AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Alban Daci: Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar

by SHT Media
23/06/2025
in Botë
6
0
Alban Daci: Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i luftës së Ftohtë e cila në fakt ishte një formë establishmentin mes dy superfuqive SHBA- Bashkimit Sovjetik, që parimisht kishin rënë dakord për rendin bipolar dhe i kishin ndarë zonat e influencës në Konferencës e Jaltës.

Lufta II Botërore dhe humbja e Gjermanisë, dalja e SHBA-ve nga politika izoluese kishin krijuar një realitet të ri ndërkombëtar të bazuar kryesisht në ideologji, në Bllokun Perëndimor dhe Bllokun Lindor!

Përtej ndonjë hapësire që kërkon të gjenin si Shba-të dhe Bashkim Sovjetik në vende si Lindja e Mesme apo në ndonjë cep të “lirë” të Botës për të krijuar influenca të reja, hapësira e dy blloqeve ishin të qarta dhe asnjëra palë nuk kishte interes për konfrontim.

Rënia e Bashkimit Sovjetik si dështim politik, model ekonomik e për pasojë edhe Ushtarak krijuan kushtet e mbarimit të Luftës të Ftohtë dhe lindjen një realitet të ri ndërkombëtar një polar, me Shba-të super potencë e vetme ushtarak e me disa potenca të reja rajonale.

Pra, kishim Shba-të të parët për nga fuqia, disa vende bosh në renditje dhe pastaj vinin fuqitë e tjera europianët Rusia, Turqia, Rusia, Kina, India, Brazili, Pakistani e me radhë! Situata një polare ishte e qartë se do të ishin tranzitore dhe që nuk do të zgjaste përgjithmonë, por ishte e favorshme për Shba-të që bënin maksimumi për të pasur avantazhe derisa të krijohej një realitet i ri bipolar ose multipolar.

Sigurisht ashtu siç pritej, me Putin ose pa këtë të fundit, Rusia do të bënte gjithçka për t’u ringritur dhe për t’u rikthyer faktor ndërkombëtar në rolin historik që i takon! Kjo nuk mund të ndodhte menjëherë, por do i duheshin vite, të paktën 30 vjeçare dhe ashtu ndodhi!
Gjithashtu, kjo do të ishte një kohë e mjaftueshme që Dragoni kinez të rizgjohej, India të forcohej e bashkë me këto edhe Turqia dhe disa fuqi Rajonale.

Sa më shumë ringrihen këta fuqi, aq më shumë do të shtohej oreksi i tyre për interesa shtesë në politikën e tyre të jashtme! Pjesë e këtyre fuqive Rajonale sigurisht do të ishte edhe Irani edhe pse ka realitet social e politik të brendshëm të brishtë!

Disa analistë pretendojnë duke mos u shkëputur nga e kaluara se Rusia do të kishte rol të ngjashëm aktiv në lidhje me çështjen e Iranit ashtu siç kishte bërë ose tentuar me parë Bashkimi Sovjetik në Lindjen e Mesme.
Kjo llogjikë e këtyre analistëve do të qëndronte nëse realiteti nuk do të kishte ndryshuar. Në fakt, gjithçka sot ka ndryshuar e ka pak lidhje me situatën e Luftës të Ftohtë. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është fakti se Shba-të insistojnë të qëndrojnë të palëkundura në interesat e tyre dominuese si superfuqi botërore.

Po ashtu nuk ka ndryshuar as oreksi i Rusisë për tu rikthyer në një superfuqi dominuese e ngjashme me kohën e Bashkimit Sovjetik.
Rusia nuk ka asnjë lloje interes të përplaset drejtëpërdrejtë me Shba-të për një vend si Irani. Madje, marrëdhëniet e reja mes Putin e Trump Duke llogaritur edhe situatën e komplikuar të Ukrainës, duket sikur ka një marrëveshje të re të heshtur për të ndarë zonat e influencës si dikur gjatë Luftës së Ftohtë.

Pra, nëse Irani apo analistët shpresojnë se Putin do të bëj diçka do të thotë se s’po kuptojnë asgjë nga realiteti ku jemi! Përkundrazi, mendoj se ky mandat i Trump mund të konkludohet me një “paqe” të përkohëshme me Rusinë që mund të konkludohet me një konferencë të ngjashme me atë të Jaltës dikur!

Irani duke sulmuar bazat ushtarake të Shba-ve nuk po bën asgjë, veçse po përshpejton fundin e tij si humbës në këtë luftë të pa nevojshme!
Sigurisht kjo luftë nuk do të mbarojë me pushtimin e Iranit në kuptim klasik të luftës, sepse nuk kanë asnjë interes nga Shba-të për një gjë të tillë, por me rrëzimin e këtij regjimi që do të hap rrugën e një anarkie të brendshme me pseudo qëllimin e demokratizimit duke garantuar një shtet të dobët, destabilitet politik.

Kjo situatë e re do te favorizojë formimin e Izraelit si fuqi e vetme në Lindjen e Mesme! Iranit do t’i duhen të paktën edhe 30 vite që ringrihet e të konsiderohet një rival potencial ndaj Izraelit! Rrëzimi i Regjimit mund të krijojë një klimë të re të politikës së jashtme të Iranit në versionin e aleatit apo mikut të Izraelit! Me rënien e Regjimit ka mundësi të ndodhë transformimi nga një vend armik, Irani të kthehet një vend mik për Izraelin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Nisin sulmet ndaj Kryeministrisë, Policia përgjigjet me gaz dhe ujë! FNSH tenton disa arrestime

18/10/2026

VIDEO / “Biletën ma kanë paguar…”, i riu pranon se e kanë financuar që të protestojë në Tiranë

18/10/2026

Keqardhja si biznes …ose kur “VIP”-at qajnë vetëm aty ku ka followers

18/10/2026

REL: Të ‘paprekshmit’ e Ballkanit, si i shpëtojnë burgut personat e kërkuar?

18/10/2026

Plagoset me thikë një taksist në Shëngjin, autori 65-vjeçar në kërkim

18/10/2026

Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së! Ndërhyn policia

18/10/2026

Protestuesit shpërndahen në grupe, të rinjtë u vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës

18/10/2026

Trupi i pajetë i gjetur buzë Lanës, policia sqaron ngjarjen: Ishte i dehur dhe u hodh

18/10/2026

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026

Zhvendoset protesta, protestuesit marshojnë drejt qendrës

18/10/2026

VIDEO/ Protestuesit nuk i besojnë as ambulancës që mbërriti për të marrë gazetaren e plagosur, i hapin dyert dhe kontrollojnë për gaz lotsjellës

18/10/2026

Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë në protestë, ja pse doli RENEA në bulevard

18/10/2026

Protestat e dhunshme në Tiranë, gjykata cakton masa për 38 protestues

18/10/2026

Gjykata lë në burg dy të arrestuarit për vrasjen e Beqir Devollit

18/10/2026

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Lana në Tiranë, detajet e para

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nisin sulmet ndaj Kryeministrisë, Policia përgjigjet me gaz dhe ujë! FNSH tenton disa arrestime
  • VIDEO / “Biletën ma kanë paguar…”, i riu pranon se e kanë financuar që të protestojë në Tiranë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.