me zero nga interesat e momentit.

Është shqetësues roli dhe qëndrimi i kryetarit të partisë “Aleanca për Shqiptarët”, Arben Taravari i cili edhe duke qenë pjesë e koalicionit qeverisës, prej rreth 1 viti tashmë, po përdor makinacione nga më të ndryshmet në dëm të interesave të shqiptarëve. Pra, një parti politike shqiptare e cila ka hyrë në qeverinë e LSDM-BDI me pajtimin e votuesve të saj shqiptarë dhe me qëllim kinse për të përfaqësuar e mbrojtur interesat e tyre (për këtë ka dalë garant vetë Taravari), po investohet në qasje të gabuar kundër shqiptarëve. Redaksia mëson nga burime të besueshme brenda partisë, se Arben Taravari po joshet nga segmentet ekstremiste të VMRO-DPMNE me qëllim që të futet në koalicion parazgjedhor me ta.

Makinacionet që ndjek partia opozitare VMRO-DMPNE për të përçarë shqiptarët janë të ditura botërisht. Është po e njëjta forcë politike që kultivoi Nikola Gruevskin dhe nacionalizmin e tij të sëmurë kundër shqiptarëve. E njëjta ideologji që për vite me radhë kërkonte të ulte numrin e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. E njëjta filozofi dominon edhe lidershipin e ri të kësaj force politike, por edhe çdo strukturë të saj. Prandaj edhe bashkëpunimi me ekstremistët e VMRO-DPMNE të cilët kanë lidhje direkte me Beogradin dhe Serbinë e prej tyre marrin urdhra e porosi se si të “asfiksojnë” rolin e shqiptarëve shtetformues të Maqedonisë së Veriut e për më tepër t’ua reduktojnë atyre të drejtat e fituara, është më shumë se tradhti kombëtare.

Mbetet e paqartë sesi një politikan tashmë i afirmuar, ndonëse jo me një përvojë madhore, si Arben Taravari që të punojë për interesat e VMRO-DPMNE dhe të serbëve që fshihen pas tyre. Dhe përpjekja e VMRO-së që merr direktiva nga Beogradi, është që të zhvlerësojë sa të mundet përmes Taravarit, votën e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit. Siç mund të kuptohet, ky tashmë nuk është vetëm misioni i VMRO-së, por edhe i Arben Taravarit i shndërruar në “plaçkë tregu” për serbo-maqedonasit. Misioni i Taravarit nuk ndryshon nga ai i VMRO-DPMNE: Të zhvlerësojë në maksimum votën e shqiptarëve dhe për rrjedhojë reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvend.

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë dhe ato konsiderohen jetike për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve, por kjo varet nga votat dhe numrat në Kuvend. Në kushtet kur një forcë politike shqiptare shkon dhe hyn në “shtratin” e VMRO-DPMNE me kryetar “kukull” Hristian Mickoski duke ditur historikun e kësaj force politike kur ishte në pushtet disa vite më parë, qëllimi i parë është dëmtimi i interesave të kombit.

Pra, një mobilizim i tërë me energji politike e ato të pushtetit 1-vjeçar me LSDM e BDI në mazhorancë, që Taravari do t’i vendosë në dispozicion të ekstremistëve të VMRO-DPMNE dhe Nikola Gruevskit në ekzil duke lidhur koalicion me ta. Kjo po që është më shumë se tradhti! Por historia na mëson se tradhtarët e kanë fundin të shkruar. Ata përfundojnë në “koshin e plehrave” të historisë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh
  • “Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5
  • Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.