• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Alijev pret Ramën në Baku: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e energjisë!

01/03/2024
in Politikë
Alijev pret Ramën në Baku: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e energjisë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Korridori Jugor i Gazit e ka bërë Europën më të sigurt. Në fjalën e tij në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, kreu i qeverisë u shpreh se së shpejti furnizimi i BE-së nga gazi rus do të shkojë në 0%.

“E vërtetë, kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë e korridori jugor, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, duke sjellë më pranë vendet, kompanitë në një format që vetëm sa shton dëshirën e mundësitë që ofron.

Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë dhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Pra sot jemi dëshmitarë se Korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe ka bërë Evropën më të sigurt. Korridori jugor i gazit do mbetet një prej burimeve të pakta të qëndrueshme konkurruese të transportimit të gazit që vjen për në BE.

Me % e gazit rus në BE që po bie nga 40% në aktualisht në 8 % dhe së shpejti në 0% dhe në agjendën e gjelbër dhe përpjekjet për shkarbonizim në pikën më të lartë, gazi i Azerbajxhanit dhe rajoni kaspik janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët”, u shpreh kryeministri.

Ky i fundit theksoi se Shqipëria është e pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit TransAdriatik që është një lidhje jetike në Korridorin Jugor të gazit.

“Ne synojmë të kapitalizojmë mbi këtë korridor transformues duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëristhshme dhe zhvillimit të infrastrukturës së qëndrueshme.

Shqipëria është e mbështetur 100% në energjinë e ripërtërishtme. Duam të diversifikojmë burimet tona të energjisë që mbështetet kryesisht në burimet hidrike”, tha Rama.

Ndërsa presidenti Ilham Alijev u shpreh se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë bashkëpunime në fusha të ndryshme. Ai u shpreh se Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit të korridorit jugor të gazit dhe vazhdojnë të luajë rol të rëndësishëm ai anëtar i ekipit të TAP.

“Ne bashkëpunojmë në fusha të ndryshme. Kemi një dialog aktiv politik dhe takimet e mia me kryeministrin kanë një agjendë të rregullt në të dyja vendet. Mbështesim njëri-tjetrin në institucionet ndërkombëtare dhe punojmë për çështjet e sigurisë energjetike.

Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit të korridorit jugor të gazit dhe vazhdojnë të luajë rol të rëndësishëm ai anëtar i ekipit të TAP. Po diskutojmë aspekte të ndryshme të bashkëpunimit tonë energjetik dhe jam i sigurt se gjatë diskutimeve të sotme do trajtojmë të gjitha çështjet që ekzistojnë”, tha Alijev.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    Ballkani përballë ndarjes ose konfliktit, plani franko-gjerman ndez debatin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama sulmon sërish influencerët: Dalin me lloj-lloj kremrash dhe përhapin gënjeshtra për ‘like’ dhe ‘followers’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sinjal lufte? Irani del me thirrjen urgjente: Largohuni sa më shpejt nga Ngushtica e Hormuzit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qytetarët i duan larg protestës, Flutura Açka publikon foton ku Gaz Bardhi dhe deputetët e PD-së festojnë: A keni moral ta quani veten “opozitë”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtori i bankës së parave ruse Lizandër Saraçi organizator i protestave kundër qeverisë. A do veprojë SHISH dhe krimi ekonomik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ramës nuk i ndahet tersi, i ngec mikrofoni në Fier!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Blogeret e protestës / Kush është më e ‘zgjuar’ Dea Mishel apo Rizarta Hoxha? Njëra uron për fatkeqësi dhe e di se Skënderbeu ka lindur në 1956, tjetra nuk njeh presidentin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!