AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Von der Leyen në Beograd: Presim hapa konkretë nga Serbia në rrugën drejt BE-së

by SHT Media
15/10/2025
in Botë
6
0
Von der Leyen në Beograd: Presim hapa konkretë nga Serbia në rrugën drejt BE-së
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian pret nga Serbia përparim në fushën e sundimit të ligjit, të mediave elektronike dhe legjislacionit zgjedhor, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më 15 tetor në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Zyrtarja e lartë evropiane përshëndeti përparimin në lidhje me përditësimin e listës së votuesve, si dhe në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Autoritetit Republikan për Mediat Elektronike.

“Tani është momenti i duhur për Serbinë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit. Pika e parë është që duhet të shohim përparim në fushat e sundimit të ligjit, mediave elektronike dhe ligjeve për zgjedhjet. E di që këto reforma nuk janë të lehta, të gjithë segmentet e shoqërisë dhe spektri politik duhet të jenë të përfshirë në to”, tha Von der Leyen në një konferencë për media në Pallatin Serbia në Beograd.

Në fjalimin e saj, presidentja e Komisionit Evropian tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian nënkupton liri, jo represion, duke përfshirë të drejtën për tubime paqësore.

“Ne angazhohemi për partneritet, jo për nënshtrim, dhe për diplomaci në vend të agresionit”, theksoi von der Leyen.

Ajo i bëri një ftesë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që “rreth një muaj nga tani” të shkojë në Bruksel për të shqyrtuar situatën në lidhje me reformat.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se ku sheh zgjidhje për situatën aktuale në Serbi, ku prej muajsh zhvillohen protesta antiqeveritare për shkak të tragjedisë në Novi Sad në fund të vitit të kaluar, Von der Leyen tha se ky është një moment kyç për Serbinë dhe se ka ardhur koha që gjithë populli të bashkohet dhe të forcohen themelet e një demokracie efektive.

“BE është e gatshme t’ju mbështesë dhe të bëjë çdo përpjekje për këtë çështje. Reformat duhet të zbatohen dhe ato duhet të realizohen duke tërhequr shoqërinë pas vetes”, tha shefja e KE-së.

Ursula von der Leyen theksoi se BE pret një nivel më të lartë të përshtatjes së Serbisë me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Duhet t’ju falënderoj sepse keni përshtatur 61 për qind të politikës suaj të brendshme me tonën, por duhet të arrijmë më shumë. Ne duam të mbështetemi te Serbia si një partnere e besueshëm”, tha zyrtarja e lartë evropiane.

Serbia është një nga pak vendet në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Federatës Ruse, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 2022. Megjithatë, Serbia ka dënuar agresionin rus duke mbështetur rezoluta të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi në konferencën e përbashkët se për Serbinë anëtarësimi në BE është “një vendim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme”, por shtoi se që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës nuk është hapur asnjë kllaster në negociatat për anëtarësim në BE.

“Më duket se, së paku kohët e fundit, kemi bërë disa gjëra. Ende kemi shumë për të bërë, por edhe brenda vendit duhet të diskutojmë për drejtimet e politikës sonë”, tha Vuçiç.

Ai kujtoi se Industria e Naftës e Serbisë (NIS) është nën sanksione amerikane dhe shtoi se kjo nënkupton se është edhe nën ato evropiane.

“Shpresoj që në të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë energjetike të Serbisë, të kemi ndihmën e BE-së”, deklaroi presidenti serb.

Ai shtoi se i ka dorëzuar presidentes së Komisionit Evropian një letër me kërkesën që Serbia të përjashtohet nga tarifat dhe kuotat e reja për importin e çelikut.

“Shpresoj që BE të lehtësojë pak statusin e vendeve kandidate dhe të na ndihmojë pak”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiç theksoi se Serbia ka siguruar rezerva të mjaftueshme të naftës dhe gazit, por paralajmëroi se “na pret një dimër politik i vështirë”.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë infrastrukturën energjetike me BE-në. Besoj se po ndërtojmë një nënkonektor me Maqedoninë e Veriut, dhe në të ardhmen edhe me Rumaninë”, tha Vuçiç.

Zyrtarja evropiane arriti në Serbi të martën, si pjesë e turneut në Ballkanin Perëndimor.

Të mërkurën, para Pallatit Serbia, për të u organizua një pritje solemne, që u pasua me një takim me Vuçiçin.

Ursula fon der Layen paraprakisht ka qëndruar në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë. Gjatë ditës ajo do të qëndrojë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Turneun rajonal ajo do ta përmbyllë në Maqedoni të Veriut, ku do të takohet me krerët shtetërorë më vonë gjatë së mërkurës.

Herën e fundit që presidentja e Komisionit Evropian vizitoi Serbinë në tetor 2024. Në atë vizitë, ndër të tjera, ajo deklaroi se Serbia është “një nga vendet që ka bërë më së shumti përparim në procesin e anëtarësimit” dhe deklaroi se ekziston “një bazë e qëndrueshme për t’u bërë anëtare e BE-së”.

Ndërkohë, në Serbi shpërthyen protesta masive kundër qeverisë për shkak të vdekjes së 16 personave nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Qindra protestues janë arrestuar, disa kanë thënë se kanë qenë cak i brutalitetit policor si dhe ka pasur pretendime se është përdorur top zanor gjatë protestës së 15 marsit.

Serbia është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012. Nga gjithsej 35 kapituj negociues, ka hapur 22 dhe ka mbyllur vetëm dy. Kapitujt e fundit i ka hapur në dhjetor 2021.

Sipas raporteve vjetore nga Brukseli deri më tani, pengesat kryesore për Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit janë gjendja jo e mirë e sundimit të ligjit dhe mospërshtatja me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën gjithashtu është një nga kushtet paraprake për anëtarësim në BE. Bashkimi Evropian njoftoi më 16 shtator se është i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate për anëtarësim, si dhe tha se nevojitet një qëndrim më i fortë ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, edhe pse si shtet kandidat për anëtarësim është e detyruar të harmonizojë gradualisht politikën e jashtme dhe atë të bllokut evropian. (Marrë nga REL)

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!

04/11/2026

Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

04/11/2026

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

04/11/2026

“Po ecën me ritëm”- Marta Kos në PE: Shqipëria ka shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe për BE-në! Sundim i ligjit, çështjet mjedisore dhe…

04/11/2026

Progres-raporti/ BE vlerëson përparimin e Shqipërisë në negociata, Kos: Po ecën me ritme të shpejta! Objektivi i vitit 2027, ambicioz dhe i realizueshëm

04/11/2026

DEBATET/ “Mendoni dhe për Gardën e Zjarrfikësit”/ Komisioni i Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro! Kapri: Sa i bletë 4 autobotet e rinj?

04/11/2026

EMRI/ E rëndë në Itali, e zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

04/11/2026

Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre…

04/11/2026

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

04/11/2026

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

04/11/2026

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

04/11/2026

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

04/11/2026

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

04/11/2026

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

04/11/2026

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën”/ Marta Kos: Komisioni po propozon një model të ri të integrimit gradual!
  • Në politikë, fitorja mund të të japë pushtetin, por arroganca mund të të marrë legjitimitetin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.