Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur këtë të premte në rrugët e vendit tonë.
Bëhet me dije se mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Cerrik pranë fshatit Mjekës një makinë tip “Benz” me targë AA170SR dhe një mjet tip “Volkswagen Caddy” me targë AA968VM.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

