Ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj nuk i “rezistoi dialogut”.
Mes protestës, ai u fotografua i ulur te sofra që kryeministri Edi Rama ka vendosur para Kryeministrisë për të ftuar studentët në dialog.
Studentët e kanë refuzuar deri tani ftesën, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Taulant Balla e komentoi foton me ironi.
“Një grup ‘studentësh’ në nivelin master, dega ‘dhunë kundër institucioneve’”, shkroi ai.
