• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Analiza: Refugjatët sirianë në Evropë dhe kthimi i tyre në Siri

24/12/2024
in Botë
Analiza: Refugjatët sirianë në Evropë dhe kthimi i tyre në Siri

Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se një milion azilkërkues të larguar nga lufta civile në Siri.

Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, disa qeveri evropiane kanë pezulluar proceset e reja për azil. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant nga qyteti Orleans i Francës, ndryshimet e shpejta politike kanë ngjallur shpresat dhe ankthin për sirianët në Evropë.

Nabil Attar ka sjellë me vete një pjesë të Sirisë në qytetin mesjetar francez të Orleans-it, recetat e mësuara nga nëna e tij dhe kujtimet nga vendi i lindjes. Ai thotë se u largua nga Siria gati një dekadë më parë për shkak të regjimit të Assadit.



“U kërcënova nga njerëz të armatosur për të paguar para. Ata ma rrëmbyen djalin. Ishte situatë e ndërlikuar. Kam paguar shumë para për ta marrë tim bir”.

Një biznesmen i suksesshëm në Damask, ai mori familjen dhe u nis drejt Evropës si qindra mijëra sirianë të tjerë. Ai u trajnua në Paris në fushën e gastronomisë.

Në vitin 2018, bashkë me gruan hapën restorantin “Narenj” në qytetin Orleans. Emri në arabisht do të thotë “portokalli i hidhur”. Familja mori shtetësinë franceze. Zoti Attar thotë e vendasit e mirëpritën familjen e tij.

“Nuk kemi patur kurrë ndonjë problem apo ndeshur me racizëm”.

Lajmi për rënien e regjimit të Assadit, në fillim të muajit, shkaktoi festime në Orleans, përfshirë restorantin e zotit Attar.

“Shpresoj dhe besoj se do të bëhet më mirë në Siri, shumë më mirë se më parë. Kam besim për këtë”.

Por ndryshimi i regjimit në Siri po ngjall shqetësime të tjera. Disa vende të Bashkimit Evropian i kanë ngrirë kërkesat e reja të sirianëve për azil me argumentin se shkaktari i vuajtjeve, regjimi i Assadit, nuk ekziston më. Franca po e studion këtë çështje.

Ndërsa janë shtuar kundërshtitë ndaj imigracionit, disa politikanë evropianë po shkojnë edhe më tej, duke thënë se refugjatët sirianë duhet të kthehen në vendin e tyre. Grupet e të drejtave dhe shumë sirianë argumentojnë se ata ende përballen me kërcënime.

Zëri i Amerikës bisedoi me Olivia Sundberg Diaz, të organizatës Amnesty International.

“Ajo që është më e rëndësishme tani duhet të jetë siguria e refugjatëve sirianë dhe atyre që kërkojnë mbrojtje. Kjo duhet të ketë përparësi përballë interesave politike.”

Debati ka shkaktuar shqetësime edhe në qytetin Orleans, ndërsa disa sirianë shprehin shqetësimet lidhur me udhëheqjen e re në Damask.

“Jam i shqetësuar për vendin dhe të ardhmen sepse ata janë ekstremistë”, thotë Ramez Ghadri, banor i qytetit Orleans.

Por zoti Attar është më optimist.

“Njoh shumë njerëz që janë të gatshëm të kthehen, sepse nuk mund të integroheshin në shoqëri. Në rastin e azilit, nëse kanë një arsye të vërtetë, ata do ta fitojnë”.

Ai thotë se shpreson të kthehet në Sirinë pas Assadit.

“Do të doja të shkoja për të vizituar familjen time, shtëpinë, të shihja miqtë. Të shikoj rrugët ku kam jetuar dhe punuar”.

Por jo për të jetuar përgjithmonë atje, pasi jeta dhe e ardhmja e tij tani janë në Francë, thotë zoti Attar./VOA

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!