AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Apeli i rrëzoi kërkesën për leje të posaçme, Beleri: Gjykata e porositur nga pushteti politik

by SHT Media
29/01/2024
in Kronikë
6
0
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, dështon sërish seanca ndaj Fredi Belerit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për të marrë detyrën si kryetar i bashkisë Himarë. Në një reagim, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës e cilësoi vendimin si të motivuar politikisht dhe të porositur prej pushtetit.

REAGIMI I BELERIT 

“Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik , goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdhrin e Kryeministrit – Gjyqtar Suprem , për mos të më dhënë leje për t`u betuar dhe të marrë mandatin.

Pa betimin nuk behet efektiv mandati. Pa betimin dhunohet e drejta kushtetuese e zgjedhjeve. Duket sikur ne Himare nuk jane bere zgjedhje. Me force pushteti, në kundershtim me Kushtetuten, dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeministrit, po shkelet çdo parim , normë kushtetuese dhe Europiane për mos të lëshuar Bashkine e Himares.

Nen dirigjimin e zevendesprokurorit politik të SPAK Adnand Xholi, duke keqperdorur prokuroren Dorina Bejko, dhe me mbulimin qe u ben falsifikimeve ne procesin tim prokurori Edvin Kondili, kjo treshe mbaron cdo porosi te Kryeministrit Rama per sulmin antikushtetues ndaj zgjedhjeve në Himarë.

Per t`i dhene nje dore ketij sulmi ndaj zgjedhjeve te lira ne Himare , u kujdes edhe Kryetarja e GjKKO, Irena Gjoka duke keqperdorur gjyqtarin relator Erjon Çelen.

Nje “ndihmesë” e dha sot me refuzimin e lejes gjyqtarja Daniela Shirka. Ajo ne kundershtim me ligjin dhe vendimin e Gjykates se Larte, e gjykoi çështjen si gjyqtare e vetme.

E gjykon e vetme se nuk gjen dot dy të tjerë që të poshtërojnë kaq shumë Kushtetutën dhe të drejtën e zgjedhjes në Himarë. Kujtojmë se disa gjyqtare qe u caktuan ne procesin tim penal , kane dhene doreheqjen se në fund të fundit nuk donin dhe refuzuan qe të shkelnin ligjin dhe Kushtetutën e Shqiperise ne menyre flagrante.

Prej dy muajsh kam bërë kallëzim ne SPAK per gjyqtarët Irena Gjoka dhe Erjon Cela dhe prokuror Edvin Kondili. Jane te vetmit magjistrate qe kam kallëzuar, se me veprimet tyre kane siguruar që të mos më garantohet proçes i rregullt ligjor, të administrohen akte të fallsifikuara ne demin tim , të nxisin pushtetin qëndror për veprime antikushtetuese ndaj Bashkise Himarë, duke mohuar parimin më të shenjtë të demokracisë, qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

Gjithë vëmendja jone është tek Gjykata Kushtetuese. Atje kam depozituar disa kerkesa. Prej tre muajsh ka kaluar per gjykim ankimi im ndaj mases se sigurimit dhe akoma nuk ka nje date gjykimi. Presioni i Ramës qëndron i rëndë edhe atje. Presim që Gjykata Kushtetuese të paktën të mbrojë Demokracinë, të mbrojë Kushtetutën! Shpresa vdes e fundit, por dita ditës, këtij vendi po i vdes edhe shpresa!”

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por ende i pamandatuar e ankimoi në Apel një vendim të 28 dhjetorit 2023 të Shkallës së Parë, që nuk pranoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” të dhënë ndaj tij.

Të premten, Apeli i Posaçëm vendosi të miratojë këtë vendim, duke lënë kështu në qelitë e paraburgimit Belerin, i cili po gjykohet aktualisht për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tradhtia sipas shenjave të horoskopit
  • Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!
  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.