• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

04/03/2026
in Botë
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

Nga Frud Bezhan, REL

Brenda vetëm pak ditësh, bombardimi masiv i Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli është shndërruar në një luftë rajonale, duke përfshirë aleatë kyç të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve globale të energjisë.

Irani iu përgjigj fushatës së përbashkët amerikano-izraelite, e cila më 28 shkurt vrau udhëheqësin suprem, ajatollah Ali Khamenei, me sulme të paprecedenta me raketa dhe dronë ndaj objekteve ushtarake dhe diplomatike amerikane, si dhe duke goditur infrastrukturë kyçe energjetike në Gjirin Persik.

Duke u përballur me atë që ekspertët e përshkruajnë si një kërcënim ekzistencial, Teherani synon të rrisë koston ekonomike, politike dhe ushtarake të konfliktit për Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të detyrojë përfundimin e armiqësive.

“Teherani duket se po llogarit në hezitimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u përfshirë në luftëra të ndërlikuara dhe të kushtueshme, duke kërkuar të tregojë se ka kapacitetin ta zgjasë konfliktin dhe ta bëjë atë gjithnjë e më kompleks dhe të shtrenjtë”, tha Hamidreza Azizi, studiues në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Irani po i shkakton kosto të drejtpërdrejta Shteteve të Bashkuara, të cilat deri më tani kanë humbur gjashtë ushtarë në këtë luftë.

Raketa balistike dhe dronë iranianë kanë goditur të paktën gjashtë nga rreth 19 objektet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ku janë të dislokuara rreth 40 mijë trupa amerikane. Këto përfshijnë baza në Kuvajt, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Irak.

Teherani ka shënjestruar gjithashtu edhe objekte diplomatike amerikane në rajon. Ambasada e SHBA-së në Riad u godit nga dy dronë të dyshuar iranianë më 3 mars, duke shkaktuar zjarr. Një zjarr tjetër u raportua pranë Ambasadës amerikane në Kuvajt më 2 mars, pas sulmeve me dronë.

Irani po ushtron presion ndaj SHBA-së edhe duke goditur partnerët arabë të Uashingtonit. Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit nuk janë kufizuar vetëm në instalimet ushtarake amerikane. Janë goditur edhe aeroporte të mëdha, hotele luksoze dhe objekte kyç energjetike.

Dronë iranianë shënjestruan një central elektrik dhe një objekt energjetik në Katar më 2 mars, duke detyruar një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyror të lëngshëm të ndalojë prodhimin. Një rafineri e rëndësishme nafte në Arabinë Saudite u mbyll pjesërisht pasi u godit nga dronë iranianë.

Ndërkohë, Ngushtica e Hormuzit është praktikisht e mbyllur, me anije që kanë devijuar rrugët që nga fillimi i luftës. Rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë kalon përmes kësaj rruge të ngushtë ujore që lidh Gjirin Persik me oqeanin e hapur.

Kombinimi i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe ndërprerja e qarkullimit detar në Gjirin Persik — rajon që prodhon rreth 40 për qind të naftës botërore — ka çuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës dhe gazit natyror, duke shtuar shqetësimet për furnizimet globale.

Aleati kryesor joshtetëror i Iranit, grupi militant libanez Hezbollah, hapi një front të dytë më 2 mars, duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore që kanë vrarë dhjetëra persona dhe më 3 mars dërgoi forca shtesë në jug të Libanit.

Anëtarë të tjerë të ashtuquajturit “bosht i rezistencës” të Iranit — rrjeti rajonal i aleatëve dhe grupeve të armatosura që mbështeten nga Teherani — kanë premtuar t’i bashkohen luftës, përfshirë rebelët Huthi në Jemen dhe milicitë shiite pro-iraniane në Irak.

Rebelët Huthi kanë kërcënuar të tërhiqen nga marrëveshja e armëpushimit të arritur vitin e kaluar me Shtetet e Bashkuara. Grupi i armatosur kishte rënë dakord të ndalte sulmet me raketa dhe dronë ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, ndërsa SHBA-ja ishte zotuar të ndalte sulmet ajrore ndaj tyre.

“Hyrja e mundshme — apo angazhimi më i thellë — i Hezbollahut dhe ndoshta e Huthive do ta zgjeronte ndjeshëm kufirin e përshkallëzimit”, tha Danny Citrinowicz, studiues i lartë për Iranin në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit, më 2 mars.

“Një përfshirje e tillë do të rriste presionin ndërkombëtar për de-përshkallëzim dhe do të shtonte kostot ekonomike dhe të sigurisë për Izraelin dhe shtetet e Gjirit. Kjo përputhet me doktrinën afatgjatë të Teheranit për ta zgjeruar shtrirjen gjeografike të përballjes, me qëllim që të zbusë presionin e drejtpërdrejtë mbi territorin iranian”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!