Zgjedhjet e mes mandatit në Shtetet e Bashkuara po prodhojnë një hartë të re politike, por edhe një seri momentesh historike që po ndryshojnë përfaqësimin në institucionet amerikane. Fitoret e shpallura nga projeksionet e CNN pritet të sjellin myslimanin e parë senator, që vjen nga Miçigan me demokratin Abdul El-Sayed që ka mposhtur republikanin Mike Rogers.
Kongresi amerikan pritet gjithashtu të bëhet më i larmishëm, me Melat Kiros si kongresmenia e parë afro-amerikane nga Kolorado dhe Adam Hamawy si anëtari i parë mysliman i Kongresit nga Nju Xhersi.
Një tjetër moment historik vjen nga Nju Hampshiri, ku demokrati Chris Pappas pritet të bëhet senatori i parë homoseksual i deklaruar hapur në historinë e Senatit amerikan.
Në Teksas, Gina Hinojosa pritet të thyejë një tjetër barrierë, duke u bërë guvernatorja e parë hispanike e këtij shteti dhe duke i dhënë fund gati 12 viteve të qeverisjes republikane të Greg Abbott.
Ndryshime historike priten edhe në Karolinën e Jugut, ku Annie Andrews bëhet gruaja e parë e zgjedhur në Senatin amerikan nga ky shtet, ndërsa Amy Acton pritet të shkruajë historinë si gruaja e parë guvernatore e Ohajos.
Xhorxhia zgjedh guvernatoren e parë afro-amerikane në histori, Keisha Lance Bottoms, Gjithashtu edhe Florida guvernatorin e parë afro-amerikan, Byron Donalds.
Ndërsa Nju Jorku pritet të zgjedhë kongresmenen e parë indigjene amerikane, Claire Valdez, dhe Miçigani kongresmenin e parë homoseksual të deklaruar hapur, Jeremy Moss. Në Kaliforni, Xavier Becerra pritet të bëhet guvernatori i parë latino i zgjedhur në historinë e shtetit.
