AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Agasi synonte ambasadorin amerikan për të goditur prokurorin e SPAK? Plani me shefen e SHISH-it, pronaren e televizionit dhe kontaktin izraelit

by SHT Media
07/11/2026
in Politikë
6
0
Agasi synonte ambasadorin amerikan për të goditur prokurorin e SPAK? Plani me shefen e SHISH-it, pronaren e televizionit dhe kontaktin izraelit
6
SHARES
314
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raportimet e fundit mbi dosjen e Ergys Agasit kanë nxjerrë në dritë një tjetër dimension të çështjes, që shkon përtej lidhjeve të tij me ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe kontakteve me dy shtetas izraelitë. Në qendër të komunikimeve të publikuara së fundmi shfaqet një përpjekje për të siguruar akses tek ambasadori i ri amerikan në Tiranë, me synimin për t’i paraqitur atij akuza kundër prokurorit të SPAK-ut që po hetonte Agasin.

Ndërsa Shqiptarja.com raportoi më 5 nëntor për ekzistencën e një rrjeti ndërkombëtar kontaktesh që SPAK dyshon se ishte vënë në shërbim të Agasit, një raportim tjetër i publikuar nga Tirana Examiner e zgjeron historinë përmes mesazheve të tjera, të cilat redaksia thotë se i ka parë në formën e pamjeve të ekranit.

Sipas këtyre komunikimeve, Agasi kishte nisur që në muajin qershor të interesohej për Eric Ëendt, në atë kohë i nominuar për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ai i kishte dërguar një kontakti izraelit informacion mbi karrierën e diplomatit amerikan, duke theksuar veçanërisht shërbimin e tij të mëparshëm në Jerusalem dhe duke kërkuar kontakte apo informacione që mund t’i shërbenin për t’iu afruar.

Por pjesa më domethënëse e komunikimeve i përket 6 gushtit, kur Agasi, sipas Tirana Examiner, diskutonte dy kanale të mundshme për të arritur te ambasadori amerikan.

I pari ishte një pronare televizioni, të cilën Agasi e konsideronte personin e tij më të besuar për të zhvilluar një takim me diplomatin. Madje, në komunikime përmendej edhe mundësia që ambasadori ta jepte intervistën e tij të parë në televizionin e saj, si një mënyrë për të krijuar marrëdhënie të mira.

Kanali i dytë ishte vetë drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Sipas mesazheve, Agasi pretendonte se ajo do të takohej me ambasadorin dhe do t’i paraqiste prova që, sipas tij, tregonin se prokurori i SPAK-ut kishte vepruar për interesa të tjera.

Një prej mesazheve më të rëndësishme është pyetja që kontakti izraelit i drejton Agasit: “A mund të më thuash saktësisht çfarë na duhet nga ambasadori?”

Përgjigjja, sipas raportimit të Tirana Examiner, e orienton bisedën drejtpërdrejt te prokurori që po hetonte Agasin. Kjo e vendos komunikimin në një kontekst tjetër nga ai i raportimit fillestar për miqësinë mes Agasit dhe Hysenit apo për rrezikun e mundshëm të arratisjes së ish-drejtueses së SHISH-it.

Një tjetër element që ngre pikëpyetje është identiteti i kontaktit izraelit, i ruajtur në telefonin e Agasit me emrin “Srulik Einhorn Koces”. Tirana Examiner vëren se emri përkon me atë të strategut politik izraelit Srulik Einhorn, i njohur për bashkëpunimin me Benjamin Netanyahun dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, media në fjalë thekson se nuk ka arritur të verifikojë nëse numri i telefonit i përket realisht këtij personi.

Nëse raportimi i Tirana Examiner konfirmohet nga dokumentacioni i plotë hetimor, çështja nuk do të kufizohej më vetëm te kontaktet ndërkombëtare të Agasit, por do të ngrinte edhe pyetje mbi përpjekjet e tij për të ndikuar në mënyrën se si një përfaqësues i lartë diplomatik amerikan informohej për një hetim të SPAK-ut.

Megjithatë, ka një dallim thelbësor mes asaj që Agasi shkruante dhe asaj që mund të ketë ndodhur realisht. Nëse pronarja e televizionit apo Vlora Hyseni kishin pranuar të vepronin sipas pretendimeve të Agasit është një çështje e cila është duke u hetuar nga SPAK. Po ashtu nuk dihet nëse, , sipas planit të Agasit, ndonjë prej takimeve me ambasadorin amerikan realizua.

Por pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia lajmit: jo te prova se ambasadori amerikan u ndikua, por te fakti që Agasi po diskutonte mënyra për të arritur deri tek ai dhe ishte i bindur që do të mund të ndikonte te ambasadori i ri amerikan. Kjo e fundit është e çuditshme për shkak se SPAK është institucion i pavarur i shtetit shqiptar dhe jo një institucion amerikan, pra prokurorët e SPAK i japin llogari popullit shqiptar dhe jo ambasadave të huaja.

Sipas burimeve tona të afërta me të dy redaksitë që kanë publikuar detaje nga dosja e SPAK, SPAK posedon po ashtu dosje të përgjimeve të paligjshme si dhe korrespodenca të tjera. Në këto fashikuj ka biseda koordinuese në mes të akterëve të ndryshëm politik, medial, referenca ndaj vetë zyrtarëve të SPAK dhe shumë detaje të tjera që sigurisht se do të nxitin interes të shtuar për publikun.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

07/11/2026

Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

07/11/2026

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

07/11/2026

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

07/11/2026

Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e deklaruar nga Trump mund të jetë e rrezikshme!

07/11/2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë! (FOTO)

07/11/2026

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

07/11/2026

Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

07/11/2026

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

07/11/2026

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

07/11/2026

Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!

07/11/2026

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

07/11/2026

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

07/11/2026

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

07/11/2026

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

07/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Po rrezikoni jetën e efektivëve, të maskuarit…”- Protestuesit e maskuar hedhin molotovët e parë drejt Kryeministrisë, Policia i paralajmëron
  • EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.