• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Anëtarësimet në PS, Veliaj nga Lapraka: I ftoj të gjithë t’i bashkohen partisë që punon dhe ndërton, jo partisë që dhunon dhe shkatërron

24/02/2024
in Politikë
Anëtarësimet në PS, Veliaj nga Lapraka: I ftoj të gjithë t’i bashkohen partisë që punon dhe ndërton, jo partisë që dhunon dhe shkatërron

Në vijim të turit nëpër njësi për të mirëpritur anëtarët e rinj që i bashkohen çdo ditë Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se një shtëpi e madhe ka vend për të gjithë. Duke vënë theksin te gjithçka ka bërë dhe vijon të bëjë Partia Socialiste për vendin, Veliaj shtoi se ndaj duhet zgjedhur partia e duhur, partia që punon dhe ka politika të mira, e jo partia që dhunon dhe shkatërron.

“Kemi pasur bashki edhe më parë, por s’ishte rregulluar kinemaja “Maks Velo”. Përkundrazi, ishte bërë në një landfill në mes të Laprakës. Në fund të lagjes as nuk mendohej që dy shkollat më të bukura në Tiranë, “Nënë Tereza” e “Xhon Kenedy”, do ishin në Kodër-Kamzë, tek Instituti Bujqësor, ku mendohej që mbaronte Tirana. Këto i bën politika e mirë, i bën partia ku ti je. Mund të votosh për një parti që dhunon e shkatërron, mund të votosh edhe për një parti që punon dhe ndërton. Mund të punosh për një parti që fle gjumë, mund të punosh për një parti që përvesh mëngët dhe i shtrohet punës. Kjo është politika”, tha Veliaj.

Ai ftoi këdo që ka dëshirë të jetë pjesë e forcës vendimmarrëse për të kontribuuar në punët e mira që po bëhen çdo ditë dhe për të çuar vendin vetëm përpara.

“Ne na duhet të kemi edhe numrat, sepse patjetër na duhen edhe numrat, se ato në finale janë në kuti të votimit. Thoshte një ministër i jashtëm italian pas luftës: “E çuditshme me këta të opozitës, sheshet plot me ulërima, kutitë bosh me vota”. Në këtë fazë ne nuk jemi nga ata që ulërijnë, ndoshta nuk jemi agresivë dhe më mirë që s’jemi, se unë besoj se në finale është rezultati që na duhet, jo kush i bërtiti njëri – tjetrit. Por unë besoj se ne na duhet sasi, por na duhet edhe cilësi”, u shpreh Veliaj./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!